Partia Socialiste në “luftë” me të varfërit


nga Dionis Xhafa – Shpesh me emërtimet luhet kaq shumë, sa qëllon që ato të jenë në të vërtetë krejt e kundërta e asaj ç’ka pretendojnë.

Kështu ngjandionis3 të ndodhë edhe me partinë më të madhe në vend. Quhet Partia Socialiste dhe për nga emërtimi duhet të jetë sociale, tiu përkushtohet shtresave në nevojë dhe të sjellë sa më tepër barazi ekonomike mes qytetarëve.

Jo më larg se dy javë më parë, kur ndërmerrej aksioni kundër informalitetit, ika të qethem tek berberi pranë lagjes. E kishte marrë me qira ambjentin ku ushtronte aktivitetin e tij. Aq pak klientë sa kishte, nuk kishte as mundësi të vinte kasën fiskale.

Nuk e blinte dot me vlerën që kishte. Duke pritur në rradhë, përpara meje qethej një zyrtar. Tërë kapërdisje, i jep paratë dhe i hipën makinës së tij luksoze.

Berberi dukesh kaq i merakosur, kaq i tronditur nga realiteti, saqë dëshironte të arratisej sa më parë të ishte e mundur nga ky vend. Po e largonte një pushtet, që mirë që të hiqte nga puna, por as kujdesej të të punësojë ndokund.

Ai pushtet që i ka premtuar 300 mijë vende pune. Po e largonin “Rasputinët shqiptarë” të pushtetit, që në servilizëm kishin arritur “majat” në shoqëri. Rasputini është ai personazhi i famshëm, një doktor popullor mediokër, që me servilizëm dhe jo aftësi, kishte zënë vend në oborrin e carit të Rusisë.

Ai ishte kaq servil në shërbim të pushtetit, saqë edhe tërë letrat që vinin kundër të tij, me argumenta, në fakt ishin “dënim” për palën që niste letrën. Kjo histori vijoi derisa Rasputinin e vranë dhe perandoria u shua krejt.

Kështu, me “rasputinët shqiptarë” Partia Socialiste nuk ngjan të ketë lidhje me emërtimin që mban, pra të jetë sociale. Mjafton fakti i rëndë, që kryeministri i vendit deklaron në televizionet italiane që “hajdeni ju investitorë italianë, se në Shqipëri gjeni sa të doni punëtorë për ti shfrytëzuar, se këtu nuk ka as sindikata, asgjë”.

Ç’paradoks emërtimesh. Partia Socialiste që nuk është sociale. Lëvizja Socialiste për Integrim, më tepër se integruese është ç’integruese. Partia Demokratike vështirë të jetë me vlera realisht demokratike.

Advertisements