Sikur të kam brenda meje


Dionis Xhafa

 

Ndjej sikur të kam brenda meje dhe pulson e rreh zemra ime, fort e më fort, aq fuqishëm sa tronditet qenia ime dhe ka fikë të jetojë,

se më bëhet sikur të kam në zemër, në damar, në duar, në trup, është kudo qenia jote, e bukura ime, që më nuk të kam, aq e bukur dhe rrezellitëse që ti mua më je,

ah sa dhimbje dhe trishtim është që pa ty do të vijnë shirat, vjeshta, dimri, stinët, motet, vitet dhe dekadat edhe familje të veçantë do të kemi, varret tona jo të përbashkëta,

e më duket ndonjëherë sikur më del prej barkut mua dhe ma çan këtë stomak, oh jeta ime fryma ime, frymëmarrja ime e shenjtë, ti që më bën të jetoj, e ti që më vdes.

 

 

Advertisements