“Dije e varrosur” nën hijen e gradaçelave


Dionis Xhafa

Në rrugët e Tiranës mund të gjesh pa fund librashitës, të cilët ndoshta nuk kanë diplomë fakulteti, por janë ndër njerëzit më të lexuar në qytet. Fredi është një nga ta. Ai është dëshmia e gjallë sesi njerëz të lexuar bëjnë një jetë të vështirë, në kufi të mbijetesës

Fredi është 32-vjeçar, beqar dhe mjaft i apasionuar pas librave. Nuk është as mjek, as mësues dhe nuk ushtron ndonjë profesion që të mund ta ‘lartësonte’ në jetë. Si rrjedhojë edhe paratë mezi i nxjerr.Nuk ka as krevatë dhe nuk vishet as me kostum. Përkundrazi, ngjan i thjeshtë, i heshtur dhe i mbyllur në ‘kasollen e tij’ të dashur të leximeve, në librarinë e vet. Mbijeton duke shitur libra, të cilët më së shumti janë të vjetër e të pluhurosur, por shumë të vlefshëm.

Njëlloj sikur janë librat e tij në shumicë, ashtu ngjan përbrenda edhe libraria e tij ‘Gjanica’. E errësuar në shumë pjesë të saj, por me libra që rrezatojnë dituri, të cilët duket se i japin dritë librarisë. Fredi thotë se ndërtesën e librarisë së tij e ka marrë me qira dhe se paguan edhe taksa goxha të shtrenja. “Paguaj 350 mijë lekë të vjetra qira në muaj dhe taksa përplot. Aq shumë më rëndojnë, sa mund të them se ajo ç’ka fitoj shkon në kufijtë e mbijetesës’, thotë Fredi.

dionis xhafa1

Librashitësi ynë shprehet se zgjohet nga gjumi në orën 6.00 dhe pasi bëhet gati niset për tek libraria e tij. Atë e hap nga ora 8.00.Thotë se mundohet ta hapë sa më shpejt, me qëllim që të mund të ketë kohë sa më tepër të fitojë gjëplaçkë. Duket se aq ia kanë sjellë ‘në majë të hundës’ taksat, saqë ankohet vazhdimisht për to. Më tej shton se për fat të keq njerëzit zgjedhin të konsumojnë kafene, të hanë diçka dhe të rrallë janë ata njerëz të uritur për dije.

Fredi ta jep që në pamje të parë se është një person i lexuar. I pajisur me syze disi të mëdha, me flokë të qethura shkurt dhe të rëna thuajse krejtësisht, ngjan tepër i mendueshëm sa here e kthen një përgjigje. Ai thotë se gjithmonë i lexon librat që i shet. Tregon se i pëlqejnë romanet me natyrë politike, policeske dhe aventurierë.

Libraria e Fredit, ‘Gjanica’ndodhet pranë Stacionit të Trenit. Kjo është një nga ato zona të Tiranës, pallatet shumëkatëshe të së cilës ngjajnë sikur prekin qiellin. Është nga ata zona, e cila ‘kontribon’ndoshta më së tepërmi që Tirana të konsiderohet edhe ‘metropol’. Mes këtyre qiellgërvishtësish, pallatesh shumëkatësh dhe shumëngjyrësh, ndodhet si në cep libraria e Fredit.Në mes të kaosit dhe të rrëmujës, gjenden edhe vende si ky,të qeta nga të cilat mund të nxësh dije.

Libraria e Fredit duket sikur qëndron ‘e pamposhtur’ përballë pallateve me fasada, reklamave e posterave gjigandë në Stacionin e Trenit. Duket sikur qëndron ‘stoike’ përballë disa antivlerave që imponon moderniteti.

Te libraria e Fredit, që është tejet e vogël dhe mezi e dukshme mes dyqanesh dhe lokalesh rreth e rrotull gjen kryevepra të autorëve vendas dhe të huaj,të rinj dhe të vjetër, modern dhe të lashtë, të lëvizjeve kombëtare, të revolucioneve apo ndryshimeve të sistemeve. Vrull, pasion, thirrje të zjarrta, vargje të rralla ‘fshihen’ në librat me kapakë të rëndë brenda librarisë së Fredit. E tërë kjo ‘pasuri’ gjendet në një ndërtesë fare të vogël, në një vend ku duken sikur kanë mbirë pallate. Ngjan madje sikur këta pallate kërkojnë ‘ta hanë’ edhe këtë ‘kasollë dijeje’, e cila vijon të mbijetojë.

