Poezia dhe kamerieri


Dionis Xhafa

Një poezi e kisha shkruar në një cep të një kafeneje, në Stacionin e Trenit,

dhe ia lashë kamerierit ta lexonte, ishte e ndjeshme, për fatin e rinisë që ikën jashtë, nga sytë e këmbët,

dhe nuk e prisja, por u prek kamerieri, e disi lot i dolën, e më tha sy duke lotuar, mbajtur pak se burrë ishte: “Ashtu është vëlla, një kohë e vështirë”.

 

E dola prej lokalit, prej cepit të errët të preferuar, ku më pëlqen të shkruaj,

dhe prapë zhytur në qytet, në përditshmërinë time dhe të njerëzve,

përditë e njëjta, vritesh çdo natë e kohë, e vetëm vritesh, si feniks shndërrohesh,

si Jezusi shpesh tradhtohemi, e ikim, me shpresën se do të ringjallemi një ditë.

 

E poezinë do ta mbaj, në prehër, në gjoks, në zemër e  në shpirt,

se me shkronja e varg do të dëftoj e këndoj tmerrin e lemerinë që na rrethon e na “ha”, për çdo send e kohë.

Më “ha” mua, kamerierin, njerëzinë.

 

“Kam vrarë 7 gra”, rrëfimi i vrasësit serial në Qipro


dionis xhafa1

QIPRO

Gjykata e Nikozias ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për vrasësin e dyshuar të 7 grave, mes tyre edhe dy vajzave të vogla të moshave 6 dhe 8 vjeçe.

Edhe pse ngjarja ka bërë bujë të madhe, është raportuar edhe prej mediave më në zë globale, 35-vjeçari ka dalë thuajse i qetë përpara gjykatësve, duke pranuar fajin. Për çudi të të gjithëve, i dyshuari është një ish-oficer i ushtrisë, raportojnë mediat greke.

Hetuesit, gjykatësit, prokurorët e kanë përshkruar ngjarjen si kriminale dhe tmerrshme. Mirëpo, 35-vjeçari është dukur thuajse i qetë kur iu dha masa e sigurisë dhe fjalët e tij kanë qenë: “Jam dakord për paraburgimin”, shkruan gazeta greke “Zougla”.

Ngjarja u trumpentua me të madhe si një krim i tmerrshëm, në kufijtë e horrorit. Kjo ka bërë që asnjë avokat të mos e marrë përsipër të mbrojë të dyshuarin, së paku deri tani. Ajo që ka habitur më shumë është se 35-vjeçari ka treguar vetë se ka kryer 7 vrasje.

“Kam kryer 7 vrasje. Aq janë, nuk janë më shumë”, ka qenë fjala e tij përpara hetuesve. Gratë e vrara dhe më tej të hedhura në një liqen nga i riu qipriot janë kryesisht nga Filipinet. Në Qipro jeton një komunitet i tërë nga Filipinet. Kundër 35-vjeçarit rëndojnë një sërë akuzash, 7 vrasje të rënda me paramendim dhe të tjera.

Procesi ndaj tij u mbajt me kushte të forta të sigurisë. Burri vrasës ka pranuar se ka hedhur trupat e viktimave në liqen, pasi i kishte ngarkuar në valixhe. Qindra e mijëra qytetarë kanë protestuar për rastin e rëndë. Ndërkaq, për ngjarjen reaguan edhe politikanë të lartë të vendit, duke e dënuar me forcë atë që ka ndodhur.

 

 

 

 

“Al Jazeera”: Si serbët vranë 376 shqiptarë në Mejë


KOSOVË 

Media prestigjoze “Al Jazeera” ka shkruar rreth masakrës së Mejës, duke kujtuar sesi më 27 prill 1999, forcat serbe vranë 376 shqiptarë etnikë, myslimanë e katolikë, ndërsa po kërkonin për strehim.

Me qindra njerëz në Mejë kanë kujtuar këtë masakër, një ndër më të mëdha të kryera nga forcat serbe në Kosovë gjatë kohës së luftës. Kjo masakër është e disata nga të shumtat që kanë kryer forcat serbe në Kosovë. Konflikti në Kosovë në fund të shekullit XX la të vdekur më shumë se 13 mijë persona.

Sali Aliaj ishte një nga 52 viktimat në masakrën e Mejës. Aliaj kishte qëndruar në Kosovë, ndërsa familja e tij kishte ikur në drejtim të Shqipërisë për të gjetur strehim. Burrat u ndanë nga gratë e fëmijët dhe u ekzekutuan në një fushë të afërt.

“Ishte një ditë e zezë. Humba babanë në masakër. Mund të kisha vdekur edhe unë, por për fat të Zotit jam gjallë”, thotë Muharremi, djali 35-vjeçar i Sali Aliajt. Ai e mban mend momentin e tmerrshëm të vrasjes së babait, ndërsa kujton fjalët e tij të fundit.

