Pas ftesës nga RDK reagon Kim Mehmeti: Më pëlqen RDK, por nuk dua të merrem me politikë


Kim Mehmeti kishte marrë një ftesë nga ana e RDK-së, parti shqiptare në Maqedoni, drejtuar nga ana e Rufi Osmanit. Pas ofertës së bërë, Kim Mehmeti ka shkruar në profilin e tij në Facebook. Ai është shprehur se RDK është një parti që ia vlen, por s’ka ndërmend të merret me politikë. “Më sinqerisht e them se vogëlsia ime ndjehet e mbivlerësuar dhe e nderuar me ofertën e kryesuesve dhe simpatizantëve të RDK-së që t’u bashkëngjitëm në këto zgjedhje parlamentare. Vlerësuar për nga pastërtia e tanishme politike e njerëzore e kryesuesve të saj, tani për tani, RDK-ja e Rufi Osmanit është partia e vetme ku do anëtarësohesha sikur të doja të merrem me politikë. Por, jam vetëm shkrimtar dhe dua përjetë të mbetem “deputet” i pavotuar nga askush në “parlamentin” mija anëtarësh të lexuesve të mi!” shkruan Kim Mehmeti. Në këtë mënyrë, ai bën të ditur qëndrimin se nuk do ta pranonte një ofertë për tu bërë pjesë e politikës. /Dionis Xhafa/

http://www.nacionalalbania.al/2014/03/pas-fteses-nga-rdk-reagon-kim-mehmeti-me-pelqen-rdk-por-nuk-dua-te-merrem-me-politike/

Image

Advertisements
This entry was posted in Lajme.