Mediat britanike: Shqiptarët, të parët për nga numri i të burgosurve në Angli, ja krimet që bëjnë më shpesh


dionis xhafa1

Duket se krimi shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar është rritur jashtëzakonisht gjatë viteve të fundit. Numri i shqiptarëve në burgjet britanike është rritur 4-fish në raport me vitin 2013, deri aty sa ata përbëjnë grupin etnik me më shumë të burgosur në Angli.

Shqiptarët, të burgosur në Britaninë e Madhe përbëjnë një të dhjetën e personave me shtetësi të huaj në Angli dhe Uells, megjithë masat e marra. “The Times” raporton se numri shqiptarëve në Angli për herë të parë mbërriti në 999 pasuar nga polakët 835, rumunët 806, irlandezët 721 dhe xhamajkanët 440.

Shumica e shqiptarëve në burgjet angleze vuajnë dënimin për trafik droge, kryesisht të kokainës. Ndërsa, vitet e fundit është shtuar shumë edhe numri i atyre që burgosen për trafik kanabisi në ferma, e që më pas thonë se e bëjnë këtë punë për të paguar borxhet që kanë ndaj personave që i kanë dërguar në Britani si klandestinë.

Në një raport të CNA-së në vitin 2017, thuhej se shqiptarët tashmë përbënin një komunitet me “profil të lartë kriminal” në Britaninë e Madhe. Madje, aty thuhet se “kryeqendra e shpërndarjes së drogës nga shqiptarët është Londra”, ku drejton kryebashkiaku Sadiq Khan i laburistëve. Ajo që vënë në dukje mediat britanike është fakti se kriminaliteti shqiptar në Angli është i lartë, edhe pse Shqipëria ka një popullatë prej as 3 milionë banorë.

Cështja e krimit shqiptar dhe trafikimit të njerëzve drejt Britanisë së Madhe është diskutuar deri nga deputetë të parlamentit britanik. Deputeti konservator Philip Hollobone, i cituar nga The Times, ka thënë se importi i klandestinëve shqiptarë drejt Britanisë është “skandal i radhës i shtetit britanik”.

 

Epidemia, aspekte ekonomike dhe aspekte sociale


dionis xhafa1

Dionis Xhafa Dionis

Mendoj se masa e marrë nga qeveria shqiptare, por edhe nga qeveritë e shteteve të Bashkimit Europian apo të botës, për të mbyllur njerëzit në shtëpi për shkak të epidemisë së koronavirusit do të ketë pasoja, sigurisht. Mirëpo, nuk besoj se do të ketë pasoja kaq të mëdha, sa të ndryshojë gjithcka në një mënyrë radikale.

Mendoj se do të ketë aspekte njerëzore që do të vazhdohet si përpara shpërthimit të epidemisë dhe do ketë aspekte jetësore që do të ndryshojnë.

Mendoj se jeta, pra zhvillimi i saj, pasi të përfundojë kjo mbyllje e detyruar, do të jetë në shumë aspekte si më parë. Ndoshta nuk do të jetë plot jetë, por do të rinisë, për të vazhduar njerëzimin përpara.

Kjo sepse, është dëshmuar në kohë më herët se njerëzimi ka provuar edhe epidemi të tmerrshme si murtaja dhe prapë ka vijuar. Aq më tepër, jeta sot është moderne, shumë pak njerëz janë në kushte mbijetese, por jetohet relativisht mirë.

Ndërsa, aspekti më dramatik që do të vihet re, madje që po duket edhe në këta ditë është ai ekonomik. Njerëzit po dëshpërohen nga mbyllja, sepse shpesh ata nuk mund të shkojnë dot në punë ose humbasin vendet e punës. Humbin vendet e punës dhe kjo bën që njerëzimi të përfshihet nga pesimizmi. Në SHBA, u shënua një numër rekord të papunësh, 6.6 milionë persona, të cilët kërkonin pagesën e papunësisë.