“Babanë e mbaj mend në momentet e fundit të jetës së tij. Ai kishte një trishtim të thellë në fytyrë. Mbaj mend se ai kishte edhe lumturi, për faktin se unë arrita të shpëtoj. Sa duket, mendonte se ishte fat që të vdiste vetëm njëri”, deklaron Muharremi. 35-vjeçari tashmë është emigrant në Gjermani, vend ku jeton një komunitet i tërë nga Meja.

Të mbijetuarit kujtojnë tmerrin, duke thënë se serbët në fshat ishin të pamëshirshëm, duke vrarë edhe gra e fëmijë. Në memorialin për të kujtuar masakrën në Mejë morën pjesë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, të dy të dalë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Në kujtim të kësaj dite, në memorial ishte edhe ambasadori i SHBA-ve në Kosovë Philip Kosnett. / Dionis Xhafa/

 

Një lule e këputur


Dionis Xhafa

Një lule e këputur ndodhet këtu, për shkak të realitetit këtej,

e cila vetëm rrudhet e bëhet më e vyshkur përditë e më tepër,

se këputur në katër anë, edhe tokën e dheun, prej inatit, smirë, përditë,

aq sa asgjë nuk i ka mbetur, madje as kërcell, por as jo as fletë.

 

E lulja përpiqet ta ngrejë atë krye, që të ushtojë zëri i saj, kudo,

të lulëzojë vendi, se të mirën e duan njerëzit, pozitiviten, dihet,

e uthullës, të keqes, që na daravitet nëpër këmbë ta lëmë pas,

në udhën e vet pa krye, njerëzi e mirë këndo e duaj njerinë, se lule me vështirësi mund të rritesh, ama e bukur.

 

 

Pamje e zeze (shkruar nga celulari)


Dionis Xhafa

Nje pamje te zeze e pashe sot,

nje e moshuar, sakate, sic te le ky vend,

ne mos ne kembe, ne shqisa te tjera,

ne tru thelle, u largua nga policia nga trotuari, bashke me lulet, si gje e keqe.

 

Me pushtet qe te vreros, me arrogance,

e lule shiste lule, ne trotuar, e zbukuronte,

por e detyruan, me zor, me vrap calamaneje,

per te te ardhur keq, t’i zhdukte lulet, se i verboi bukuri e tyre, sa duket.

…e iku e moshuara duke caluar, merzitur,

me lot, me vaj, llaftari e shekullit e mijevjecarit te ri.

Rinoi lule dhe e keputet (shkruar nga celulari)


Dionis Xhafa

Rinoi lulja me fushe me bar, por e pate si pengese,

e keputet ne mes, me kose e thike, gjak e mort e bete kete vend,

padrejtesi vuloset duke menduar se djegia e shkaterron lulen,

sipas parimit cnjerezor, bjeri, ta shkelim, cope e cike ta bejme,

por ringjallet me fryme te shenjte luleja, ne urrejtjen qe e zgjuat prej inatesise,

e do cele, ne ngjyra, ne pasion e talent, lule qe iu menduat se e shkulte.

Po goditet Akropoli


Dionis Xhafa

 

Tokat po tronditet, Akropoli po tronditet, miq,

Notre Dame po digjet, Europa po dridhet, fort,

mos ndoshta iu shtrëngua fuqishëm laku lirisë,

e po duket se është kohë e krisjes, e mallit, lotit.

 

E kur goditet Akropoli, kur digjet maja e kulturës,

do të thotë se trazira ka shumë poshtë, në këmbë,

sa dhe Zotat mbi Olimp po habiten, po bëhen turbullt,

e në ka Zot e Perëndi, jo nuk duhet më ta lejojë këtë lëmë.

 

Se djeg malli dhe përcillet loti,

njerëzi, po dridhet Akropoli.

 

 

 

 

Jonida Maliqi, këngëtarja e 2-t më e votuar në “Eurosong”


IZRAEL

Eurovizioni i sivjetshëm është shumë afër dhe në të performojnë shumë këngëtare solo. Vitin e kaluar kanë qenë 16 këngëtare që performonin vetëm në skenë, ndërsa këtë vit janë 14, shkruan blogu dedikuar muzikës europiane, “Wiwiblogs”.

Këngëtaret e këtij viti performojnë këngë të shkëlqyera, nga ato të lirikave të dashurisë, deri te baladat, me historitë e vendeve të tyre. Për të matur faktin se cila është këngëtarja më e preferuar, “Wiwiblogs” ka bërë edhe një sondazh.

Ky sondazh mbyllet, pak përpara provave të para në maj.

kengetaret1-600x450.jpg

Sipas rezultateve të deritanishme, në vendin e parë është këngëtarja që përfaqëson Greqinë Katerine Duska me 20.55% të votave, më pas vjen Jonida Maliqi me 12.59% të votave, Tamta me 11.86 përqind etj. Këngëtarja serbe Nevena Bozovic renditet me 5.86% të votave.

