Intervista – Gazeta e re, Kosovë


dionis_xhafa.pngSipas jush, ku gjendet tani PD?

Për mendimin tim, Partia Demokratike e Shqipërisë ndodhet në një udhëkryq të madh të demokracisë, në radhë të parë me vetveten, më tej në garë me rivalen e saj direkt PS dhe së fundmi me qytetarët. PD mendon se akoma jemi në vitin 1991 dhe se shpreson se me propagandën e atyre viteve mund të vijë sërish në pushtet. PD duket e mbyllur si parti politike. Ka gjasa që të shfryhet akoma më tepër si parti dhe të ngjajë ajo që ka ndodhur anekënd thuajse më të gjitha partitë që sollën demokracinë në vende të bllokut të Lindjes në Europë. E shpresoj që mos të shrihet, por se diktatura brenda-partiake vetëm e shkatërron partinë më të madhe opozitare në Shqipëri. Dhe diktatura brenda-partiake në PD është shumë më tepër kriminale se në PS për shembull, që është rival direkt me Partinë Demokratike.

Çfarë po ndodh me PD-në?

Mendoj se nuk është fort e qartë se çfarë po ndodh tamam me PD-në. Ka shumë zëra që mendojnë se partia më e madhe opozitare në vend është akoma në dorën e ish-kryeministrit të vendit Sali Berisha dhe se të gjitha garat që bëhen, gjithçka ndodh është në dorën e tij. PD mund të ketë fat të keq, për shkak se shoh se Berishës vetë, si personalitet politik që ka udhëhequr 22 vjet skenën politike të Tiranës, më tepër i intereson të ruajë familjen e tij prej problemeve të mundshme ligjore, ta shpëtojë atë pra sesa fitorja e PD-së. Nuk e di nëse gara mes Bashës dhe Selamit është realisht e vërtetë, por Basha shihet sigurisht i privilegjuar. Nga ana tjetër, Selami ngjan si person që kërkon ndryshimin e PD që kjo parti të jetë më e fortë nesër, por pak ose aspak ngjan se realisht të ngjisë kjo në simpantizantët e PD, për të cilët babai shpërtiror mendoj është sërish Berisha, derisa ky i fundit akoma nuk është jashtë politikës aktive shqiptare.

Çfarë kryetari i duhet PD-së?

Mendoj se z.Basha nuk është keq për kryetar, pasi ka shkollim perëndimor dhe vërtetë prezencë në PD. Ama, Basha do tregonte vlera nëse do të ishte realisht ai dhe jo i diktuar nga ana e Berishës. Mendoj se ka edhe disa mëkate Basha e ndoshta edhe një kryetar i ri mund të bënte që PD të ringrihej, por jo nga figurat aktuale e se faza e ringritjes do të ishte e vështirë, për shkak se do të duhej të vinte dikush, që ngadalë të bënte emër. PD mendoj do të zgjedhë kryetar Lulzim Bashën. Ky i fundit mundet ta ngrejë PD-në vetëm nëse rri larg interesave të kryetarit historik të Partisë Demokratike Sali Berisha, gjë e cila ngjan shumë e vështirë.

 

 

Advertisements

“Pseudo-historiani nuk e denigron dot figurën e Skëndërbeut”


Nga Dionis Xhafa

Pavarësisht deklaratave të tilla, marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Turqisë duhet të jenë të mira dhe normale. Nuk bën për asnjë moment që të prishen marrëdhëniet mes dy shteteve mike për deklarata të tilla të njerëzve të çmendur. Prandaj mendoj se kur ka deklarata të tilla nuk duhet prononcim qeveritar. Kjo sepse prononcimi zyrtar ashpërson marrëdhëniet mes dy vendeve. Turqia e sotme është shtet modern dhe thuajse nuk ngjan aspak me Perandorinë Osmane. Raportet mes Shqipërisë dhe Turqisë duhet të jenë vëllazërore dhe të ngrohta.

