Ngjyra dhe shije


Dionis Xhafa

 

E provova cokollatën e zezë  dhe në  vende – vende linte shumë  për të  dëshiruar,

nuk më shijoi kaq shumë , sepse dicka patjetër që i mungonte atij ushqimi,

dicka që e di gjithë njerëzia, nuk kishte shijen e duhur, se vetëm e zeza mbizotëronte,

diktati iu kalonte atyre me ngjyrë , e kjo gjë  nuk linte as shije të  drejtësisë .

 

dionis xhafa1

 

E provova edhe cokollatën e bardhë, edhe ajo mirë ishte, por dicka i mungonte,

ngjyra e shije kishte mangut edhe kjo, se vetëm e bardha mbizotëronte,

e kështu shtypeshin ata që kishin ngjyrë , duke krijuar sërish padrejtësi,

e ndaj as këtë  lloj cokollate nuk e aprovova, e mbajta larg, nuk e doja vetëm këtë .

 

Ndërsa, bashkë cokollatë  e bardhë dhe e zezë  krijuan ngjyrë  e shije,

asnjëra nuk shtypte tjetrën, barazi, liri, vjen e ka vetiu mrekulli, madhështi, bukuri e hijeshi.

 

Sytë e përgjakur


dionis xhafa1

Dionis Xhafa

 

I kam parë sytë me lot, edhe të enjtur apo disi me plagë, po dhe kështu,

por asnjëherë nuk i kisha vërejtur që të pikojnë gjak dhe i pashë tek një sirian në Tiranë,

që kishte frikë të më fliste, kishte drojë të më tregonte e dëshmonte mbi fatin e tij,

se ishte rrugë më rrugë, duke u endur, atdheun e tij e kishte larg, “jam sirian” thoshte, pa thënë ndonjë fjalë tjetër.

 

Realitetin tragjik e kisha dëgjuar në lajme dhe e dija cfarë do të thoshte të ishe një sirian,

banor i një shteti që tashmë jo nuk ekziston, por është në një vend të largët, shkretë dhe copëtuar, bërë gërmadhë ndër qytetet dikur hijshëm e të vjetra,

e më ngeli në kujtesë, në mendje, në tru, kudo në trup më shkonin dridhërima njerëzore,

e Siria nuk është larg, e kisha shumë afër dhe kur e pyeta për dhenë e tij, nuk foli shumë, vetëm pashë gjak ndër sy, gjak ndër sy.

Emigranti sirian në Tiranë


Dionis Xhafa

 

Vinte i trembur, se këtu ishte një tjetër botë, thoshte se shqiptarët e sirianët janë vëllezër nga feja, se jemi myslimanë,

ndërsa sa dukej Shqipëria i dukej e huaj dhe cdokënd që takonte vetëm fjalë vëllazërie i thoshte,

por dhe ai nuk donte të qëndronte më në Shqipëri, por pas Ramazanit të ikte në Itali,

se e kishte “studiuar” atë vend dhe ëndrrën e kishte për atje, të punonte me kafshët në një fermë.

Greek Island Of Lesbos Continues To Receive Migrants Fleeing Their Countries

Kur e pyesje për Sirinë, vetëm ndonjë fjalë si nëpër dhëmbë thoshte si “Asad”,

ndërsa tha se shtëpinë e ka lënë pasi atje është luftë e nuk mund të kthehej më,

“avionë janë mbi qiej, është luftë atje, është konflikt i madh, nuk kam si të kthehem,

edhe shtëpinë na e kanë zënë tytat e armëve dhe mitrolozëve”.

 

“Është një djall”, Kina i përgjigjet Pompeos: Akuzat e SHBA-së gënjeshtra, mbështesim gjurmimin e Covid-19 sipas OBSH-së


Pompeo1

PEKIN

Kina tha këtë të enjte se mbështet Organizatën Botërore të Shëndetësisë, OBSH në përpjekjen për të vënë në dukje origjinën e pandemisë COVID-19 dhe akuzoi sekretarin e shtetit të SHBA Mike Pompeo se ka thënë gënjeshtra njëra pas tjetres për Kinën, kur tha se ka fshehur origjinën e virusit e po ashtu nuk ka bërë me dije përhapjen e tij në fillimet e veta.

