Dimër pse nuk pranverohesh?


Dionis Xhafa

 

Miq, shok po bën ftohtë jashtë, ooo sa ftohtë, akull fare, pse kështu,

dimër është, ka dëborë dhe vjen një zë egërsire nga pylli për andej,

si ujq e kafshë të prapa bëjnë të gjithë banorët e këtij vendi të shkretë dhe me errësirë,

stina më e ftohtë bën tani dhe trupi ka morniza ftohtësie, si ndër akujt e Antraktidës.

 

Pse more dimër mban kështu, kaq ftohtë përherë dhe nuk e lë diellin të ndriçojë?

pse vetëm mot i zi, pse vetëm zezonjë, të këqija që na rrethojnë, gjyma e tymra,

ç’është ky ambient kaq i skëterrë kështu, përse duhet të jetë vallë? Jo dimër ik, ik e shporru

dhe vendin lërua luleve, diellit, detit, lumenjve, gjithçkaje pozitive në këtë vend, ik ndrysho e PRANVEROHU. Dimër, pranverohuuu!

received_434935557241044