Mbi njeriun e Beogradit


Nga Dionis Xhafa

Po ecja ashtu paksa i shpërqendruar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, kur në mënyrë krejt të rastësishme, përpara syve të mi, shoh disa të rinj që me pankarta në duar dhe me thirrje të zjarrta, përballë Kryeministrisë kërkonin mosekstradimin dhe lirimin e Ismail Morinës, tifozit që ngriti flamurin kombëtar shqiptar në mes të Beogradit në ndeshjen ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, ndeshje e cila më tej u fitua nga ekipi ynë kombëtar, për shkak të sjelljes agresive të huliganëve serbë në stadium. Në fakt, ai flamur u ngrit mbi stadium të kryeqytetit serb nën trysninë e madhe, përballë faktit të rëndë se në Beograd kishte vetëm tifozë serbë, shumica si qenër të tërbuar që pak kishin lidhje me kulturën e futbollit dhe nuk u pranua asnjë shqiptar.

Padrejtësia niste që këtu dhe jo vetëm nga Serbia vetë si shtet, por edhe nga një institucion ndërkombëtar si UEFA, që vendoska që ndeshja ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë të zhvillohet vetëm me tifozë serbë. Vendim absurd. Në radhë të parë ky vendim është tejet absurd, nëse kemi parasysh faktin se tifozët serbë edhe më herët ishin dalluar për huliganizmat në stadiumet e Europës, nëse kishim parasysh një nga huliganët e dalluar, një njeri me afri me njerëzit kriminalë siç ishte Ivan Bogdanov, që dogji flamurin shqiptar në Gjenova, në një përballje që lidhje nuk kishte me Shqipërinë, pasi luante Italia me Serbinë. Po a mund të pritej ndeshje normale prej tifozëve të tillë huliganë, që mundet edhe lidhje me shtetin a me policët serbë të kishin, derisa Bogdanov, dalluar për huliganizma, guxonte dhe bënte sikur të ishte ndonjë hero, duke dalë në mes të fushës me shkopinj dhe me grupin e tij huligan. Dhe e vërteta është se doli në pah se ndeshja nuk mund të zhvillohej me ata tifozë, me atë mendësi antishqiptare në stadium, ku edhe futbollistët shqiptarë mezi dolën që andej, duke dalë prej fushës së blertë me plagë e me shishe kokës. Po a është normale kjo? A mundet të jetë normale një gjë e tillë, tolerimi i dhunës në shekullin e njëzetë e një?

Më andej, gjykatat e Beogradit në radhë të parë duhet të dënonin një sërë huliganësh të stadiumit e më tej të shkonin te Ballist Morina. Po pse u morën me Ballist Morinën? Kjo sepse ai ishte i vetmi që e nxori në pah faktin se futbollistët e Kombëtares po luanin 11 vetë përballë jo 11 por kundër një stadiumi racist, që pa pikë turpi thërrisnin “Vdekje shqiptarëve”. Ismail Morina, merret vesh nga avokati i tij kroat se akuzohet për nxitje të racizmit, kur në fakt ajo që kishte bërë ai ngjante më tepër si ndonjë vepër arti që hiç kërrkund nuk prekte tjetrin sesa ndonjë nxitje. Nxitje të dhunës, madje dhunë, nxitje të racizmit dhe të ksenofobisë kishin shumica e serbëve që kishin në stadium. Ismail Morina nuk duhet të ekstradohet në Serbi dhe shpresa është që të pranohet kërkesa e tij për azil politik në Kroaci. Më së pari duket haptazi se Serbia e ka me personin dhe jo me veprën penale për të cilën akuzohet dhe e dyta është se Serbia llogaritet sipas raporteve ndërkombë- tare ndër shtetet e mbarsura me kriminalitet, ku shumë zyrtarë madje që kanë kryer krime në Kosovë e gjetkë nuk janë dënuar për krime të luftës, duke mbrojtur në mënyrë fanatike shtetasit e vet dhe duke dënuar ata të huajt, një racizëm që tejkalon kufijtë e normalitetit.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s