Intervista – Gazeta e re, Kosovë


dionis_xhafa.pngSipas jush, ku gjendet tani PD?

Për mendimin tim, Partia Demokratike e Shqipërisë ndodhet në një udhëkryq të madh të demokracisë, në radhë të parë me vetveten, më tej në garë me rivalen e saj direkt PS dhe së fundmi me qytetarët. PD mendon se akoma jemi në vitin 1991 dhe se shpreson se me propagandën e atyre viteve mund të vijë sërish në pushtet. PD duket e mbyllur si parti politike. Ka gjasa që të shfryhet akoma më tepër si parti dhe të ngjajë ajo që ka ndodhur anekënd thuajse më të gjitha partitë që sollën demokracinë në vende të bllokut të Lindjes në Europë. E shpresoj që mos të shrihet, por se diktatura brenda-partiake vetëm e shkatërron partinë më të madhe opozitare në Shqipëri. Dhe diktatura brenda-partiake në PD është shumë më tepër kriminale se në PS për shembull, që është rival direkt me Partinë Demokratike.

Çfarë po ndodh me PD-në?

Mendoj se nuk është fort e qartë se çfarë po ndodh tamam me PD-në. Ka shumë zëra që mendojnë se partia më e madhe opozitare në vend është akoma në dorën e ish-kryeministrit të vendit Sali Berisha dhe se të gjitha garat që bëhen, gjithçka ndodh është në dorën e tij. PD mund të ketë fat të keq, për shkak se shoh se Berishës vetë, si personalitet politik që ka udhëhequr 22 vjet skenën politike të Tiranës, më tepër i intereson të ruajë familjen e tij prej problemeve të mundshme ligjore, ta shpëtojë atë pra sesa fitorja e PD-së. Nuk e di nëse gara mes Bashës dhe Selamit është realisht e vërtetë, por Basha shihet sigurisht i privilegjuar. Nga ana tjetër, Selami ngjan si person që kërkon ndryshimin e PD që kjo parti të jetë më e fortë nesër, por pak ose aspak ngjan se realisht të ngjisë kjo në simpantizantët e PD, për të cilët babai shpërtiror mendoj është sërish Berisha, derisa ky i fundit akoma nuk është jashtë politikës aktive shqiptare.

Çfarë kryetari i duhet PD-së?

Mendoj se z.Basha nuk është keq për kryetar, pasi ka shkollim perëndimor dhe vërtetë prezencë në PD. Ama, Basha do tregonte vlera nëse do të ishte realisht ai dhe jo i diktuar nga ana e Berishës. Mendoj se ka edhe disa mëkate Basha e ndoshta edhe një kryetar i ri mund të bënte që PD të ringrihej, por jo nga figurat aktuale e se faza e ringritjes do të ishte e vështirë, për shkak se do të duhej të vinte dikush, që ngadalë të bënte emër. PD mendoj do të zgjedhë kryetar Lulzim Bashën. Ky i fundit mundet ta ngrejë PD-në vetëm nëse rri larg interesave të kryetarit historik të Partisë Demokratike Sali Berisha, gjë e cila ngjan shumë e vështirë.

 

 

Advertisements