Sezoni turistik makabër


Dionis Xhafa

Sezoni turistik sikundër në të gjithë Europën, edhe në Shqipëri, do edhe paksa që të mbyllet. Ky sezon ndër të tjera ka shënuar edhe makabritete nga më të ndryshmet. E gjithë skena e makabritetit mund të përmblidhet nën titullin: “Zjarr e mbytje”. Zjarret kanë qenë kryetemë e javës, pasi kanë kapluar pyje dhe ullishte të shumë vendeve në Shqipëri, që përzier me një të nxehtë afrikan dhuruan një mjedis gati mbytës ku jemi të detyruar të gjithë të jetojmë. Shqipëria u shnd%rrua dhe vazhdon të jetë në një “atdhe piromanësh”, e shkretuar prej dorës së njeriut që vendos zjarre. Nuk është problem vetëm zjarri. E rëndë dhe me përmasa të tragjikes u paraqit situata në Ksamil dhe në ujëra të tjerë bregdetarë të Jonit, të cilin ne e kemi edhe detin më të pastër në vend. Ksamili përjetoi një situatë të atillë, ku ujërat e zeza derdheshin në det duke përzier frikshëm fekalet me ujët e pastër, si rrallë ndonj%herë. Pushuesve iu bë e rëndë jo të laheshin, por edhe të mund të pinin një kafe në breg të detit në qetësinë e tyre. Turistët dhe pushuesit qetësinë nuk e gjetën. Ata ishin si në ferrin e Dantes, ku nga njëra anë kishin zjarret dhe në tjetrën fekalet. dhe, fekalja nuk është vetëm ndodhi e ngjarje konkrete në jug të vendit, por fekale janë shumë fenomene që ndodhin në Shqipëri, ku së bashku me qeverisjen, edhe shoqëria ka simptoma të sëmundjes, të marrëzisë që vjen prej dhunës pushtetare dhe ambientit të padurueshëm. Po njeriu, shqiptari jeton në një vend sikur me qenë në rrethet më të errëta të “Komedisë Hyjnore’ dhe vritet dalëngadalë prej mjedisit dhe përditshmërisë tragjike. Dhe më së fundmi, akti i fundit i tragjedisë janë mbytjet, që nisën me pushues nga Kosova dhe të huaj, përpos vendasve. Mbytja si tragjedi fizike dhe si metaforë e një shoqërie, që ndihet sikundër është në një anije, e cila është zhytur thellë në det dhe përpjekjet për shpëtim janë tejet të pakta. Anija është mbytja e atdheut, stuhitë në det dhe situata e rëndë dhe e përmasave të trishta. Mbytja, ja situata që provojnë shqiptarët, në det dhe larg tij. Nëse nuk mbyten nga deti, shqiptarët mbyten nga taksat, nga rrëmuja, trishtimi, papunësia, hallet dhe problematikat e mprehta që fal epoka ku jetojmë e kushtet që sjell ajo. E mbytja është situata e përhershme e së zezës, e një morti të madh të kombit, që vdes ngadalë prej çmendurisë kolektive. Mbytur, përunjur, gjunjëzuar e i pakaraktershëm të bën vendi yt që dashurinë që ia jep, pas nuk ta kthen. E ndoshta me atdheun duhet vepruar si Krishti, kur të godet në njërën faqe, lëre të të godasë dhe në tjetrën.

Advertisements
This entry was posted in Shkrime.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s