Çdo komb i rruzullit tokësor lëvdohet për heronjtë të cilët dalin nga gjiri i vet. Franca lëvdohet me Napoleon Bonapardin, Italia me Garibaldin, Shqipëria me Skëndërbeun. Heroin tonë kombëtar e kanë lëvduar shumë shkrimtarë, historianë dhe akademikë. Mirëpo jo të rralla kanë qenë së fundmi deklaratat denigruese ndaj figurës së Skëndërbeut. Historiani ose ciceroni nga Turqia Talha Ogurluel nga memoriali i Skëndërbeut në Lezhë lëshoi deklaratën “bombë” se Skëndërbeu ka qenë “terrorist” dhe “tradhtar”. Ugurluel madje e krahason Skëndërbeun me terroristët e partisë kurde në shtetin turk. Historiani madje nuk ka kursyer as fjalët “bandit” dhe “kusar” për heroin tonë kombëtar. Ish ambasadori i Shqipërisë në Turqi gjatë periudhës 1992 – 1997 Skënder Shkupi mendon se Ugurluel është një pseudo-historian, i cili nuk duhet të merret seriozisht.

Ai mendon se deklarata të tilla janë “lajthitje” dhe sulme të ulëta ndaj figurës kryesore të histografisë shqiptare. Për ish ambasadorin shqiptar në Turqi deklarata nuk e prek aspak dinjitetin e shqiptarëve pasi personi që flet kundër Skëndërbeut nuk ka integritetin e duhur moral e profesional në shoqëri. Z. Shkupi shprehet se problem përbën fakti se histografia turke ende e cilëson si “tradhtar” Skëndërbeun. Për të, janë librat shkollorë në Turqi ata që brumosin një pjesë të turqëve me ide kundër heroit tonë kombëtar. Ish ambasadori mendon se tekstet shkollore turke e denigrojnë figurën e Skëndërbeut në mënyrë të padrejtë. Ai thotë se ekzistojnë dokumente të tëra që flasin për trimëritë dhe veprën e heroit tonë kombëtar.

Skënder Shkupi thekson se pavarësisht deklaratave të tilla të çmendura raportet mes Shqipërisë dhe Turqisë duhet të jenë vëllazërore. Ai shton se Turqia e sotme është shtet modern dhe pak ose aspak ka lidhje me Perandorinë Osmane të dikurshme.

  1. Shkupi, si i cilësoni deklaratat e historianit turk për Skëndërbeun?

Mendoj se çështja ka dy aspekte. Mendoj se së pari deklarata e Ugurluel nuk duhet të na çudisë. Ne nuk mund të ndërhyjmë tek bindjet e tij. Ai shprehet në të tillë mënyrë sepse i tillë është mentaliteti dhe bindja e tij.

“Historiani” në fjalë ka krijuar të tillë bindje për shkak se në tekstet shkollore turke Skëndërbeu ende paraqitet si “tradhtar”, “i pabesë” e të tilla cilësime. Pra histografia turke ende mban qëndrim poshtërues ndaj figurës së Skëndërbeut dhe se heroi ynë së bashku me Huniadin e Hungarisë paraqiten ende sikur ishin “të pabesë” ndaj Perandorisë Osmane. Një shtrembërim të tillë nuk e bën vetëm histografia turke por edhe ajo serbe. Serbia ende e nderon figurën e Esat Pashë Toptanit i cili tradhtoi interesat e Shqipërisë.

Aspekti i dytë që duhet kuptuar: Mungesa e etikës njerëzore dhe diplomatike nga ana e historianit turk. Ai paraqitet i vetëm në Memorialin e Skëndërbeut në Lezhë dhe deklarata që lëshon është një çoroditje e plotë. Nuk ka në këtë mes asnjë institucion apo emër shteti që ta ketë lëshuar deklaratën, por një person që pa frikë do ta cilësoja si të lajthitur.

A mendoni se deklarata e historianit turk nëpërkëmbi dinjitetin tonë kombëtar?