Virusi ka vrarë më shumë se 255 000 njerëz në të gjithë botën, duke përfshirë më shumë se 70 000 në Shtetet e Bashkuara, vendi i prekur më rende, pasi u identifikua për herë të parë në qytetin qendror kinez, Wuhan, në dhjetor.

Pompeo akuzoi Kinën se ka ndaluar të bëhen monstrat e virusit, për të cilat ai tha se ishin të nevojshme për hulumtimin global të vaksinave dhe ai kërkoi transparencë. Shumica e ekspertëve besojnë se koronavirusi e ka origjinën në një treg ku shitej mish të kafshëve kryesisht të egra, dhe u shpërnda nga kafshët tek njerëzit, por Pompeo dhe Presidenti i Sh.B.A. Donald Trump kanë thënë se ka prova që ai erdhi nga një laborator, pa e përpunuar.

Pompeo ka akuzuar edhe OBSH-në, duke thënë se ishte shumë e ngadaltë në përgjigjen ndaj sëmundjes dhe se duhet të zhvillonte një hetim më të thelluar në Kinë. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Hua Chunying, duke iu drejtuar gazetarëve në Pekin të enjten, tha se Kina mbështet përpjekjet e OBSH për të hetuar origjinën e pandemisë.

“Sillet në mënyrë djallëzore. Ne jemi gjithmonë të hapur për të bashkëpunuar me OBSH për çështjet e Covid-19, përfshirë çështjen e origjinës,” tha ajo. Por ajo përsëriti një afat kohor të sinjaleve nga Franca, Suedia dhe vetë Shtetet e Bashkuara se virusi mund të mos ketë origjinën nga Kina. “Ndërsa shkencëtarët nuk kanë arritur në një përfundim, pse Sekretari Pompeo po nxjerr përfundimin e nxituar se virusi erdhi nga një laborator i Ëuhan? Ku është prova e tij? Na tregoni provën. Nëse ai nuk mund të tregojë ndonjë provë, atëherë ai mund të jetë akoma në proces të përpilimit të kësaj dëshmie. ”

OBSH i ka nxitur vendet që të hetojnë çdo rast të hershëm të dyshimtë dhe i ka quajtur komentet e Pompeos se virusi u prodhua në laboratore kineze si teori spekulative. Hua tha se Pompeo ka kundërshtuar madje edhe veten. “Pompeo ka kundërshtuar edhe veten. Arsyeja është se ai gënjen. Po gënjen njëri pas tjetrit rast dhe në fund kemi të tilla deklarime”, tha zëdhënësja e ministrisë së jashtme të Kinës.

Ngjan si Harbor Perarl

Në një dalje publike në Shtëpinë e Bardhë, të mërkurën, presidenti amerikan Donald Trump që kërkon rizgjedhjen e tij në krye të shtetit amerikan, e ka quajtur virusin si sulmin më të keq ndonjëherë që mund të ketë ndodhur ndaj Amerikës, duke e krahasuar me ngjarjen e Harbor Peraarl (sulm japonez mbi bazat ushtarake amerikane, nga i cili humbën jetën 2400 amerikanë dhe pse SHBA hyn në luftë). “Kjo është më keq se Pearl Harbour. Kjo është më keq sesa Qendra Botërore e Tregtisë, ”tha Trump. “Dhe nuk duhet të ndodhte, asnjëherë. Duhej ndaluar që në fillim, që në burimin e vet, që në Kinë”, tha Donald Trump.

