Unë dashuri s’kam


Dionis Xhafa

Unë dashuri s’kam, atë nuk po ma jep ti e dashura ime, se po përpëlitem për së gjalli për pakëz lot dashurie,

e nuk më dhanë lumturi që në vegjëli dhe jam nën terror prej kohësh se mua s’më rriten duke thënë fjalë të bukura dhe të lumtura,

më lanë në baltë të madhe dhe njëherë gabova rëndë në dashuri, kurse ty të humba për shkak të mentalitetit prapanik, e të dua akoma,

sidoqoftë dhe nëse nuk je e imja, nëse diku, dikur, në mbrëmje do të jesh pranë detit, kur sirenat të dalin nga fundi i oqeanit dhe era të ledhatojë flakët e tua të dendur, të lutem më kujto së paku njëherë ta gris qiellin blu me imazhin tim të madh, zemra ime.

 

E dashuria sa më mungoi, kurrë ku u rrita një fjalë “Zemër”, “të dua”, “Mirëmëngjes e dashur” unë nuk e dëgjova,

dhe isha i ashpër, u dashurova si poetët rusë që shkruajnë për luftën e madhe kundër fashizmit dhe nazizmit, me vrullin e një poeti, e një ushtari që ikën në uftë për jetë a vdekje dhe për mua kishte vdekje,

unë dashurova si shkrimtarët e mëdhenj, si Lermontovi dhe si Majakovski, gjigandët e letërsisë ruse, ata në Kremlinin e madhëruar,

e më vjen e dashur ndonjëherë tani që të humba, të marr pistoletën dhe të vras veten e të iki nga kjo botë se më mirë zero, shkrumb e hi se pa ty.

 

 

 

Advertisements