Edhe Europa e BE kanë paralajmëruar se pas koronavirusit mund të kemi krizë të vërtetë ekonomike. Shumë persona, edhe në Shqipëri, nuk kanë para për të paguar kredinë apo qiranë, në rast se humbin vendin e punës. Edhe zinxhiri ekonomik bëhet më i ndërlikuar dhe madje problematik.

Qeveria jonë ka marrë masa, por sërish, shqiptarët janë të shpërndarë dhe nuk jetojnë vetëm në Shqipëri, por ka edhe jashtë atdheut. Një shembull: Si do veprojë një shqiptar emigrant në Itali a Greqi, që ka mbetur pa punë dhe i duhet të paguajë qiranë tek pronari italian a grek? E pra, ai do bjerë në vështirësi, madje mund të përfundojë edhe rrugëve, si mos më keq.

Prandaj, kjo situatë do të ketë pasoja ekonomike. Kjo është e sigurt. Ajo që mund të thuhet si përfundim është se jeta sigurohet, por jo siguria në jetë, jo puna, jo paraja, jo ekonomia. Dhe jeta do të vazhdojë, por me siguri me më tepër dëshpërim.

Skicë politike


Dionis Xhafa

 

Doli një njeri,

të mposhtë një marrëzi,

edhe një pushtet të zi,

sic në vargje e kish shkruar Migjeni.

 

Kur e zeza u mposht, thamë do triumfojë,

liri mbi harbutëri, sic do gjithë kjo rini, edhe njerëzi,

por u zbeh me ngadalësi, se u bë zi e më zi, e zeza,

erdhi e u trash, si egërsi, me dredhi, e tradhti, rrëzoi një fije shpresë, dic liri.

Operacion i madh i Europolit/ Arrestohen 25 shqiptarë, trafikonin drogë në vende të ndryshme të Europës


dionis xhafa1

Plot 25 persona të dyshuar, që të gjithë shqiptarë, pjesë e një rrjeti kriminal të organizuar, janë arrestuar gjatë një operacini të madh  të Europolit, të kryer në shtete të ndryshme europiane si në Belgjikë, , Spanjë, Hollandë, Gjermani dhe Francë.

Në këtë super-operacion janë përfshirë gjithsej 600 oficerë policie. Arrestimet janë kryer, pasi personat, të dyshuar si anëtar të një bande, ishin mbajtur nën hetim që në vitin 2017, nga Policia Vendore belge në Antuerp. Operacioni u krye në bashkëpunim me Policinë Federale Belge, e (Federale Politie), Gardën Civile Spanjolle (Guardia Civile), Policinë Hollandeze (Politie), etj, shkruan portali kryesor i Europol.

Policia Gjyqësore Franceze dhe Zyra Federale e Policisë Kriminale Gjermane (Bundeskriminalamt), Policia e Shtetit Sachsen-Anhalt (Landespolizei Sachsen-Anhalt) dhe Grupi i Përbashkët i Hetimit të Drogave të Zyrës Shtetërore të Policisë Kriminale të Saksonisë-Anhalt dhe Zyrës Doganore e Hannover  morën pjesë në këtë operacion.

Hetimi i drejtuar nga Policia Lokale e Antuerp zbuloi se droga ishte duke u kontrabanduar e fshehur në kontejnerë në Belgjikë përpara se të shpërndahej më tej në të gjithë Evropën duke përdorur automjete të pajisura me ndarje të sofistikuara, të fshehura. I njëjti grup kriminal besohet gjithashtu se po menaxhonte plantacionet e kanabisit në Spanjë dhe Gjermani, ku ata kultivuan dhe përpunuan marijuanën, përpara se të transferohej në vendet e tjera të Evropës për shitje dhe shpërndarje të mëtejshme.

Operacioni përfunoi me këto rezultate:

9 arrestime në Belgjikë, 6 arrestime në Spanjë, 3 arrestime në Hollandë, 6 arrestime në Gjermani dhe një arrestim tjetër në Francë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të arrestimeve në 25;

Rreth 30 vetë janë vënë në arrest shtëpie, janë shkatërruar 6 plantacione të drogës, janë konfiskuar rreth 60 mijë euro, telefona celularë, armë dhe mjete të tjera.