Trump ka akuzuar OKB-në se duket sikur e ka “qendrën e vet në Kinë” dhe se ka vepruar ngadalë për të luftuar virusin vdekjeprurës, duke kërcënuar se do të tërheqë fonde, ndërsa shumë shkencëtarë kanë thënë se tani është koha që fondet të rriten e të shtohet bashkëpunimi global, për të pasur një vaksinë. Japonia sulmoi më 1941 Havain, kurse më datë 11 shtator 2001 (datë tjetër e përmendur nga Trump), militantët e Al Kaedës sulmuan kullat binjake.

Kinezët thonë se armiku i vetëm është virusi

“Ky është armiku i zakonshëm momental i gjithë njerëzimit. Përballë kësaj lufte ndaj këtij armiku, populli amerikan duhet të jetë në krahun tonë, jo përballë nesh”, thanë diplomatë të Kinës.

Hua gjithashtu tha se qeveritë lokale dhe kompanitë kineze kishin dhuruar 9.6 milion maska, 500,000 komplete provë, 305,000 palë doreza dhe 133.500 palë syze në 55 qytete në 30 shtete amerikane që nga e marta.

Anthony Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive të SH.B.A.-së dhe një anëtar i Task Forces se Coronavirusit i Trump tha në një intervistë të botuar në një revistë se provat sugjerojnë se Covid-19 nuk është prodhuar në laborator, por ishte përhapur nga kafshët që shiteshin në rrugë në një treg të pistë tek njerëzit.

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kinë tha të enjten se ishte i keqardhur që një mendim i 27 autorëve të ndryshëm, ambasadorë europianë në vend, dhe të sugjeruar për botim në gazetën zyrtare China Daily ishte hequr nga aty. Madje, as që ishte botuar. Ata thanë se ishte hequr fakti që ambasadorët e BE kanë thënë se Kina nuk tregoi që në fillim për virusin, por Pekini më pas informoi botën për koronavirusin.

Dionis Xhafa – Shqipëruar nga “Reuters”

dionis xhafa1

Mediat britanike: Shqiptarët, të parët për nga numri i të burgosurve në Angli, ja krimet që bëjnë më shpesh


dionis xhafa1

Duket se krimi shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar është rritur jashtëzakonisht gjatë viteve të fundit. Numri i shqiptarëve në burgjet britanike është rritur 4-fish në raport me vitin 2013, deri aty sa ata përbëjnë grupin etnik me më shumë të burgosur në Angli.

Shqiptarët, të burgosur në Britaninë e Madhe përbëjnë një të dhjetën e personave me shtetësi të huaj në Angli dhe Uells, megjithë masat e marra. “The Times” raporton se numri shqiptarëve në Angli për herë të parë mbërriti në 999 pasuar nga polakët 835, rumunët 806, irlandezët 721 dhe xhamajkanët 440.

Shumica e shqiptarëve në burgjet angleze vuajnë dënimin për trafik droge, kryesisht të kokainës. Ndërsa, vitet e fundit është shtuar shumë edhe numri i atyre që burgosen për trafik kanabisi në ferma, e që më pas thonë se e bëjnë këtë punë për të paguar borxhet që kanë ndaj personave që i kanë dërguar në Britani si klandestinë.

Në një raport të CNA-së në vitin 2017, thuhej se shqiptarët tashmë përbënin një komunitet me “profil të lartë kriminal” në Britaninë e Madhe. Madje, aty thuhet se “kryeqendra e shpërndarjes së drogës nga shqiptarët është Londra”, ku drejton kryebashkiaku Sadiq Khan i laburistëve. Ajo që vënë në dukje mediat britanike është fakti se kriminaliteti shqiptar në Angli është i lartë, edhe pse Shqipëria ka një popullatë prej as 3 milionë banorë.

Cështja e krimit shqiptar dhe trafikimit të njerëzve drejt Britanisë së Madhe është diskutuar deri nga deputetë të parlamentit britanik. Deputeti konservator Philip Hollobone, i cituar nga The Times, ka thënë se importi i klandestinëve shqiptarë drejt Britanisë është “skandal i radhës i shtetit britanik”.

