Shpresa e vdekur


IMG_20190818_151308_266

Dionis Xhafa

Po, dielli sërish do të lindë në vendin ku ka vdekur shpresa,

se gjithmonë kështu ka qenë, duke pritur Godonë e atë kurrë nuk e kanë parë me sy,

shpresë e vdekur, rrugëtim i humbur, tragjedi e vulosur, marrëzi e përjetuar, truall i harbutërisë,

duke kërkuar pavarësi, Europën tonë, gjenezën, atë të shenjtë liri.

 

Oh, shpresë e vdekur dhe trazirë e tokës, shqiptarët që vuajnë kudo nëpër botë janë Jeruzalem dhimbjesh,

ata kanë torturën me vete, ndër sy e shpatull, kudo e ngado, europian në deje, duan t’i bëjnë aziatikë prej zorit,

e kështu vijnë e shfaqen frikshëm, trillimet, fashizmat, hijet,

një kufomë, një kufomë është që e hanë rriqrat përditë, vetëm se nuk ia bëjmë mortin.