Monologu i Adnardit (Kapitulli I, imagjinatë dhe absurd)


dionis xhafa1

Dionis Xhafa

Këtu në kurbet vetëm lodhje ka. Ja punova sot, më doli shpina vendit, në ato fusha duke punuar përditë, duke u çuar herët, jam korrekt dhe në moshë të re po më ikën kjo rini. Se di në duhet ta dua veten apo ta urrej. Ndoshta askush nuk e di këtë gjë. As unë se di, jeta më duket absurd disa herë. Miëpo, di që tashmë që jam ulur duke pirë këtë kafe, më shijon, më shijon shumë. Kjo sepse jam lodhur. Dhe, ku e kisha fjalën. A , po, kujtimet e mia të ç’rregullta më morën mendtë.

Po, isha duke thënë se mbusha 28 dhe se është një moshë delikate, kam pasur edhe unë historitë e mia, por duhet dikush në jetë e të vijoj përpara, të bëhem edhe unë baba një ditë, të shikoj përpara. Thoshte kështu Adnardi ndërsa pinte një kafe pranë shtëpisë me qera që kishte marrë në periferi të Napolit dhe punonte punë nga më të ndryshme në emigrim, që nga bujqësia deri te ndërtimi. Ah, m’u bënë shumë vite që vetëm vuaj këtu e familjes i dërgoj vetëm para, por ndoshta është momenti që ta mbush shtëpinë me një vajzë të bukur.

Po, ata të shtëpisë më kanë thënë për një vajzë që ma kishin gjetur, por jo, do të kërkoj vetë e ta gjej dikë. E di gjithnjë turbullt më ka shkuar edhe në njohjet e mëparshme, por do ta provoj edhe këtë herë me Kristinën, vajzën italiane që shet te perimet. Ajo duket vajzë e mirë, italiane, por e rrafshët, jo raciste, si rrallë kush këtu në këtë vend, ku të huajt shihen me një sy si të jashtëm, të keq do të thosha. Por, absurd më duket dhe kam frikë se do të bie sërish në absurd. Sa herë më ka ecur me vajzat, më ka ndaluar puna dhe sa herë më ka ndaluar puna më ka ecur puna. Rrezikon të ndodhë e njëjta gjë, edhe këtë herë, por do ta provoj. E, po iki të fle, ja e piva edhe këtë gllënkë të fundit të kafesë, që mjaltë më bëhet pas asaj pune rraskaptëse, që më trajojnë sikur të isha kafshë e jo njeri. Ja po i them Natën e mirë edhe rumunëve që janë afër meje. Natën e mirë o botë e mirë dhe mos rënça më në absurd, shpresoj.