 

Në sheshin Karaskiaqis


Dionis Xhafa

 

Jam në këtë shesh, në Athinë, aty ku mendohet se ka lindur demokracia,

e kur ulur isha aty, më dukej vetja sikur isha në qendër të botës, e shikoja rreth e rrotull meje, makina,

njerëz, lëvizje, grekë, shqiptarë, disa të huaj, europianë, raca e kombe të ndryshme, mbledhur grusht në Greqi,

e një erë më përkëdhelte fytyrën, e atdheu i lashtë i Europës, dheu i heronjve kundër persëve, isht kështu, në shekullin e XXI.

 

Një panoramë fantastike në këtë vend, porta hyrëse për në kontinentin europian,

një përzierje racash, që nëse nuk do të ndjenin disi racizmin vendas, do të ishin mrekulli,

një lule që vjen aromë njerëzie, aromë trëndafilash brigjeve të Detit Mesdhe dhe më tej,

një kopësht dashurie njerëzore, një paqe e lumnueshme, duhej të ishte kjo botë, por që në të shumtën, oh jo, nuk është.

 

 

Virusi që na lemeris dhe viruset mes nesh


 Dionis xhafa

Bota mbarë, gjithë ky rruzull tokësor ku jetojmë e që askush nuk e di se kur mundet të përfundojë ndonjë ditë (nëse përfundon a mbaron, me siguri njëjtë është), po jehon nga lajmi i kobshëm se në planet është ‘lindur’ një virus, që qenkërka i keq, si ndonjë bajloz i ndyrë, e tamam si nëpër përrallat, por tashmë në realitet, ka ardhur dhe na ka hyrë në pore, në lëkurë, e ruhemi se mos na zërë, duke larë duar e fytyrë me sapunë të mirë.

Mbrohet bota dhe mbrohet njerëzia në Shqipërinë tonë nga koronavirusi, se mos e zë dhe kjo do ishte fatale. Një e keqe e vogël kjo me siguri në krahasim me viruset e vërteta që gëlojnë mes nesh e i vëmë re e ndoshta flasim, e ndoshta pak flasim ose bëjmë sikur nuk i shohim. Është virusi i qorrimit pas pushtetit që grumbullon cdo gjë, është virusi i smirës, inatit e rrebeshit, i poshtërimit të njeriut anash a në rrugë me ne, me e pa poshtë e më poshtë e ndoshta nuk duam ta shohim fare.

Është virusi i inatit, i pasurimit të shpejtë në supe të pista, pa kocka të lodhta, që na dhemb në bark e në brinjë, që e copëton përditë atdheun dhe e lëngon, derisa bijtë e vet më të mirë duan të ikin e të arratisen, larg tokës që i leu dhe polli, por duke u shpërbërë, e përpiqen të mbijetojnë si një akull në zjarr të vluar.

E, para se të trembemi nga ky virus, që na paraqitet si bajlozi i zi që u përlesh me Gjergj Elez Alinë, me siguri që kemi nevojë të shërohemi nga viruset tona, nga smirat, për të lënë dritën e shpresës të regëtijë në zemrat tona, e pas kësaj, për t’i lënë vendin diellit të shkëlqejë në qiell pa vetëtima, por me fishekzjarre në ngjyrë blu.

Operacion i madh i Europolit/ Arrestohen 25 shqiptarë, trafikonin drogë në vende të ndryshme të Europës


dionis xhafa1

Plot 25 persona të dyshuar, që të gjithë shqiptarë, pjesë e një rrjeti kriminal të organizuar, janë arrestuar gjatë një operacini të madh  të Europolit, të kryer në shtete të ndryshme europiane si në Belgjikë, , Spanjë, Hollandë, Gjermani dhe Francë.