Mënyra si vepronte grupimi kriminal

Grupi klanor kriminal funksiononte në një mënyrë hierarkike, me degë që funksiononin ndërkombëtarisht. Disa nga anëtarët e saj të arrestuar kanë një histori të trafikut të drogës në vende të ndryshme.

Europol e mbështeti këtë hetim duke siguruar një ekspertizë të përsosur dhe një mbështetje të gjerë analize dhe lehtësuar shkëmbimin e informacionit përmes kanaleve të tij të sigurta. Një numër takimesh operacionale u organizuan nga Europol në të gjithë Evropën me qëllim plotësimin e boshllëqeve hetimore në nivelin ndërkombëtar dhe koordinimin e veprimeve të njëkohshme që synojnë çmontimin e gjithë strukturës së këtij grupi kriminal.

Në ditën e veprimit, dy ekspertë të Europol u vendosën në vend në Belgjikë dhe një në Spanjë për të lejuar shkëmbimin e informacionit në kohë reale dhe kontrollet e të dhënave të mbledhura gjatë aksionit kundër bazës së të dhënave të Europol. Eurojust asistoi në ekzekutimin e Urdhrave Evropianë të Hetimit dhe Letrave të Kërkesës midis palëve të përfshira.

Ky hetim është pjesë e rrjetit italian Direzione Investigativa Antimafia (DIA) Project @ON, një iniciativë për të trajtuar grupet e krimit të organizuar të llojit mafioz aktiv në Evropë. Projekti u nis në selinë e Europol në 2018 dhe përfshin 15 shtete anëtare dhe Europol. Rrjeti @ON, me Projektin e tij të financuar nga BE-ja ONNET i cili synon të financojë aktivitetet përkatëse operacionale, synon grupet e strukturuara kriminale të strukturuara në tërësi, me aktivitet e tyre të paligjshme.

(dionis – xhafa/ Balkanweb)

 

“Shqiponja e zezë”, arrestohen italianë e shqiptarë për përfshirje në organizatë kriminale. Si bëhej transporti i kokainës në sheshet e Romës


Policia italiane ka përfunduar me sukses operacionin e koduar “Shqiponja e zezë 2018”. Në lidhje me këtë operacion, policia e Italisë ka arrestuar katër italianë nga Roma dhe një shqiptar. Ndaj tyre, gjykata e Romës kishte lëshuar urdhrin e arrestit me burg.

Të arrestuarit akuzohen për shoqatë të armatosur që synon trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike, mbajtja e armëve të paligjshme dhe posedim i mallrave të vjedhura. Në pranga përfunduan italianët Fabrizio Borghi, Fabrizio Fabietti, Christian Testo, Luciano Russo dhe Alvaro Vyshka, shkruajnë mediat e vendit fqinj.

Pesë personat e arrestuar ishin pjesë e një organizate kriminale të armatosur të përkushtuar për importin dhe shpërndarjen vijuese të sasive të mëdha të kokainës. Drogës u mblodh në Holandë dhe u importua në Itali, ku shitej më pas në tregjet e drogës. Poseduesit kishin në përdorim edhe makina, me të cilat bënin trafikun e lëndëve narkotike.

Në kuadër të të njëjtit operacion, më herët ishin arrestuar edhe persona të tjerë nëntë gjithsej, shqiptarë e italianë. Konkretisht, pas arrestimit të kreut të organizatës në Itali, Lulzim Daiu, një nga bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, Artan Monari, me bashkëpunimin e Alvaro Vyshkës, kishte marrë përsipër kryerjen e aktiviteteve të paligjshme duke pasur kontakt me furnizuesit e Daiut në Holandë dhe kryheshin importe të shumta të kokainës që u shiteshin blerësve italianë, katër romakëve të arrestuar, të cilët e shisnin atë në sheshet e tregtimit të drogave të Tor Bella Monaca dhe San Basilio.

