Një shqiponjë e plaguar


dionis xhafa1

Dionis Xhafa

 

Ti dridhesh Shqipëri, në ditëlindjen tënde,

flamurin ta nxinë, e shqiponja kthen kokën mënjanë,

e kuqja t’u bë gjak i bijve të tu të pafajshëm, Shqipëri,

si mallkim i një vendi, me dhimbë kapluar në histori.

 

…Shqiponjat mund të dridhen, të plagosen, çoroditen,

kokën kur e plasin shkëmbit, në erëra të natyrës së egër.

e foletë i kanë ndër male, edhe të vegjlit ndër ta i kanë,

por fluturojnë në ajër, në liri, në qiellin e paanë.

 

Sytë e tu të çoroditur janë vaji për bijtë e humbur,

loti i tyre dergjet fushave e maleve të atdheut të copëtuar,

që ujit atdhedashurinë, në stuhi, të lidhura bashkë në rrënjë e në gjak,

se shqiponjat fluturojnë në ajër, në liri, në qiellin e paanë.