Vritme, femijeri!


Nje dite ku gjitha emocionet te shpien larg ne kohe, ne kulmin e lumturise njerezore, ne moshen e pafajsisese femijerore.

Kur rritesh kupton se bota eshte ndryshe, mendon gjate se cduhet, ndryshon vizioni per boten, por nje gje eshte e qarte se emocioni i dites se pare shkolles nuk harrohet dhe sa here e kujton ndihesh ndryshe, dhe do doje te ishe serish femije.

Gjitha te mirat mblidhen tek femija: Sinqeriteti, pafajesia, dhembshuria.

Lum ai, qe edhe pse ne moshe te rritur eshte akoma femije!

Sa e gjate dhe sa e shkurter duket ajo kohe, ku permes shikimesh te brujtura e te sikletshme ndizen zemrat e femijes, e tashme vec i sheh me nostalgji e ne kujtese si preras dhe si nje pikture imagjinare te vijne ne mendje kujtimet e para te shkolles, sidomos Dita e Pare e saj, me e vecanta, me e bukura, me ndjesorja, me e sinqerta!

Image

Babai me thoshte se kam lindur per te qene nje shkrimtar, pasi gjyshi kishte pare tek une ngjashmerine me te, e porsi ai nje dite do te shkruaja dhe ashtu u bera.

Deshira e gjyshit, qe nuk arrita ta shoh e ta njoh nga afer, pasi u shua porsa une linda, nuk u plotesua ne jete, pasi kushtet nuk ia ofruan te coje tutje pasionin e tij dhe deshiren e vet e shtjeu tek une.

Babai me ka treguar gjithashtu se gjyshi qe kurse linda me kish vene mbi koke nje laps, nje leter dhe nje flete, si per te demonstaruar se nje dite ata do ishin armet e mia ne jete.

Dhe ashtu u be, ose se paku perpiqem sot te bej, per te permbushur nje amanet brezi, nje tradite familje, nje deshire njerezore, nje univers sa te rritur aq edhe femijeror.

Une e desha shume femijerine time, sidomos Ditene  Pare te Shkolles, qe si neper copeza  kristali arrij ta kujtoj…

Ndoshta duhet ta kisha dashur me pak….

Keshtu, sot qe jam rritur do te kisha dhimbje me pak!

Dhimbja njerezore, shume njerezore.

Dhimbje femijerore, shume me shume se c’duhet femijerore!

Dhimbjet e ndjeshmerise se paster humane dhe sinqeritetit te pakufi!

Dhimbje! Me godisni dhe cirreni kujtesen time.

Sot dua te vritem me kujtimet e mia, me Diten e Pare te Shkoles sime, me femijerine time!…

Dionis Xhafa

 

Botuar ne Revista Drini: http://www.revistadrini.com/2013/09/dionis-xhafa-vritme-femijeri/

Advertisements

One comment on “Vritme, femijeri!

  1. Thanks for letting me camp out in your blog for a little while today. I had a great time and tried to leave my campsite as good as when I arrived. I’ll be back!

Comments are closed.