Lista me këngëtaret që performojnë “solo” në “Eurosong 2019”:

Shqipëria – Jonida Maliqi – “Ktheju Tokës”

Armenia – Srbuk – “Ecja jashtë”

Australi – Kate Miller-Heidke – “Zero Gravity”

Austri – Paenda – “Kufijtë”

Bjellorusi – ZENA – “Like It”

Qipro – Tamta – “Replay”

Danimarkë – Leonora – “Dashuria është përgjithmonë”

Greqi – Katerina Dushka – “Dashuria më e mirë”

Irlandë – Sarah McTernan – “22”

Maltë – Michela – “Kameleon”

Moldavia – Anna Odobescu – “Qëndro”

Maqedonia e Veriut – Tamara Todevska – “Krenare”

Rumani – Ester bozhure – “Në një të diel”

Serbi – Nevena Bozovic – “Kruna”

(Dionis Xhafa/ Balkanweb)

 

 

Trafikonin drogë, shkatërrohen 2 familje kriminale shqiptare


CHIETI, ITALI

Media italiane “Il centro” raporton se policia ka shkatërruar dy familje kriminale në zonën e Chietit, të cilët merreshin me trafik droge. Siç raporton media në fjalë, familjet shqiptare trafikonin drogë dhe kishin arritur të blenin makina të shtrenjta me paratë e shumta që fitonin nga aktiviteti ilegal.

Bëhet me dije se familjet shqiptare të shkatërruara janë Beharaj dhe Shametaj, të cilat shpërndanin drogën në krahinat e Chietit, Pescarës dhe Teramos. Në disa raste, droga dërgohej edhe jashtë Abruzos. Dje, policia italiane arriti të identifikojë 75 vetë të dyshuar si të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.

Nga 76 të dyshuar, 13 persona përfunduan në burg (4 janë në kërkim). Hetimi ka zgjatur më shumë se 2 vjet dhe tashmë thuajse është zbardhur gjithçka, për atë sesi vepronin familjet shqiptare në aktivitetin e tyre të paligjshëm. Operacioni çoi në 25 arrestime, sekuestrimin e 300 kg marijuanë, 90 kg hashash, dhe 1 kg kokainë. Në rast se e gjithë sasia e drogës do të shitej në treg, atëherë do të fitoheshin deri në 6 milionë euro.

Të dyshuarit, gjithashtu në biznes me familjet historike rome të tilla si familja Spinelli, ishin në gjendje të siguronin lehtësisht armë. Pikërisht armët, familjet shqiptare në fjalë i përdornin në rastet kur përdoruesit e drogës nuk jepnin paratë në kohë. Grupi i trafikut të drogës shpesh herë organizonte  edhe grabitje.

GRUPI I PARË

Hetuesit italianë zbuluan në zonë dy banda kriminale, të cilat funksionin në zonat e Chietit. Dy familjet shqiptare të dyshuara për aktivitet kriminal janë “Beharaj” që përpos se merreshin me trafikimin e lëndës narkotike, gjithashtu kishin marrë përsipër prodhimin e saj. Kastriot Beharaj dyshohet të jetë ndër personat që kujdesej veçanërisht për trafikun e drogës, të cilën e sillte nga Shqipëria në Itali.

Vëllai i tij më i vogël Bushi, ndihmësi i tij i drejtpërdrejtë, ishte i angazhuar “në menaxhimin e bashkëpunëtorëve të mëtejshëm dhe u kujdes për dërgesat e marijuanës dhe kokainës.

GRUPI I DYTË

Në shkurt të vitit 2017, u arrestua Bush Beharaj. Ai dyshohet se bashkëpunonte me vëllanë e tij Eltonin. Ndërsa “në skenë” shfaqet edhe figura e Fatjon Shametajt, njohur si Toni. i cili përveç marrëdhënieve të rëndësishme me vëllezërit Beharaj u vendos si udhëheqës i ri i grupit që tashmë ekziston në vend dhe kryesohet nga një tjetër shqiptar, Orgest Dashi”.

Familja Shametaj, pas ndërprerjes së furnizimeve të drogës për shkak të arrestimit të Bushit, tregoi një aftësi të theksuar për të lëvizur dhe arritur sukses në identifikimin e kanaleve të reja të furnizimit”: Disa bashkëpunëtorë të familjes Shametaj, pas arrestimeve të “udhëheqësve”, kishin hapur një kanal në veri, ku droga arriti nga Spanja.

Hetuesit thanë se bandat duhet të futen në burg, për shkak se veprimtaria e tyre është jashtëzakonisht e rrezikshme për shoqërinë.

(Dionis Xhafa/ Balkanweb)