Dimër


 

Dionis Xhafa

Është ftohtë jashtë, dimër bën, cigarja vetëm e ndez trupin e ndezur dhe të kallur,
është ngricë, borë dhe shi.

Ka ardhur dimri, si putër ariu la shenjë në zemrën time, sfinksi-djall u fsheh nën kajsitë e lagura, dimri është i ashpër por më i sinqertë në ashpërsinë e vet,
e kështu dimri e varrosi vjeshtën e ankthshme.

Advertisements