Trojet


Dionis Xhafa

 

Nga je? Nga Shkupi,

Ti? Nga Dibra, e ti?

Nga Kumanova, Tetova,

unë nga Bujanoci, Presheva, e jona.

 

Se tutje vjen Kosova,

është Gjilani e Gjakova,

është Drenica që lind trima,

kurse kjo Prishtina, e jona, e imja.

 

Unë jam Tuzi, Gruda, Hoti,

bjeshkë, lahutë, i vjetër sa moti,

tingëllon ndër male liria,

o ne jemi Malësia.

 

Kam plagë në trup nga historia,

me gjak në ballë u përpëlita,

nëpër ferr, gjeta drita,

po jam vetë Çamëria.

 

Unë jam zonjë e mbijetesës,

ndër shtrëngata na shkoi jeta,

këtu armiq, atje prita,

vij si feliksi, jam Shqipëria.

 

Jemi trojet e një gjuhe,

gjithë një zë e gjithë një lutje,

nuk na tremb as vetëtima,

kur bëhet bashkë Shqiptaria.

 

Advertisements