Një komb i rrahur


dionis xhafa1

Dionis Xhafa

 

Një komb që rrihet përditë, si një qen rruge dhe lihet në baltë e në udhë të madhe,

në hungërima që të vjen të qash, në hulli të tmerrshme dhe me sytë e perënduar e të mjeruar, i tillë është i yni,

që diku një cep vend ka zënë dhe vrapon herë pas here pas ushqimit, duke shkuar rrugët e Europës, në ferr e në terr,

në shi e bubullima, rrihemi e vritemi, gjak e dhimbje, janë katakombet e kombit!

 

Ecim ndër udhë, nëpër ura e ndër mallëngjime të reja, si ndër pafundësi të qiejve e të yjeve të skëterra,

të cilat shpesh kanë halle të mëdha, një qerre e stërmadhe që vlon nëpër gajzere të reja,

vetëm vuajtje ka kombi im, kombi yt, se rrugën e jetës e ke ndjekur nën mallkim e harrim, në varfëri,

e ashtu rrimë si ai qeni në agoni, rrahur keq, por me sytë plot me ngjyra, si ky ylber pas një shiu rrebesh. E është kombi im, i imi është, edhe pse i rrahur!