Nuk e besoj. Kjo sepse të tilla deklarata më së shumti janë marrëzi të cilat ngjajnë shpesh mes kombeve ose vendeve të ndryshme. Unë mendoj se pavarësisht goditjeve që i bëhen Skëndërbeut, qoftë nga element radikalë apo nga akademikë të ndryshëm, heroi ynë kombëtar nuk mund të demaskohet dot. Kjo sepse ekzistojnë me qindra dokumente në arkiva të ndryshme në Turqinë e sotme apo në Evropë ku dëftohet për përpjekjet e stërmëdha të Skëndërbeut për lirinë e popullit shqiptar. Mendoj se duhet të jemi krenar që kemi një hero të tillë i cili nuk u përkul përballë fuqisë të perandorisë më të madhe në atë kohë.

A mendoni se duhej të kishte reagim nga ana e shtetit shqiptar për deklaratat e Ugurluel?

Nuk e besoj se ia vlen të merret me këtë rast Ministria e Jashtme apo institucionet e tjera të shtetit shqiptar. Kjo sepse siç e sqarova më lart deklarata bëhet nga ana e një personi që i tillë është formuar. Reagimi do të duhej në rast se denigrimi i figurës së Skëndërbeut do të bëhej nga ana e shtetit turk apo ndonjë shteti tjetër. Ky është një rast i izoluar dhe se personi nuk përfaqëson shtetin, por veten e tij. Mendoj se mjafton reagimi i kryetarit të bashkisë së Lezhës për rastin. Madje mendoj se mund edhe të mos kishte aspak reagim, pasi është e kotë ti japësh vëmendje një deklarate të çmendur si kjo.

Nuk është hera e parë që sulmohet figura e Skëndërbeut. Ç’mendoni për këto sulme?

Kam dëgjuar shumë zëra kundër Skëndërbeut dhe të them të drejtën nuk më pëlqejnë sulmet që i bëhen heroit tonë kombëtar. Sulmet më së shumti bëhen nga ana e elementëve radikalë dhe është e kotë t’ju jepet rëndësi e madhe. Një zë kundër Skëndërbeut së fundmi ka qenë edhe akademiku austriak Oliver Schmitt. Jam njohur me tezat e tij dhe ajo që mund të them është se sado që e godet figurën e  Skëndërbeut, nuk mundet që ta rrëzojë atë. Schmitt megjithatë ndryshon me deklaratat radikale të disa elementëve pa identitet dhe nuk e fyen aq rëndë heroin tonë kombëtar.

Deklarata e historianit turk ishte e fuqishme, megjithatë raportet mes Shqipërisë dhe Turqisë janë të mira. A mendoni se këto deklarata dëmtojnë marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Turqisë?

Pavarësisht deklaratave të tilla, marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Turqisë duhet të jenë të mira dhe normale. Nuk bën për asnjë moment që të prishen marrëdhëniet mes dy shteteve mike për deklarata të tilla të njerëzve të çmendur. Prandaj mendoj se kur ka deklarata të tilla nuk duhet prononcim qeveritar. Kjo sepse prononcimi zyrtar ashpërson marrëdhëniet mes dy vendeve. Turqia e sotme është shtet modern dhe thuajse nuk ngjan aspak me Perandorinë Osmane. Raportet mes Shqipërisë dhe Turqisë duhet të jenë vëllazërore dhe të ngrohta.

 

dionis_xhafa8

Adam Yamey: Ja si e mbaj mend Shqipërinë e viteve 80-të


Dionis Xhafa

Përshtypja më e mirë që kam marrë në vizitën e vitit 1984 në Shqipëri ka qenë jeta e qetë dhe e thjeshtë që zhvillonin shqiptarët. Kurse përshtypja më negative ishte se nuk mund të komunikonim dot me shqiptarët e asaj kohe. Kurse më 2016 gjëja më e mirë ka qenë takimi dhe komunikimi me njerëzit. Gjëja më e keqe që kam parë tani që e vizitova Shqipërinë ishin ndërtimet e shumta kudo në Shqipëri.

