Arena “Champions” dhe futbolli shqiptar në Europë!


 

Evenimenti sportiv më elitë në Europë, Champions League, ka hedhur shortin e saj dhe grupet janë përcaktuar tashmë.

Vetëm me një vështrim të thjeshtë, mund të vësh re se në Ligën e Kampioneve ka një larmishmëri më të madhe skuadrash nga vende të ndryshme të Evropës, gjë e cila “i ka shpëtuar” një dominimi total të futbollit nga skuadra të vetëm disa kampionateve elitë.

Tifozët e Milan, mund të mos jenë gëzuar mjaft, kjo për shkak se goglat e fatit përcaktuan përballje mes Milan e Barcelonës.

Ky grup duket se nuk është duel vetëm në mes këtyre dy skuadrave, pasi në të bëjnë pjesë edhe Ajaks e Celtic, skuadra që jemi mësuar ti shohim në këtë rang futbollistik dhe surprizat nuk janë çudi.

“Djajtë” e Mancesterit ngjan se kanë shortin më të lehtë, teksa në grup me skuadra që kanë një formë mjaft të mirë për momentin, si Shaktar Donjeck, Leverkusen dhe Real Societad, ku këta të fundit befasuan në fazën e tretë kualifikuese.

Juventus – Real Madrid, sigurisht një sfidë që kërkon vëmendje në grupin B, favoritët e grupit, ku ndodhen edhe kampionia e Turqisë, Galatasaray e Kopenhagen.

PSG ngjan me fat dhe grupi C duket një grup ku cdo skuadrë ka shanse për më tej, por pa pretendime serioze për kupën, një grup ku militojnë, veç PSG skuadrat e Benfikës, Anderleht dhe Olimpiakosit.

Bayern, kampioni në fuqi ka përballë stuhinë e City-t, CSKA-në e Moskës dhe skuadrën modeste, Plzen.

Kampionia tjetër e Europës, por në Europa League, Chelsea, përballet me një grup ku shanset për kualifikim shkojnë për të dhe ekipin e Shalkes, pa lënë pas edhe pretendimet e Basel dhe Stauas së Bukureshtit, që mund të surprizojnë.

Grupi “i hekurt” mund të quhet ai ku gjendet nënkampionia momentale e Champions, Dortmund, magjia e një ekipi të kompletuar dhe atlet si Arsenal, Marseja dhe nënkampionia e Italisë, Napoli, ku të gjitha ekipet kanë shanse reale për kalim të grupit.

Porto dhe Porto duken favoritë të grupit G, por nuk është çudi kualifikimi edhe i Zenit apo Austrisë së Vjenës.

 

 

Ekipet shqiptare në Europë.

 

Ekipet shqiptare në Europë këtë herë, ndryshe nga herë të tjera, tejkaluan një barrierë, duke arritur deri në raundin final për kualifikim për në Europa League, si Kukësi ashtu edhe kampionia e kampionatit tonë, Skëndërbeu.

Kukësi ende shpreson për një kualifikim, edhe pse u eleminua, ku rezultati do të jepet më datë 17 shtator, pasi UEFA po heton ekipin turk të Trabzonspor për trukim ndeshjesh në kampionatin e saj.

Gjithsesi, Kukësi ishte një surprizë që vështirë të harrohet mposhtja e tre skuadrave rresht.

Megjithatë, mund të themi edhe se akoma jemi në pragun e amatores, teksa Teuta dhe Laçi nuk bënë dot asnjë hap për më tej në kupat e Europës, madje ekipi lacian dëshmoi dobësinë më të madhe, duke u mundur nga një ekip amator luksemburgas.

 

Dionis Xhafa

Publikuar ne: http://www.nacionalalbania.al/2013/09/futbolli-shqiptar-ne-europe/

 

 Image

 

 

Advertisements