Hije të së shkuarës


bora1.jpgDionis Xhafa

 

Hije të së shkuarës, po më vërtiten në mendjen time që nga fëmijëria e hershme po,

dhe se e zezë më shkon ndër sy dhe në qiellin e egërsuar që ka o ngjyrë të kaltër si ky univers i lulëzuar,

në vegjëlinë time pashë djem që vdesin 14 vjeç nga sëmundje e rëndë e turbekulozit dhe fëmijët në lagjen e varfër që bukën e hanin me ujë dhe sheqer, kurse nga ana tjetër të pasur që fitonin me krime,

hije të së shkuarës jo mos më kujtoni, vdiseni kujtimin tim, më vdisni mua bashkë me ju në një varr të madh sa piramidat e Egjiptit.

 

 

Advertisements