Prostitucion


Dionis Xhafa

 

Atë natë e reja e dha truoin e saj…

 

 

 

 

Advertisements


 

 

Diktatorët


 

Dionis Xhafa

 

Një popullatë e egër dhe monstruoze jeton në një shtet,

për të shpëtuar nga zullumi, populli përzgjedh “shpëtimtarin”,

e ky nis të vendosë “drejtësi”, shtyp e kalb derisa bëhet diktator,

e për të vendosur drejtësinë e madhe vijnë ata, amerikanët.

 

Këta vendasit nuk i njohin, as si janë telat në atë vend,

gjenocid dhe dhunë, vrit diktatorin dhe zaptim me ushtri bëjnë,

një litar  mbi njëshin e njëshave të vendasve dhe triumf i të huajve,

gjak dhe zi, zi dhe gjak, rrjedh në “drejtësinë hyjni”.

 

 

Adriatik


Dionis Xhafa

 

Vala kërcet mbi traget, në Epidamn,

brigjet rënkojnë nga rrahjet e dallgëve,

vuajtje njerëzish, punë si ndër hamall,

ndër skuta të ftohta, ndër nxehtësi të flakëve.

 

Një mijë vite le të shkojnë,

njësoj dallgët do të valëviten,

po njësoj tragetet, anijet do ankorojnë,

dhe kujtimet do të veniten.

 

Vetëm dallgët janë të përjetshme,

njerëzit lindin, dashurojnë dhe shuhen, mik,

jetë fatale, me harresë, mort e përleshje,

njeriu rron dhe veç lufton, nën Adriatik.