Kam kohe qe nuk shkruaj (nga celulari)


Dionis Xhafa

Ka kohe qe nuk shkruaj dhe ndjej se bota ecen me verrik,

rrotullohet si dielli dhe vertitet si rreze drite e shnderritshme,

por rrezet pak duken, ka vetem erresire e nxirje,

nder skuta, heshtje, peme, prape heshtje, njeriu i mire kete zgjedh.

 

Honi ( Dedikuar reprezaljes historike)


Dionis Xhafa

 

Ju nuk keni qenë ndonjëherë në hon, as në malet e thepisur të rrethit të humbur,

as larë nuk keni me gota dhe ujë të përvëluar, e ujë të nxehtë ku mundet me pas’,

që të dini se cfarë është sakrifica, e mundimi, e problemet, hallet, plot,

sepse nuk keni qenë ndonjëherë në ferr, e po ashtu as në hon.

 

Ju nuk e dini se cdo të thotë, me fis e farë në dhe të huaj, në gurë e në kodra të thepisur,

nëpër fushat e gjera ku nuk mbin as mollë e arë, vetëm farë e fruta thatë,

nëpër malet plot me borë, sic e bën regjim i ftohtë, nëpër rrethin e tej-humbur,

se nuk e dini sa sakrificë ka po ashtu, nëpër dhembje, të ndjekësh hënën, nëpër ferr, e nëpër hon.

 

Në Bulqizë ka rënë dëborë e madhe


Rubrika: Tregimet e Drinit

Dionis Xhafa

Bulqiza është qyteti, ndoshta më interesant jo vetëm në qarkun e Dibrës, por në mbarë Shqipërinë e më gjerë. Me siguri, që po të ishte gjallë shkrimtari i njohur Dostojevski do të kishte plot material për qytetin minator, që vazhdon të lëngojë nga plagët e saj, që njohin vetëm tmerre e vuajtje. Kjo është Bulqiza dhe për sa kohë ky qytet të jetë në këmbë, përherë do të ketë lajme, përherë do të ketë jetë, përherë do të ketë histori, ku brenda saj patjetër që do të jetë edhe kromi, floriri i qytezës minatore më në zë të Veriut.

Kromit po i dëgjohet sërish zëri, në largësi dhe në thellësi të maleve të kësaj zone, që e rrethojnë qytetin, e ngjan sikur e kanë zënë  përposhtë. Malet nga ana tjetër janë edhe krearia e burrëria e Bulqizës, e Dibrës mbi të gjitha. Kështu, sërish minatorët janë ngritur në protestë, ata kërkojnë të drejtat e tyre, që puna t’iu paguhet, që të mbrojnë djersën dhe gjakun që lënë në galeritë e nëntokës, ku kanë lënë mish e kocka, kanë bluar mendje e shpirt. Tashmë që miniera ka kaluar në duar të tjera, raportimet thonë se pagat janë ulur, duke thënë se kjo bëhet që kushtet të jenë më të mira.

Aty ka paga normale për Shqipërinë, në një punë që është e barabartë disa herë me vdekjen, ku vdekja vjen përballë, shpesh herë duket nëpër male si një fantazmë e poshtër, që ngrihet përmbi sy e ballë. Ky është fati i minatorit bulqizak e dibran, në një jetë plot ngërcë e vështirësi, të cilat duket se është vështirë të mbarojnë. Më shumë duhet bërë për minatorët, palcën e krearisë kombëtare, që nxjerrin floririn e vendit, të shtetit, të mbarë kombit shqiptar.  Paga më të mira duhet të kenë minatorët, që hyjnë në galeri dhe nuk e dinë më a do të dalin prej andej apo jo. Miniera flet sot, flet me gjuhën e vuajtjes, me gjuhën e dhimbjes krenare, me gjuhën e bukës të përditshme, me gjuhën e djersës që derdhet përditë në tokë dibrane, bash në atë vend ku ka luftuar Gjergji ynë i madh, Skëndërbeu.

