Plasin bombat ku nxijnë plagët


Dionis Xhafa

 

Në vendin e nxirë nga kromi përditë,

ku toka prodhon pasuri nga kurrizi i përkulur,

plagët flasin me gojën e madhe, jehojnë malet e lartë,

përkulin malësorin ndër udhë të shkatërravinta.

 

E në tokën ku plagët plasin nëpër kurriz,

ku plagët qelben dhe pushtojnë tokë në të gjallë e përtje,

tragjeditë shtojnë dhimbjen e njerëzve, mbërthyer mbajnë zemra, shpirtra,

që dhembin, sëmuren shpirtrat e kufomat janë mortja jonë, në tokën që na mbulon me dhe.

 

E, jeho shpirt, në muzikë të madhe, se rugët tona janë kufomat përditë,

se Bulqiza është kampioni që e hanë përditë ata që e menaxhojnë,

dhe siç thotë një autor i madh i kombit tonë,

“kalbet drejtësia aty ku lartësohet padrejtësia”.

 

 

 

 

Advertisements