Droga u mor direkt në Holandë në Roterdam nga korrierët e besuar, të cilët përdornin edhe makina tepër të shtrenjta. Organizata kishte një flotë shumë të efektshme të makinave të modifikuara sipas sasisë së lëndës narkotike që do të transportohej. Po ashtu, organizata përdorte edhe furgonë, me anë të së cilëve bëhej transporti i drogave dhe armëve.  Grupi dyshohet se kishte lidhje edhe me grupe të tjera në Spanjë e Kolumbi. Është provuar se kjo organizatë e përbërë nga shqiptarë e italianë kishte lidhje me një organizatë të transportit të drogës nga Kolumbia.

Hetimet e mëvonshme nxorën në dritë disa emra të organizatës në Itali, të cilët transportonin drogëra të forta në sheshet e Romës. Personat përgjegjës për transportin ishin Artan Monari, Alvaro Vyshka, si dhe italianët Fabrizio Borghi, Fabrizio Fabietti, Christian Testo, Luciano Russo. Këta persona, gjatë periudhës shtator – nëntor 2018 kanë transportuar më së paku 85 kilogramë lëndë narkotike, kryesisht kokainë. Tashmë organizata është shpërbërë dhe anëtarët e saj janë duke u përgjigjur para drejtësisë.

Dionis Xhafa, BW

dionis xhafa1

 

 

 

Bënte namin me grabitje në Spanjë, shqiptari i rrezikshëm ekstradohet nga Gjermania. Shkatërrohet grupi i hajdutëve që vidhte vilat


Mediat spanjolle shkruajnë se kanë ekstraduar një shqiptar të rrezikshëm, i dyshuar në pjesëmarrjen e disa grabitjeve të realizuara në territorin kombëtar spanjoll. Ai dhe banda e tërë akuzohen për dhjetëra grabitje që kanë kryer në Huesca dhe Lleida.

Drejtësia spanjolle ka kërkuar nga autoritetet gjermane që të ekstradojnë kriminelin shqiptar, që pasi ka kryer vjedhjet, është arratisur drejt shtetit gjerman. Me arrestimin e tij, banda e hajdutëve të cilëve i përkiste, e cila kishte 13 anëtarë dhe u çmontua në Prill 2018, është çmontuar plotësisht, shkruajnë mediat spanjolle.

Forcat policore spanjolle kishte 2 vjet që kishin ndjekur rastin me tepër kujdes, pasi kishin marrë informacion se një grup, kryesisht i përbërë me shqiptarë kryenin vjedhje në disa provinca të Spanjës. Grupi i shqiptarëve, që dyshohet se kishin ikur në Spanjë vetëm për grabitje, akuzohen për së paku 75 raste të vjedhjeve.

Në prill 2018, forcat policore të Spanjës inspektuan vjedhjen e disa banesave në zona spanjolle dhe arrestuan  njëmbëdhjetë vetë në Lleida dhe Reus (Tarragona). Ata akuzohen për vjedhje në seri, si dhe për pjesëmarrje në një grup kriminal. Për më tepër, u zbulua se ata kishin vjedhur plot 11 makina e kishin në posedim 1.1 kilogramë kokainë.

Hetimi për të ndjekur gjurmët

Në operacionin e kryer në vitin 2018, dy anëtarë të bandës së grabitjeve arritën të shpëtojnë. Ata janë dy shqiptarë të moshave 26 dhe 29 vjeç. Që prej arratisjes së tyre, Garda Civile u përkushtua të ndjekë gjurmët e tyre dhe të gjejë të rinjtë nga Shqipëria.

Pas shumë përpjekjeve, autoritetet spanjolle arritën të zbulojnë se dy shqiptarët kishin ikur nga Spanja. Të arratisurit nga drejtësia spanjolle, kërkuan strehim jashtë vendit. Pas shumë kërkimeve dhe bashkëpunimit me policitë përkatëse, Spanja arriti që të kishte të arratisurit para drejtësisë të shtetit spanjoll. Njëri prej shqiptarëve u kap në Gjermani, kurse tjetri në Hungari.

