Shpresa


Dionis Xhafa

 

Koha vjen dhe rrotullohet, të ligët ikin me të, digjen në ferr,

se të tillë e bën jetën ata, e më së miri Zoti jep dënimin në kohën e duhur,

ndërsa i rregullti, parimori, njeriu që nuk shkel në votra të nxehta dhe as nxitohet në udhë të shpejtë të pasurisë,

mundet që vuan, kalon në periudha të rënda, të vështira sa më s’ka, por hapet dritë jeshile.

 

Është dritë e lirisë, e së vërtetës, që ndriçon udhën nga vendi ynë në brigjet përtej Adriatikut,

që nuk vjen përnjeherë, por ndrit me kohën, se mashtruesit e kanë rrugën e shkurtër dhe të çarë,

e drejtësia mundet zhytet fillimisht, por vjen e bëhet më e qartë, e qartë sa më s’ka, qartësi e frikshme,

sa trullos e shkatërron rrejshmërinë, e del përmbi çdo gjë, mbi gjithçka, triumfon lumturi, gëzim, harmoni e plotë e jetës së paqtë, shpresë e zemrës së ngratë.

 

 

 

Advertisements