Trazo


dionis xhafa1

Dionis Xhafa

 

Trazo, dhera, ujëra, brendinë që nuk flet ose që rrin’ e ngrirë,

e nga dheu i murrmë nxirr shpirtin, nxirr zemrën, dëshirat e flakta,

nxirr magjinë, lumturinë e jetës, gëzimin, gazin, flakërima, fishekzjarre,

bëje që të vallëzojë zemër e shpirt me tullumbace të dritave përplot përmallim.

 

Ndaj trazo e trazo, marrëzinë e përditshme për të shkrepur magjiken, yjet në horizont,

për të ndriçuar qiellin e lartë, atë që na bën të gëzuar e përvuajtur, për të prekur Olimpin,

perënditë me gosti t’i qerasësh, e përpiqu madje, që ti vetë, të jesh në lartësi të mëdha,

njeri rri njeri, o njeri, por në mundesh, të afrohesh me të lartat perëndi.