Poezia


Dionis Xhafa

 

Valët e poezisë e ngrenë në qiell vorbullën e gotës,

realitetit të egër i vë një mijë ngjyra, që shpërthejnë kudo,

vapë bën, shkumëzon deti i paanë dhe fluturon pulëbardha,

vesë në agim, ndriçim e vezullim, shndrit ndër poezi.

 

Refren që këndon në fushat me bar të freskët,

lumi ecën në udhëtimin e tij plot me zhurmë e stuhia ngre krahët,

botës së kalbëzuar ia kthen buzëqeshjen dhe e zbukuron,

kridhet si Afërditë në ujëra të Delfit, parathënëse e fatit, poezia.

 

 

 

Advertisements