Ai quhet Adam Yamey dhe është një anglez “i fiksuar” pas Shqipërisë. Yamey në rrjete sociale mban identitetin e plotë si “Adam Robert” por se në fakt ky është thjesht pseudonimi i tij. Ky anglez e ka vizituar Shqipërinë në kohën kur vendi ynë nga rrallëkush mund të vizitohej. Yamey e ka shkelur tokën shqiptare në vitet 80-të. Ai tregon se çfarë ka parë kur zbriti në Shqipëri në fillim të viteve 80-të. Yamey madje ka shkruar një libër me kujtime nga vizita e tij në Shqipëri të titulluar “Shqipëria në mendjen time”. Në këtë libër ai jep detaje nga koha e komunizmit në Shqipëri dhe mënyrën sesi jetonin dhe visheshin shqiptarët në atë kohë. Yamey nuk ka dashur të shkëputet nga “fiksimi” i tij për Shqipërinë dhe se e ka vizituar vendin tonë edhe verën e këtij viti. Anglezi në fjalë nga profesioni është dentist, mirëpo udhëtimet dhe shënimet mbi udhëtimet janë pasioni i tij. Përpos Shqipërisë, Yamey ka vizituar edhe vende të tjera në Ballkan dhe në kontinente të tjera të botës. Ne e kemi intervistuar Adam Yameyn lidhur me ndjesitë që ka marrë gjatë vizitës në Tiranë gjatë vitit 1984 dhe ndjesitë që ka marrë verën e këtij viti. Ai na ka treguar për ndryshimet e mëdha të ndodhura në Shqipëri gjatë kësaj periudhe kohore, për përshtypjet më pozitive që ka marrë dhe ata më negative.

  1. Si e mbani mend Shqipërinë e vitit 1984?

Shqipëria e viteve 80-të ishte e bukur, e paqtë dhe misterioze. Unë mbaj mend më së tepërmi vendin dhe jo aq njerëzit. Kjo sepse ne ishim një delegacion i huaj dhe se nuk duhet të kishim kontakte aspak me shqiptarët. Kjo nuk na lejohej nga ana e personave që na shoqëronin.

  1. Si e vizituat Shqipërinë pikërisht në vitet 80-të, kohë kur vendi ynë ishte i izoluar nga bota?

E kam viztuar Shqipërinë pasi udhëtova me një kompani angleze e cila kishte raporte të mira me Shqipërinë dhe si duket edhe me qeverinë e asaj kohe në Tiranë.

  1. Si i mbani mend shqiptarët gjatë vizitës suaj në vitin 1984?

Unë i shikoja shqiptarët por nuk komunikoja me to sepse nuk na lejohej. Shqiptarët e kësaj kohe silleshin mjaft mirë, ishin të sjellshëm dhe ishin të veshur thjesht ose me rroba pune.

  1. Po vajzat shqiptare si ishin veshur në këtë periudhë?

Pak a shumë e shpjegova në pyetjen më herët. Edhe vajzat e reja ishin të veshura me rroba serioze dhe silleshin mjaft mirë. Ata ishin të veshura në mënyrë serioze por edhe të thjeshtë.

  1. Cilat ishin gjërat më interesante që mundët të shihnit në Shqipërinë e atyre viteve?

Di që gjatë asaj kohe kishte shumë gjëra interesante, por ajo që më la më shumë përshtypje ishin sloganët politike që ishin të përhapura në shumë vende. Gjithashtu interesant ishin edhe bunkerët të cilët ishin të shumtë në numër dhe sikur kishin mbirë si kërpudha në mbarë vendin.

  1. Ju e keni vizituar Shqipërinë edhe tani më 2016. Cilët janë ndryshimet me Shqipërinë e viteve 1980?

Ku duhet të filloj të përgjigjem lidhur me këtë pyetje? Ka ndryshime vërtetë të mëdha dhe është bërë shumë punë. Gjithsesi trafiku në Tiranë është i dendur, në mos “i çmendur”. Tashmë ka liri dhe mund të shkohet në çdo vend që duam e nuk të pengon askush. Në dimensionin e lirisë ka përparime të mëdha.

 

  1. Cila ishte përshtypja më e mirë dhe më e keqe në Shqipërinë e vitit 1986? Cila ishte përshtypja më e mirë dhe më e keqe e vitit 2016?