Në këtë super-operacion janë përfshirë gjithsej 600 oficerë policie. Arrestimet janë kryer, pasi personat, të dyshuar si anëtar të një bande, ishin mbajtur nën hetim që në vitin 2017, nga Policia Vendore belge në Antuerp. Operacioni u krye në bashkëpunim me Policinë Federale Belge, e (Federale Politie), Gardën Civile Spanjolle (Guardia Civile), Policinë Hollandeze (Politie), etj, shkruan portali kryesor i Europol.

Policia Gjyqësore Franceze dhe Zyra Federale e Policisë Kriminale Gjermane (Bundeskriminalamt), Policia e Shtetit Sachsen-Anhalt (Landespolizei Sachsen-Anhalt) dhe Grupi i Përbashkët i Hetimit të Drogave të Zyrës Shtetërore të Policisë Kriminale të Saksonisë-Anhalt dhe Zyrës Doganore e Hannover  morën pjesë në këtë operacion.

Hetimi i drejtuar nga Policia Lokale e Antuerp zbuloi se droga ishte duke u kontrabanduar e fshehur në kontejnerë në Belgjikë përpara se të shpërndahej më tej në të gjithë Evropën duke përdorur automjete të pajisura me ndarje të sofistikuara, të fshehura. I njëjti grup kriminal besohet gjithashtu se po menaxhonte plantacionet e kanabisit në Spanjë dhe Gjermani, ku ata kultivuan dhe përpunuan marijuanën, përpara se të transferohej në vendet e tjera të Evropës për shitje dhe shpërndarje të mëtejshme.

Operacioni përfunoi me këto rezultate:

9 arrestime në Belgjikë, 6 arrestime në Spanjë, 3 arrestime në Hollandë, 6 arrestime në Gjermani dhe një arrestim tjetër në Francë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të arrestimeve në 25;

Rreth 30 vetë janë vënë në arrest shtëpie, janë shkatërruar 6 plantacione të drogës, janë konfiskuar rreth 60 mijë euro, telefona celularë, armë dhe mjete të tjera.

Mënyra si vepronte grupimi kriminal

Grupi klanor kriminal funksiononte në një mënyrë hierarkike, me degë që funksiononin ndërkombëtarisht. Disa nga anëtarët e saj të arrestuar kanë një histori të trafikut të drogës në vende të ndryshme.

Europol e mbështeti këtë hetim duke siguruar një ekspertizë të përsosur dhe një mbështetje të gjerë analize dhe lehtësuar shkëmbimin e informacionit përmes kanaleve të tij të sigurta. Një numër takimesh operacionale u organizuan nga Europol në të gjithë Evropën me qëllim plotësimin e boshllëqeve hetimore në nivelin ndërkombëtar dhe koordinimin e veprimeve të njëkohshme që synojnë çmontimin e gjithë strukturës së këtij grupi kriminal.

Në ditën e veprimit, dy ekspertë të Europol u vendosën në vend në Belgjikë dhe një në Spanjë për të lejuar shkëmbimin e informacionit në kohë reale dhe kontrollet e të dhënave të mbledhura gjatë aksionit kundër bazës së të dhënave të Europol. Eurojust asistoi në ekzekutimin e Urdhrave Evropianë të Hetimit dhe Letrave të Kërkesës midis palëve të përfshira.

Ky hetim është pjesë e rrjetit italian Direzione Investigativa Antimafia (DIA) Project @ON, një iniciativë për të trajtuar grupet e krimit të organizuar të llojit mafioz aktiv në Evropë. Projekti u nis në selinë e Europol në 2018 dhe përfshin 15 shtete anëtare dhe Europol. Rrjeti @ON, me Projektin e tij të financuar nga BE-ja ONNET i cili synon të financojë aktivitetet përkatëse operacionale, synon grupet e strukturuara kriminale të strukturuara në tërësi, me aktivitet e tyre të paligjshme.

(dionis – xhafa/ Balkanweb)

 

Tërmeti shkatërrimtar në Turqi. Rritet numri i të vdekurve, ja çfarë po ndodh në qytetin Elazig


Të paktën 35 vetë kanë ndërruar jetë, kurse 1607 të tjerë janë plagosur pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 6.8 që ra në qytetin Elazig.

