Ditiramb per shqiptarin


IMG_20190914_000130_046

Dionis Xhafa

Shqiptari ecen me rrecka e lecka neper Ballkan dhe Europe, si para 100 viteve,

plot nje shekull ka rrjedhur dhe prape njejte, ne me te vjetrit e kontinentit, mbetur te vetmuer, prej fatit te mjeruem,

te dergjun ne kater ane te globit, nder udhekryqe te Europes, nder udhe te perendimit,

ne stacionin e trenit ndahemi me vellane, motren, fisin e faren.

 

Loti yne dergjet ne harten ballkanike dhe europiane, nder dete, copeza djerse kemi Lene ne Bari, ne Milano e ne Paris,

ndertuar kemi qytete e kryeqytete te Europes, lame shtepite tona dhe prinderit ne banesen e vjeter,

qe don te bjere nga momenti ne moment e te shembet perdhe, te duket sikur don te pershendese per here te fundit e qan me denese,.

…por ah vetem se eshte send e sendet nuk qajne, edhe pse guri ben gati te cahet me dysh prej mallit.

Duart tona qe ndertuan Greqine, qe e pane Stambollin dhe atje ndertuam ardhmeri,

nga Skandinavia deri ne Australine e larget, me male e bore,

ne na dallojne, oh po na dallojne, shume madje, ben vaki edhe afrikani, pakistani, afgani,

ne nje shesh te Athines kur na sheh duke kerkuar pune, na thote:

“Shqiptar je, se dukesh prej syve se i ke te nxime, prej duarve se i ke me vraga e lekuren te mbushme me vija, kurse fytyra te vjen e vuajtme, e vuajtjme, si kombi yt, i mjeruam nder shekuj, qysh se nuk Kish lind Krishti.

 

 

 

Advertisements