Fluturo


Dionis Xhafa

Pozitiv mendo dhe jeto, në qiej të kaltër,

ndër të zezat askënd mos beso, njerëzit jo,

e ndizu në ajër, o me motorë, dhe pastër, me flatra,

e çohu lart, përmbi re, ngrihu mbi veten, fluturo.

 

 

Ish-presidenti kroat, mik i shqiptarëve: Serbia të njohë Kosovën, pastaj të diskutohen kufijtë


dionis1

Ish-presidenti i Kroacisë Stepe Mesiç ka ftuar Serbinë që të njohë fillimisht Kosovën dhe pastaj të ulet në tryezë të bisedimeve, për të diskutuar për ndryshim të mundshëm kufijsh.

“Unë nisem nga ajo se arkitektura e vendeve europiane, këtu përfshij edhe Kosovën, ka përfunduar. Pra, kur një ditë Beogradi dhe Prishtina të vendosin marrëdhënie normale, atëherë mund të flitet për ndonjë çështje alogjike në ndonjë pjese të kufirit. E dini, asnjë kufi nuk është deri në fund ‘letër e shenjtë’ që të mos ndryshojë diçka, por së pari duhet njohur shtetin me të cilin bisedohet”, tha ish-presidenti i shtetit kroat.

Mesiç që ka qenë presidenti i Kroacisë për 10 vjet tha se Beogradi nuk duhet të bëjë sikur nuk kupton dhe se duhet të vendosë raporte normale me Prishtinën. Ai shtoi se Kosova është shtet e se ky realitet duhet njohur. /Lajm – Dionis Xhafa

 

 

 

 

Shenim nga celulari


Dionis Xhafa

Po shkruaj nga celulari, me gabime ortografike dhe mbushur perbrenda me helm.

Ndjej se jetojme nje vend ku spiunazhi eshte si ne gjak, bashke me te edhe meria ndaj tjetrit, te berit keq, mospasja e ndjesive karshi tjetrit, nje realitet shqiptar.

Dhe keto i kam provuar dhe vete, deri ne pedagogji te zhytur e te perlyer me spiunazh, meri, tinezi e hakmarrje primitive. Ku padrejtesia hedh Valle, ne urrejtje, ne shtypje, ne marri ku jetojme perdite.

Naiv isha shume naiv. Ti me mesove dhe jam krenar qe ne jeten time hyri nje njeri qe me deftoi sesi une shihja vec skenen, por prapaskena me maska, edhe me thika ma kane bere, eshte me e rende. Dhe keto prapaskena i kam plage qe kullojne gjak e do i deftoj, faqe botes, shtypjen e urrejtjen qe na rrethon. Siatem korruptiv ne kater ane, nepotik, i tmerrshem.

Ti me deftove, A…..e une nuk do te harroj, Jo, nuk do te te harroj.

 

Vendi im është një dorë e përgjakur


Dionis Xhafa

 

Vendi im është një dorë e përgjakur,

e shkatërruar dhe e nxirë prej halleve sa një pirg i madh në majë të malit,

një thertore e madhe e ëndrrave që porsi tullumbace vërtiten nëpër qiejt e zinj,

që duan bukuri dhe zbukurime, si një pemë e Vitit të Ri, oh pemë e Vitit të Ri.

 

Tullumbace fluturoni , në ngjyra, pa forcë, pa dhimbë, pa një dorë të hekurt,

pa pengesa që hasen përditë ngado dhe kudo, pa stërkëmbëshe të poshtra,

lëvizni shpirtra në talente që nuk janë zbuluar, në udhë të qumështit të qiellores,

e mos e lini, jo mos e lini, vendin tim, oh, jo, një dorë të përgjakur.

 

Shpirt kriminal


Dionis Xhafa

Një shpirt kriminal e mbyll atdheun e vet me gjemba,

lirinë ua mohon njerëzve dhe ka frikë nga ufot, dritat i bën terr,

izolim, shkatërrim, rrënim dhe më tutje rrethim si në mesjetë,

e lufton me bishat që nuk ekzistojnë, si përbindësh me një sy.

 

Çfarë po ndodh në Venezuelë? Maduro përballet me “rrethim diplomatik”


dionis xhafa1

Dionis Xhafa

Presidenti i Venezuelës Nikolas Maduro mund të përballet me disa sanksione, thanë udhëheqës rajonalë, pasi trupat e tij ndezën konvojet e ndihmave të huaja në kufi me Brazilin, duke i konsideruar ato “ndihma të huaja”  dhe kriminale, ndërsa rivalët kanë bërë thirrje për një “përpjekje çlirimtare”.

Trupat besnike ndaj Maduro u përplasën me dhunë me konvojet e ndihmës që kërkonin të hynin në Venezuelë të shtunën, duke lënë gati 300 të plagosur në përleshjet me forcat e sigurisë dhe të paktën tre protestues të vdekur pranë kufirit brazilian.

Juan Guaido, i njohur nga shumica e vendeve perëndimore si lideri i ligjshëm i Venezuelës, u kërkoi fuqive të huaja të marrin në konsideratë “të gjitha opsionet” në rrëzimin e Maduro, përpara një takimi të Grupit rajonal Lima të kombeve në Bogota të hënën, ku do të ndiqet nga nënpresidenti amerikan Mike Pence.

“Brazili i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht atyre vendeve që ende nuk e kanë njohur Juan Guaido si president të përkohshëm, për t’u bashkuar me përpjekjet çlirimtare të Venezuelës”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme braziliane. Brazili, ekonomia më e madhe në Amerikën Latine ka qenë aleat me Venezuelën, ndërsa së fundmi është bërë armike e Venezuelës. Sekretari i Shtetit i SH.B.A.-së Mike Pompeo i tha CNN të dielën: “Duhen marrë më shumë sanksione. Ka më shumë ndihmë humanitare që mendoj se mund të japim”.

Kina dhe Rusia, të cilat të dyja kanë investime të mëdha në sektorin e energjisë në Venezuelë, kanë mbështetur qeverinë e Maduro dhe kanë dënuar sanksionet e SHBA. Ndërkohë, presidenti kolumbian Ivan Duque tha se Maduro ka ndërtuar një diktaturë dhe bëre thirrje për të rrëzuar atë. Kamionët e ngarkuar me ushqim dhe ilaçe të SHBA në kufirin kolumbian u përpoqën vazhdimisht të shtyheshin, madje është përdorur gaz lotsjellës dhe të tjera metoda që të mos lejohen. Duhet të presim ditët në vazhdim, ku për çështjen do të ketë diskutime me rëndësi të liderëve globalë, për të mësuar edhe se çfarë do të ndodhë me Venezuelën dhe situatën atje.

 

 

Këngë e bukës


Dionis Xhafa

 

Bukë dhe vetëm bukën mos e lejoni të mos mungojë në këtë botë, fëmijën mos me e pa duke qajt’,

se si hasmëri do iu ngrihet një këngë juve që t’ju mallkojë tërë këtë udhë jetësore,

e do të mbetet himn, o himn për të ashpërsuar gjuhën ndaj të poshtërve dhe t’iu hapët rruga të mirëve,

e një peshë e madhe do iu ngarkohet mbi shpinë, e d iu këndohet ju “këngë e bukës”.