The Economist: Shqiptaret te varfer po aq sa nje shekull me pare!


The Economist ka bërë publik raportin më të fundit ekonomik të Evropës, duke nxjerrë në pah se Shqipëria përbën vendin më të varfër në të gjithë kontinentin, duke lënë pas vetëm Bosnjen dhe Herzegovinën.

Sipas raportit të gazetës me famë botërore, niveli i të ardhurave për frymë në vendin tonë është sa një e katërta e nivelit që ka aktualisht Bashkimi Evropian.

Shteti i vetëm që renditet pas nesh në parametra ekonomik është vetëm Bosnja, një shtet i dalë nga luftëra të ashpra dhe përçarje etnike.

Edhe pse vendi kaloi një periudhë entuziazmi për festën e 100-vjetorit të Pavarësisë, duket se një raport i tillë e zbeh pak atmosferën e krijuar.

Fuqia blerëse e shqiptarëve në vitin 2012-të është në nivelin e 31 përqind, një nivel ky jo shumë larg atij të para 100 viteve, kur Shqipëria kishte nivelin e 25.1 përqind të shkallës së jetesës së vendeve të BE, pavarësisht se ky institucion nuk ekzistonte ende.

Të gjitha ekonomitë e tjera, madje edhe të shteteve të rajonit renditen më lart se Shqipëria, që nga Turqia (52%), Mali i Zi (43%), Maqedonia (36%) dhe Serbia (35%).

Shifrat dhe raporti janë bërë publike nga ana e EuroStat, Instituti Evropian i Statistikave.

Nga Dionis Xhafa

 Image

Advertisements