Sipas Autoritetit të Turqisë për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), 17 njerëz u vranë dhe 654 njerëz u plagosën në Elazığ, provinca e goditur më rëndë. Katër njerëz u vranë dhe 226 njerëz u plagosën në provincën fqinje të Malatya, me dëme më të rënda në rrethin Doğanyol. Dhjetra të tjerë u plagosën gjithashtu në provincat jugore dhe juglindore të Adıyaman, Kahramanmaraş, Dijarbakir, Şanlıurfa dhe Batman.

Numri i të mbijetuarve më vonë arriti në 45, sipas Autoritetit të Turqisë për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD). Personi i fundit që u shpëtua ishte 65-vjeçari Ayşe Yıldız, i cili u tërhoq nga rrënojat në lagjen Mustafa Paşa të Elazës 19 orë pas tërmetit. Një nga zhvillimet më inkurajuese të ditës, ishte se një grua me emrin “Azize” u tërhoq nga rrënojat në lagjen Mustafapaşa të Elazës 17 orë pas tërmetit.

Miraç Dişli, një djalë 12-vjeçar, i cili u shpëtua 11 orë pas tërmetit, më vonë vdiq në spital. Gjysmëhëna e Kuqe Turke tha në një njoftim në rrjetet sociale se Dişli ishte vullnetar për një projekt vitin e kaluar. Babai dhe nëna e Miraç Disli po marrin trajtim mjekësor, pasi janë plagosur, raportojnë mediat turke dhe ata ndërkombëtare.

Së bashku me Soylu, Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca dhe Ministri i Mjedisit dhe Zhvillimit Urban Murat Kurum mbërritën në provincë për të ndihmuar në koordinimin e përpjekjeve të shpëtimit dhe ndihmës. Koca tha më herët se 1.031 persona janë sjellë në spitale me lëndime të ndryshme. Rreth 137 pacientë vazhdojnë të marrin trajtim por asnjë nuk mbetet në gjendje kritike, shtoi ai. Tërmeti goditi rrethin e Sivrice në 8:55 pasdite (1755 GMT) në një thellësi prej 6.7 kilometra.

dionis5

Sivrice, një qytet me një popullsi prej rreth 4,000 njerëz, ndodhet në jug të qendrës së qytetit Elazığ në brigjet e Liqenit Hazar. Liqeni është një nga pikat turistike më të njohura në rajon dhe burimi i lumit Tigër. Tërmeti shkaktoi panik midis banorëve të qyteteve të mëdha të Dijarbakir, ıanlıurfa dhe Adıyaman. Nuk u raportuan dëme të mëdha nga rajoni. Sipas raporteve fillestare, tërmeti u ndje në provincat deri në Adana jugore dhe Samsunin verior, së bashku me Sirinë veriore dhe Irakun. Mediat lokale në Liban thanë se qytetet e Beirutit dhe Tripolit gjithashtu ndjenë tërmetin. Po ashtu, tërmeti është ndjerë edhe në Izrael.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se qeveria po merr të gjitha hapat për të ofruar ndihmë ndaj njerëzve pas tërmetit. Ne qëndrojmë pranë njerëzve tanë”, tha Erdogan të Premten në Tëitter. Presidenti anuloi pjesëmarrjen e tij të planifikuar në Asamblenë e 33-të të përgjithshme dhe ceremoninë e ndarjes së Bordit të Marrëdhënieve Ekonomike të Jashtme të Turqisë (DEIK) në Lıtfi Kırdar Konventën Ndërkombëtare dhe Qendrën Ekspozita në Stamboll për të Shtunën. Erdogan më vonë mbërriti në Elazığ, ku mori pjesë në funeralin e një nëne dhe një djali që humbën jetën në tërmet. /Dionis Xhafa/ BW/