Përshtypja më e mirë që kam marrë në vizitën e vitit 1984 në Shqipëri ka qenë jeta e qetë dhe e thjeshtë që zhvillonin shqiptarët. Kurse përshtypja më negative ishte se nuk mund të komunikonim dot me shqiptarët e asaj kohe. Kurse më 2016 gjëja më e mirë ka qenë takimi dhe komunikimi me njerëzit. Gjëja më e keqe që kam parë tani që e vizitova Shqipërinë ishin ndërtimet e shumta kudo në Shqipëri.

  1. Cila ishte ndjesia më pozitive që keni marrë gjatë vizitës suaj në Shqipëri gjatë verës së këtij viti?

Mund të them pa hezitim se gjëja më pozitive gjatë vizitës së fundit në Shqipëri ka qenë komunikimi me njerëzit dhe mirësjellja e tyre.

 

 

Betonizim mbi gjelbërim ( Një takim me Sazan Gurin )


Betonizim mbi gjelbërim. Gllabërim, kafshim, gërryerje, e shfarosje e hapësirave të gjelbërta. Këta janë disa nga metaforat që të vijnë ndërmend për masakrën mjedisore urbane që zhvillohet në kryeqytetin tonë, Tiranë. Bie shi. Pres me kërshëri dhe duke u dridhur nga ethet e shiut të grirë të nëntorit, ambjentalistin e mirënjohur, Sazan Guri. Pasi pres gjatë, për shkak se “Zani”, siç e thërrasin miqtë e tij të afërt kishte qenë në Lushnje, aty nga rënia e perdes së errësirës, vjen Sazani. I qetë, i dashur, më përshëndet me mirësjellje dhe ulem në zyrën e tij. Mrekulli! Një dhomë e tërë me libra të gjelbërt dhe me portretet e njerëzve që kanë hapur portat e zhvillimit të popullit shqiptar, që nga Gjergj Kastrioti, Naim Frashëri, Pjetër Bogdani dhe me rradhë. Ndodhesha në një zyrë, në një “odë librash”, ku në katër anët shoh vetëm shkronja, fletë, libra, rreth ambjentit, ku mes tyre ka dhe një libër ekstravagant me titull “Diplomacia e mjedisit”. Filloj të bisedoj me Sazanin, njeriun që në sytë e mi buron vetëm sinqeritet. Fillon të flasë shpejt dhe i alarmuar. Ke ardhur për të më pyetur për mjedisin?! Këta e kanë ngrënë mjedisin. A e di se një qytetar i Tiranës sot ka vetëm 0.5 deri në 1 metër katror gjelbërim për banor, 10 herë më pak ngase është normalja, dhe 30 herë më pak ngase e kanë qytete perëndimore?! I kanë rënë në qafë mjedisit qeveri pas qeverie. E kanë sakatuar me ndërtime kudo, në lulishte, kudo.. Pas kësaj, si për të ulur tensionin e bisedës, Sazan Guri më ofron një gotë me verë të kuqe, pa harruar të më thotë se vera e kuqe të zgjat jetën. Mbaroj së piri verën, mbyll bllokun dhe në mes të shiut, me “dramën e gjelbërimit” me vete, nisem për në redaksi. Gishtat e mi përshpejtojnë të shkruajnë dramën që më preku dhe u ula në karrike thellë, e shtypja tastet në një mënyrë sikur të kisha një shpatë në dorë dhe po “luftoja” në fushë-betejën e Valortosë. Ku me “shpatë në dorë” që në këtë rast ishin veçse taste, doja të shkulja rrënjët e një masakre mjedisore.  

Dionis Xhafa   –  Rev. “Drini” 07-11-2013

Image

Teza e Mustafa Nanos: Me gegët bën komb, me toskët bën shtet


Promovohet sot libri i gazetarit Mustafa Nano me titull “Unë jam gegë”.

Autori ka sjellë një vështrim eseistik mbi binomin gegë- toskë, që shqiptarët druhen ta përmendin.

Një pjesë nga libri është publikuar nga gazeta Panorama dhe mban titullin: “Me gegët bën komb, me toskët bën shtet”.

