Elegji për shpirtat e trazuar


xhafa_dionis10Dionis Xhafa

Po shpirtrat e trazuar nuk e duan perandorin, as diktatorin,
as forcën jo as shtypjen, as ndryshjen e poshtër. Ata janë të lirë si era
e fortë që gjëmon ndër pyje në tokë e yje në qiell, ata qajnë, qeshin,
vriten, lodrojnë, çahen, ngordhin në ndonjë breg lumi e sërish si hënë e plotë ndriçojnë.

Po në jetë të gjallë shpirtrat e trazuar, të lirë vdesin, janë viktimat e frontit parësor
të mendjeve mizore. Ata përballen të parët me furitë, tornadot, bien në peshë të lirë drejt e në fund të oqeanit,
me një litar të lidhur në një gur me peshë të rëndë, si Orfeu,
e kryet nuk e nxjerrin më që andej.

 

Advertisements