Artisti i rrugës


 

Dionis Xhafa

Në Tiranë, arti dhe sidomos ai i rrugës, janë në nivelin më të ulët. Artistët, të mirfilltë ose jo, e kanë shumë të vështirë të dalin nëpër rrugët e kryeqytetit dhe të performojnë. Ata kështu ndalojnë “ushqimin e shpirtit” të tyre, për shkak të “turpit” prej njerëzve. Kështu, një burrë që banonte në Pogradec dhe që e kam hasur duke i rënë klarinetës shumë mirë në qendër të Tiranës, më thoshte: “Më vjen paksa turp, për shkak se këtu pak e vlerësojnë artin. Kam performuar shpesh në Athinë, në Selanik, në disa qytete të Greqisë dhe andej jam ndjerë më mirë, kurse këtu është shumë më vështirë. E, kam edhe pak turp, se mos ndonjë nga Pogradeci kalon këtej dhe më njeh, për shkak se unë jam i njohur në mbarë qytetin atje. Më njohin njerëzit në qytetin tim dhe do thonë ‘Shiko ku ka përfunduar’”, – më tha burri pogradecar. E pra, kishte kaq shumë frikë në mesin e këtij burri, që të tregonte pasionin e tij hapur dhe pa frikë.

Ai sikur performonte, me frikën e madhe se mos ndonjë bashkëqytetar i tij do ta shihte dhe se do të turpërohej fort nga kjo gjë. E pra, pogradecari sikur kishte frikë dhe se vetëm art nuk mund të ishte ai. Të kesh diçka sikundër ushqimi dhe të mos e performosh, prej frikës së njerëzve, për fat të keq, një gjë e tillë ndodh në vendin tonë. Sa e sa ka njerëz të tillë, që njerëzit, arroganca e tyre, fakti që nuk e vlerësojnë artin, ka bërë që njerëzit të ikin larg këtij vendi të shkretë. Mirëpo, në kontrast me këtë, unë pashë një ditë te bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, një djalë të ri, jo më shumë se 27 vjeç, që po këndonte dhe se kishte shtruar një gjësend përpara vetes, ku personat që e vlerësonin, hidhnin paratë.

E pashë dhe ai këndonte vërtetë bukur. Artisti vlerësonte këdo që linte para aty, duke i thënë “faleminderit”. Po po, ishte kaq bukur dhe ai zë dëgjohej kudo nëpër rrugë. Kishte aq lezet, ishte zë që kumbonte kaq bukur. Ja, pra që ai person kishte guxuar, e shfaqi talentin e tij, pikërisht në rrugë dhe ia doli të mblidhte goxha të ardhura. Për herë të parë pashë sukses të një artisti të rrugës dhe mendova se edhe një artist, mund të bëjë përpara, por se për fat të keq, jo aq kur nuk e ka mbështetjen e qeverisë së vendit të tij, të shtetit nga është. Sepse, artistët këtu më së shumti kanë ikur, duke qenë se nuk gjejnë as lirinë dhe as terrenin për të ushtruar lirshëm atë që ndjejnë në shpirt. Sepse, jo pak herë ky vend është si një ferr, për njerëzit e artit sidomos, të cilët nuk gjejnë veten këtu dhe arratisen në çdo vend tjetër të Evropës apo të botës, qoftë.

 

Sepse, artistët kanë qenë qysh në kohën e Romës së Lashtë apo të Greqisë të zhytur dhe të mbytur nga pushtetet dhe sa duket, kjo gjë ndodh edhe sot e kësaj dite. Sokrati vdiq në një breg lumi, pasi u torturua nga mercenarët e Çezarit dhe thuajse kudo ka ndodhur një gjë e tillë. Po, është koha që artisti i rrugës të triumfojë, por duke pasur edhe një art të vërtetë dhe jo më kot. Duke pasur një art, që të prek në zemër, të prek në shpirt e në çdo qelizë të trupit, një art që të ngre në peshë, që e ngre në peshë qenien njerëzore dhe mbarë qytetin e shtetin tonë. Me artin që triumfon, do të kishte shpirt mbarë vendi ynë, do të ndriçohej prej vërteti zemër e puls i këtij shteti, të marrë peng prej kohësh, vitesh e dekadash.