Shkruan Nano: “Gegët janë qejflinj të armëve, ndërsa toskët janë qejflinj të parave; gegët dinë të bëjnë luftë, toskët dinë të bëjnë propagandë; gegët janë trima, toskët janë mendjehapur; gegët janë të dhënë pas fisit, toskët janë të dhënë pas vetes; gegët janë poetikë, toskët janë prozaikë; gegët janë të zgjuar, toskët janë të mençur; gegët pëlqejnë jetën rapsodike brenda fisit, toskët pëlqejnë jetën sociale jashtë shtëpisë; gegët pëlqejnë burrninë, toskët pëlqejnë njerzillëkun; gegët i duan gratë për t’i nderuar e për t’u nderuar prej tyre, toskët i duan gratë për t’i kënaqur e për t’u kënaqur prej tyre; gegët jetojnë për një nder, toskët jetojnë për një çikë qejf; gegët janë fanatikë, toskët janë të shthurur; gegët te çdo njeri shohin një mik/armik, toskët te çdo njeri shohin një ortak; gegët bartin virtyte kombëtare, toskët bartin virtyte civike’ gegët janë të dhënë pas normave etike, toskët janë të dhënë pas normave civile; me gegët mund të ndërtosh një komb, me toskët mund të ndërtosh demokracinë e shtetin e së drejtës; gegët janë të djathtë, toskët janë të majtë”./ep

 

Dionis Xhafa   Marre nga Tema.

 

Shkrimtari Naim Berisha: Nuk imitoj letërsi. Kam mësuar nga letërsia!


Shkrimtari naim Berisha jeton prej kohësh në Britani dhe më në fund ka ardhur në Tiranë për të prezantuar 4 libra nga krijimtaria e tij poetike.

Ai shprehet mjaft entuziast për këtë ditë dhe shpjegon emocionet dhe krijimtarinë të cilën pati mundësinë ta prezantojë para profesorësh, emrash me vlerë të letrave shqip, miqve dhe njerëzve të apasionuar pas poezisë.

“Te henen ne ora 11paradite ne sallen “Aleks Buda” te Akademise se Shkencave te Shqiperise u be promovimi i disa librave te mi me te fundit, libra, te cilet i ka botuar shtepia botuese, tashme, e njohur per pune mjaft cilesore, “M & B” ose, me sakte, Miranda dhe Bujari. Gjej rastin te falenderoj publikisht, mikun tim te vjeter, kryetarin e Akademise se Shkencave, zotin MUZAFER KORKUTI, qe me krijoi te gjitha kushtet dhe atmosferen e duhur per zhvillimin normal te prezantimit te librave. Promovimin e organizoi zoti Bujar Karoshi, drejtor i shtepise botuese ne fjale. Merrnin pjese mjaft shkrimtare dhe poete te njohur, si: Bardhyl Xhama, Xhevahir Spahiu, Jaho Margjeka, Qazim Shehu, e tjere. Per librat me fabula poetike foli shkrimtari i shquar, njeheresh Mesues i Merituar, zoti Bardhyl Xhama, per librat me poezi folen shkrimtaret: Halil Rama, Qazim Shehu, Sakip Cami, Jaho Margjeka, Xhelal Luca. Permes diskutimeve te lira sollen mendimet dhe urimet e tyre dhe mjaft pjesemarres ne takim. Ne monitor qene shfaqur vidioklipet e mia, si ilustrime, kur komentohej libri “Lulecelur ne dege te molles”, liber ky, me nje qind kenge, te krijuara ne keta njezet vjetet e fundit. Fjale te mira u thane edhe per prozen, sidomos per librin me tregime “Vdekja e deles”. Nje vemendje e posacme iu kushtua nga te pranishmit edhe librit me hajks “Gjindja kishte ngrene egjer”. Ishte nje promovim, si me thene, ne grup, i tete librave te mi te botuar ne keta dy vitet e fundit. Poeti Xhelal Luca elektrizoi sallen me recitimet e tij te bukura te disa poezive, nga libri “Shpirt i heshtur”. Promovimi qe dicka e bukur. Me interesant ate e bene prania e mjaft gazetareve dhe fotoreportereve te disa televizioneve te Tiranes. Me ne fund, si gjithmone, erdhi momenti i shperndarjes se dhjetera autografeve dhe i nje koktej me disa nga miqte poete, te cilet preferuan te qendronin dhe per disa ore me mua. Mes miqsh te mire dhe krijues, gjithmone, njeriu ndihet i perterire. Ne oret e vona te pasdites isha i ftuar ne radio Tirana per nje interviste te gjate prej me shume se nje ore, nga drejtori i radios 1, miku im i ngushte, poeti i talentuar JAHO MARGJEKA.”

