Ziadin Sela: Marrëveshja e Ohrit ka vdekur


Kryetari i komunës së Strugës, Ziadin Sela është shprehur se marrëveshja e Ohrit e vitit 2001 është e vdekur dhe se nuk gjen asfare zbatim. Ai ka nënvizuar se shqiptarët prisnin shumë nga kjo marrëveshje, ndërsa realiteti është krejt ndryshe. “Popullata në Maqedoni jeton keq, fatkeqësisht në 10 vjeçarin e fundit na paraqiten situata që i kemi përjetuar në periudhën e ish sistemit. Ne si institucion lokal vazhdimisht kemi pengesa nga pushteti qendror për punët tona në sferën e arsimit, kulturës por edhe në fushat e tjera. Por sidoqoft ne jemi të vendosur ti çojmë punët para. Komuna jonë këtë vit bojkotoi Mbrëmjet Strugane të Poezisë për shkak të mospërdorimit të plotë të gjuhës shqipe, ndërsa po e ripërsëris që verën që vjen nëse ky problem nuk rregullohet, unë nuk do të lejoj që ky eveniment të zhvillohet në territorin e komunës së Strugës” tha Ziadin Sela, shkruan Drini. Sipas Selës, shqiptarët nuk duhet të presin që maqedonasit tua plotësojnë të drejtat, por ti kërkojnë vetë ato. /Dionis Xhafa/

Image

http://www.nacionalalbania.al/2014/03/ziadin-sela-marreveshja-e-ohrit-ka-vdekur/

Advertisements
This entry was posted in Lajme.