Drini i Zi


Dionis Xhafa

 

Një luginë që lidh dy shtigje, në dy shtete,

në qytetet me popullatë etnike ndarë më dysh,

ku në mëngjese bie vesë e në darkë zhvishet hëna,

e banorët andej thonë: “Dobro Vece” e këtej “Mirëmbrëma”.

 

Ushtarët në kufi si dëshmi ballkanike, ftohtë në dimër,

frikshëm, ethshëm, ndër urrejtje të reja lëkundet moti,

e më shumë se urrejtje kërcënon uria, që grin barqe fëmijësh

e në shtatin e rritur, në rrugën e paditur, ecën si noti,

në lumin me dallgë, me shkëmbinj, në Drinin e Zi.

 

 

 

Advertisements