Në Bulqizë, në mënyrë figurative ka rënë borë në male, duke penguar të mirën, duke ia zënë frymën, e dielli nuk po shihet, nuk shihet zjarri, nuk shihet prushi, nuk shihet ndricimi dhe ngjyrat. Ka vetëm zezonjë, dëborë e shi. Por kjo duhet të marrë fund, e pushtetarët të bëhen më njerëzorë, më humanë, për të paguar minatorët aq sa iu takon, aq trup e shpirt sa japin, aq të kthehen në para, që janë të tyret, duhet të jenë të popullit, të këtij populli të vuajtur që jeton mes malesh, në ato male të heroit tonë kombëtar, nga Valikardha në Korab, në malet që nuk u tundën as nga turqit, as nga serbët dhe as nga pushtuesit më të egër që kanë kaluar në këto zona. Bulqiza duhet ta zhbëjë dëborën e të ndricojë dielli e hëna e bukur, në fushat e në kodrat e malet të popullatës që është ngritur gjithmonë në mënyrë rebele ndaj të huajve pushtues, ndaj së keqes, pjesë e popullit më të vjetër në Ballkan, e në Europë, të lashtë sa stalastikat e shpellave të zonës.

Ndaj minatorët meritojnë trajtim me respekt, jo paraja të shkojë në duart e pak njerëzve, jo sistem skllavo-pronar në kohën e modernizmit, jo më shkelje me këmbë, por bukë e dinjitet normal, të rrosh me nder e jetë plot ndricim e diell, mbi të gjitha diell, atë që duan të gjithë e duhet ta duan edhe të pasurit, edhe pushtetarët. Edhe këta të fundit duhet ta duan diellin e jo borën, sepse kjo botë rrotullohet e ku i dihet nesër janë ata që kanë nevojë për ndricim, për pak rreze, andaj dielli e vetëtima e fortë, vezullimet duhet t’i predikojnë të gjithë, për të jetuar si njerëz, si familjarë, si minatorë, ndershëm, si bulqizak, si dibran e shqiptar me dinjitet. /Gazeta/

 

 

 

Foshnja që kishte nisur të ecë


Dionis Xhafa

 

Një foshnjë pashë, që sapo kishte nisur që të ecë,

e hapat e parë po hidhte, në këtë atdhe e në këtë vend,

ku hallet do t’i mblidhen me siguri në grykë, në fyt, si gur i rëndë,

ku do të përballet me frikën, inatin, smirën, emigrimin, ikjen, largimin, poshtërimin, hidhërimin, ndoshta mohimin.

 

E, shihja ata sy të foshnjës dhe thosha me vete “O qesh o fytyrë hyjnore”,

të qeshë ajo fytyrë e njomë, ata sy që sapo kanë dalë në jetë, ashtu si dritë,

ajo foshnjë sapo kishte hedhur hapat e parë në vendin tonë, në Shqipëri,

nesër do të rropatesh, ndër varka e udhë të largëta, sot qesh,. Oh qesh, qesh me botën e madhe, se nesër ajo qesh me ty, o kij frikë e drojë, se mund të të hajë!

 

 

 

 

 

Bënte namin me grabitje në Spanjë, shqiptari i rrezikshëm ekstradohet nga Gjermania. Shkatërrohet grupi i hajdutëve që vidhte vilat


Mediat spanjolle shkruajnë se kanë ekstraduar një shqiptar të rrezikshëm, i dyshuar në pjesëmarrjen e disa grabitjeve të realizuara në territorin kombëtar spanjoll. Ai dhe banda e tërë akuzohen për dhjetëra grabitje që kanë kryer në Huesca dhe Lleida.

Drejtësia spanjolle ka kërkuar nga autoritetet gjermane që të ekstradojnë kriminelin shqiptar, që pasi ka kryer vjedhjet, është arratisur drejt shtetit gjerman. Me arrestimin e tij, banda e hajdutëve të cilëve i përkiste, e cila kishte 13 anëtarë dhe u çmontua në Prill 2018, është çmontuar plotësisht, shkruajnë mediat spanjolle.