 

 

Advertisements

Zjarr dhe boshësi


Dionis Xhafa

 

Zjarr , zjarr jam dhe përflakem brenda meje, ndizem si shkrepëse dhe jetën e dua me ritëm të pafund,

e adhuroj veprimin, gjallërinë, të mirën, argëtimin, të bërit gjërat shpejt dhe bukur,

në zjarrminë që të bën të jetosh e të jesh gjallë, të udhëtosh në imagjinatë,

flakë e goma që ndizen në natën e skëterrë, siç bënim në fëmijëri, ashtu jam.

 

Ndërsa botë e madhe është e ftohtë, e egër, e akullt, e tmerrshme dhe tjetri kërcënim,

tjetri vjen si armik, si armiku më i madh edhe si ai në luftë, se atë në fushë të betejës e di se e ke armik,

prandaj bota jashtë vjen e egërsuar, e jehonshme, e rëndë, një plumb pas koke,

një pabesi këtu dhe një marrëzi andej, të ftohtë janë si mortje e gjallë, në interesa të pista.

 

E zjarri im shkrihet e digjet në raport me akullnajat e “tjetrit”, që bën llogaritë ai robot,

e zjarri vlon, zgjon njerinë, në dashurinë që shfaqet për të tjerë dhe në syrin e magjishëm,

ndoshta s’jam, se veten s’mund ta gjykoj, së paku shkruaj për njerëzit që brenda kanë zjarr dhe përballë ua vë njerëzit “akuj”,

e as sot nuk e di nëse më mirë në jetë është të jesh zjarr apo hiç gjë send? Ndoshta më mirë zjarr, le të digjesh më shpejt, por prushi yt do të djegë të tjerë dhe do lërë gjurmë të pashlyeshme.

 

 

UÇK-së


 

dionis xhafa1

 

Dionis Xhafa

 

Me pushkën në krah dal tutje maleve,

kundër pushtuesit fort luftoj, pa kompromis,

iu them “mjaft” lodhjes, derteve, halleve,

e këndoj, kushtrim përditë i jap lirisë.

 

Prij luftën ashpërsisht me Adem Jasharin,

në traditë njësoj si të parët, fli për komb e dhe,

nuk më frikëson as tokë, as vdekje, as varre,

për Kosovë të lirë, të vdes, më duket si me le.

 

Vjen në radhë Agim Ramadani, artist e hero i popullit,

në Kosharë, vdekjes i del o ballë për ballë, armikut në krye,

dheu për trima të tillë jo nuk qan, por qielli ngadalë e lëshon lotin,

e ndër lugina, ndër fusha e kroje, ndër kodra, dëgjohet tinguj sharkie.

 

Por pa dhe me UÇK, Kosova ka pasur dhe ka trima ende, që jetën japin për liri,

të tillë si Azem e Shotë Galica, Shaban Palluzha e Bekim Berisha, njerëz me tre zemra,

Kosovën në krye e kishin Hazëm Jashari, Zahir Pajaziti, e Idriz Seferi, edhe të tjerë,

që si shkrepëtimë në qiellin me re të zeza, çliruan atdhenë, prej korbit të zi.

 

Se UÇK-ja është feliksi që ringjallet për të arritur lirinë e madhe,

është forca e brendshme kundër armiqve shekullorë, që në çdo kohë, jo nuk ndryshon,

është grushti i madh i bërë njësh kundër forcës që nuk tërhiqet, është

lulja e marsit që çel, në kohën që dimri me borë e me stuhi u përpoq të mbulojë fushën e blertë.

 

E UÇK-ja është erë lirie, është lulja më e bukur në fushën plot me ngjyra,

ajo lule që rritet më vështirësi, prandaj është me e bukura dhe më e mira nga të gjitha, thotë një shprehje,

është flamuri i një kombi të shtypur, është dashuria për njerëzinë, është madhështi e luftës së drejtë,

inicialet e saj, yje mbi qiell të kaltër, ushtri, çlirim dhe e bukura – Kosovë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Prekazi


Dionis Xhafa

 

O djep i lirisë, diell i trimërisë, agim i burrërisë, armik i Serbisë,

Prekaz, o bijë e besës e Kosovës trime, mbi legjendarë ngrihet emri yt,

mbi lapidarë që flasin në gjuhë shqiptarie, ngërthyer flamuri me fasadë malli,

therror për atdhe, o bij të shqipes, të rreptë deri në vdekje për atdhe e komb.