Ndërsa më pas paraqet në mes nostalgjisë udhëtimin dhe ndjesinë e përmalleshme që kish marrë me vete, teksa flet plot emocione:

“Te nesermen ne mengjes heret me priste ne Rinas “Alitalia”. Tash qe ndodhem me mijera kilometra larg nga Shqiperia, ndjej nje mall te perzieshem me nostalgji per pese ditet e bukura qe kalova ne Tirane me miqte e mi me te dashur skrimtare, poete dhe artiste.”

Lidhur me lexuesin, të cilin ai e vlerëson jashtëzakonisht shumë, ndër superlative, shkrimtari dibran N.Berisha shprehet po ashtu:

Lexuesit mund t’i them se ne librat e mi do te gjej sinqeritet dhe vertetesi. Ai do te shoh, edhe nje here, se une kam mesuar nga letersia dhe se nuk imitoj letersi. Kjo mendoj se eshte kryesore per nje krijues. Me botimet e mia te shpeshta,( me shume se njezet libra artistike ne njezet vjetet e fundit) kembengul te ze kohen e humbur, ate kohe kur nuk m’i botonin librat shtepite e famshme botuese te diktatures. Rendesi i kam kushtuar cilesise, si ne proze dhe ne poezi, por edhe sasia ka rendesine e vet.

Intervistoi: Dionis Xhafa

Publikuar ne: http://www.nacionalalbania.al/2013/09/shkrimtari-naim-berisha-nuk-imitoj-letersi-kam-mesuar-nga-letersia/

 

 

Maloku: Panorama mediatike ne hapesiren mbareshqiptare!


Politologu Albinot Maloku përshkruan situatën mediatike në mbarë hapësirën shqiptare, në trojet tona në Kosovë, Maqedoni dhe më gjerë.

Sipas Malokut, rëndësia e medias është shumë e madhe për zhvillimin e një kombi dhe kulturës së tij dhe më tej flet mbi këtë kulturë mediatike, nisur nga terreni mbarëshqiptar.

Politologu në fjalë tregon se mediat shqiptare kanë një cen me mediat më të rëndësishme, duke bërë një paralelizëm me mediat më me rëndësi të botës perëndimore, ku ndryshimet janë të qarta.

Mediat shqiptare, thotë Maloku nuk e bëjnë qytetarin ta lexojë plotësisht atë, ndërsa mediat botërore nëse i lexon gazetat e Parisit ke marrë gjithçka duhet dhe informacion të bollshëm për realitetin, shprehet ai duke përmednur një artikull të një gazetareje kroate që bën fjalë për shtypin ballkanik.

“Në Shqipëri njëra medie e ka një imazh tjetër për Shqipërinë e tjetra e ka një tjetër. Në Kosovë ajo është sulmuese, e në raste ka edhe karakter të pa durueshëm, por edhe e sulmuar. Në IRJ të Maqedonisë e pa unifikuar. Tet-tuk me ndonjë dallim.”

Politologu Albinot Maloku nënvizon se media në Shqipëri është e kapur nga politika dhe se si një lexues ai nuk do të lexonte një gazetë e cila ta doktrinonte me një vijë të caktuar politike, ndërsa mediat në perëndim janë të pavarura dhe me informacion të konfirmuar.

http://www.nacionalalbania.al/2013/06/maloku-panorama-mediatike-ne-hapesiren-mbarekombetare/

Nga – Dionis Xhafa

Image