Forcat policore spanjolle kishte 2 vjet që kishin ndjekur rastin me tepër kujdes, pasi kishin marrë informacion se një grup, kryesisht i përbërë me shqiptarë kryenin vjedhje në disa provinca të Spanjës. Grupi i shqiptarëve, që dyshohet se kishin ikur në Spanjë vetëm për grabitje, akuzohen për së paku 75 raste të vjedhjeve.

Në prill 2018, forcat policore të Spanjës inspektuan vjedhjen e disa banesave në zona spanjolle dhe arrestuan  njëmbëdhjetë vetë në Lleida dhe Reus (Tarragona). Ata akuzohen për vjedhje në seri, si dhe për pjesëmarrje në një grup kriminal. Për më tepër, u zbulua se ata kishin vjedhur plot 11 makina e kishin në posedim 1.1 kilogramë kokainë.

Hetimi për të ndjekur gjurmët

Në operacionin e kryer në vitin 2018, dy anëtarë të bandës së grabitjeve arritën të shpëtojnë. Ata janë dy shqiptarë të moshave 26 dhe 29 vjeç. Që prej arratisjes së tyre, Garda Civile u përkushtua të ndjekë gjurmët e tyre dhe të gjejë të rinjtë nga Shqipëria.

Pas shumë përpjekjeve, autoritetet spanjolle arritën të zbulojnë se dy shqiptarët kishin ikur nga Spanja. Të arratisurit nga drejtësia spanjolle, kërkuan strehim jashtë vendit. Pas shumë kërkimeve dhe bashkëpunimit me policitë përkatëse, Spanja arriti që të kishte të arratisurit para drejtësisë të shtetit spanjoll. Njëri prej shqiptarëve u kap në Gjermani, kurse tjetri në Hungari.

Shqiptar 29-vjeçar u arrestua në Hungari dhe u vu në dispozicion të autoriteteve  më 6 shtator. I riu ka qenë në burg që në atë kohë. I pandehuri tjetër, 26 vjeç, ka qenë i vendosur në Gjermani, ku u arrestua në 29 nëntor. Tani dorëzimi i tij për autoritetet spanjolle iu bë për t’u përgjigjur për akuzat e marrjes pjesë në një bandë hajdutësh ndërkombëtarë. Nga gjykatat spanjolle thuhet se me arrestimin e dy të arratisurve, gjithë grupi është në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

Dionis Xhafa

 

 

Nje shetitje ne vendlindje


Dionis Xhafa

Nje shetitje e bera ne vendlindje,

ne eshtrat e te pareve dua te jene eshtrat e mia,

sado drite te behem, vendi mbetet hije,

e shpirti me ndizet e me vlon nga Malli e deshira.

 

E pashe varrin e gjyshit, edhe uren mbi Drin,

e pashe qytetin,  nga lart Peshkopine,

kisha Lene pa dashje ketu peng femijerine,

e dallget e jetes me cojne ketu ku jam, ne moshen e arte, ne rinine.

 

 

Shtrire perdhe trup drobitur


IMG_20190718_234549_933

Dionis Xhafa

E pashe ne agim e pashe, trupin e shtrire ashtu pertoke, perdhe,

dhe drobitur tek shtrihej, dhimbsur,

per t’u dhimbt’ shpirt njerezor pse ka le,

dhe eci me ate memorie, me zemren lot mbushur.

 

Se ata zhele, se ajo skizofreni, tek lutej njeriu si mysliman para Kishes,

kete shpirt ma ndau cope e cike,

dhe trup njerezor u ndje me prane meshires,

e mendon, ne kete bote, sa Pak ka njerezi.

Ketu dhe atje (shkruar nga celulari)


Dionis Xhafa

Ketu ka zemer, ka puls e shpirt, oh ka njerezi, jo shkalle te qelbura karriere mbushur me djallezi e intriga.

Atje ka ftohtesi, zyra, urrejtje e marrezi,

shkelme, zemrat jane kthyer ne tmerre te zeza, intriga ulur ne mes si shtrige e keqe.

E une dua te jem ketu, me zemren mbushur me Dashuri,

atje rrini ju, shpirti kazme ka fundin ferr te zi, mallkim brezash qe nxijne qiej blu.