 

Ahmet Delia, një burrë sa një mijë, një mit që pushton toka e kroje, e malet e kanë dëgjuar,

që për fis të vet e për komb e vend, grin armiq e Serbi, mercenarë të egër të shtetit kriminal,

e Adem Jashari, vazhdues i tij, hero i Kosovës, heshtur mposht vdekjen, e me përtej-jetë tremb armikun,

familje e dëshmorëve, një dhe që la trashëgim trimërinë, lavdi e pafund, ngrihet mbi Prekaz.

 

 

 

Mesnatë në Shkup


 

Dionis Xhafa

 

Frikshëm ishte, në mesnatë në Shkup, në lokal “Marigona” u ndodha,

dhe eca shpejt, në bustin e Cosetos arrita, në atë kohë, kur hëna e plotë ishte,

e nuk pyeta nëse kishte shqiptarë a maqedonas, se dritë e errët të bën të frigohesh,

në një qytet që pak e njihja, e ku tensionet etnike të shumta janë, por një yll vezullues, ndriçonte andej tutje.

 

Dhe ndihesha i mbrojtur, nga ai yll, nga ajo hënë, jo prej kombit armik, besë mos’ me pas’,

e eca turbullt, në lokale të shqiptarëve dhe maqedonasve, dallimi i qartë, si nata me ditën, si dita me natën,

e më tutje tërë natën e kalova me një shqiptar, që më tha se Shkupi ishte Rrip Gaze në Ballkan,

e frikë ndjeva atë natë, frikë, por kisha besim, në atë yll, që ndriçonte fort, në qiellin e qytetit të tensionit, në Shkup.

 

 

 

 

 

Pulson zemër e ndarë e kombit


 

Dionis Xhafa

 

Pulson zemër e ndarë e kombit, në një mijë copash përçarë prej trungut,

njerëzia e gjakut të njëjtë ha tokë e gurë, në dheun e vet trashëguar prej gjyshërve,

e shkretë vjen dita, i errët dielli, hënë e zezë në tokë të vyer, në atdhe të parëve,

e vlon dëshirë e mall e flakë, nëpër tokën e atdheut të largët, ku banojnë çdo ditë shqiptarë.

 

Ja kjo udhë që e shoh, vjen ngjyrë e zezë dhe kadifenjtë, pak ndriçon e rron me shpresë,

se një ditë më mirë ndoshta do të bëhet, në tokën përçarë e njerëzve të shtypur prej kombit “fqinj”,

në barakat e ndër llamarinat, ndër shkolla e institucionet, ndrin arsimi në varfëri,

nën parimet e islamit, nën këtë udhë që flen e zezë, pulson zemër e ndarë e kombit.

 

Shkruar në Shkup, “Për shqiptarët e Maqedonisë”

 

Bulevardi i Peshkopisë


Dionis Xhafa

 

E ndjen lirinë tek të vërshon ndër fytyrë të bardhë, edhe hapin tek e hedh,

si ecën njerëzia, e shëtit, e bisedon, e flet e “piqet” me njëri-tjetrin, llafosen,

teksa darkë është, edhe hëna bie tëposhtë, nëpër malet e përtejme, freski ka,

udhëton, flakëron e imagjinon, me familjen tek del, në bulevard të Peshkopisë.

 

Se ne kemi figura të ndritura të kombit shqiptar, ne e kemi heroin tonë Skënderbeun,

ne kemi luftëtarë të mëdhenj në historinë tonë, e kemi Elez Isufin e Cen Elezin,

por ne e kemi edhe Naim Plakun, kemi zëra të fjalës së lirë, që buçasin në çdo kohë,

e njëlloj si në udhën e madhe që lidh Bulqizë, flladitesh, në bulevard të Peshkopisë.