Shqiptar 29-vjeçar u arrestua në Hungari dhe u vu në dispozicion të autoriteteve  më 6 shtator. I riu ka qenë në burg që në atë kohë. I pandehuri tjetër, 26 vjeç, ka qenë i vendosur në Gjermani, ku u arrestua në 29 nëntor. Tani dorëzimi i tij për autoritetet spanjolle iu bë për t’u përgjigjur për akuzat e marrjes pjesë në një bandë hajdutësh ndërkombëtarë. Nga gjykatat spanjolle thuhet se me arrestimin e dy të arratisurve, gjithë grupi është në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

Dionis Xhafa

 

 

“Do ta besoja se e fiton Nobelin para se të lavdëronte Millosheviçin”, ja çfarë thonë autorët e mëdhenj për autorin austriak


Peter Hendke, 20 vjet më herët përpara se të shpallej fitues i Çmimit Nobel për Letërsinë, kishte arritur të fitojë tjetër çmim. Në atë kohë, shkrimtari mjaft i njohur botërisht Selman Ruzhdie kishte deklaruar se “Hendke kishte mbrojtur regjimin e Slobodan Millosheviçit”.

Trashëgimia sllovene e Hendke kishte zgjuar në nënvetëdije një nacionalizëm të flaktë serb. Hendke kishte thënë ndër të tjera se “myslimanët në Bosnjë e Herszegovinë kanë vrarë veten e më pas kanë fajësur serbët se kanë shkaktuar masakër”. Shtatë vjet pas Rushdie kishte thënë se Hendke shfaq pikëpamje në mbrojtje të një njeriu skllavërues e nacionalist si Millosheviç, Hendke kishte marrë pjesë edhe në funeralin e ish-presidentit serb në Beograd.

Tashmë që shkrimtari austriak ka fituar Nobelin, Rushdie ka thënë për “Guardian”: “Nuk kam asgjë për të shtuar, mund të konfirmoj atë që kam thënë përpara disa vitesh”.

Cmimi Nobel për këtë vit është kritikuar nga shkritarë në dy drejtime. E para se vazhdohet të jepet ky çmim kryesisht për gjininë mashkullore dhe e dyta se atë e fitojnë më shumë shkrimtarët europianë, duke e bërë gjithnjë e më shumë “europeiste”. Një shkrimtar i njohur britanik me origjinë indiane Hari Kunzru, tha se Hendke është shkrimtar shumë i mirë, por zgjedhje shqetësuese për Nobel. Ai tha se besonte se hendke do e fitonte Nobelin, në rast se nuk do të propagandonte regjimin famëkeq të Millosheviçit.

Slavoj Zižek, filozof slloven dhe kritik i gjatë i Handke, i tha Guardian: “Në vitin 2014, Handke kërkoi që Nobeli të shfuqizohej, duke thënë se ishte një” kanonizim i rremë “i letërsisë. Fakti që ai e mori atë tani dëshmon se ai kishte të drejtë. Kjo është Suedia sot. Dikush që ka lavdëruar kriminel lufte merr çmim Nobel ndërsa vendi mori pjesë plotësisht në vrasjen e personazheve të heroit të vërtetë të kohërave tona, Julian Assange. Reagimi ynë duhet të jetë: jo çmimi Nobel për letërsinë për Handke, por çmimi Nobel për paqen për Assange. ”

Autori slloven Miha Mazzini tha: “Disa artistë shitën shpirtrat e tyre njerëzorë për ideologji (nazizmi), disa për urrejtje (antisemitizëm i tërbuar), disa për para dhe fuqi (Kusturica) por ai që më ofendoi më shumë ishte Handke me naivitetin e tij për regjimin e Milošević.

Dhe është personale. Nuk do ta harroj kurrë dimrin e ftohtë kur Jugosllavia po binte dhe nuk kishte asgjë në raftet e dyqaneve. Ne ishim një familje e re dhe vajza ime ishte vogëlushe dhe ishte jashtëzakonisht e ftohtë. Unë e kalova tërë ditën në radhë për vajin e ngrohjes dhe në mbrëmje, gati të ngrirë, fillova të lexoj esenë e Handke për Jugosllavinë. Ai shkroi për mënyrën sesi më kishte zili: ndërsa ata austriakë dhe gjermanë, ata perëndimorë, kishin kishin mendjen për konsumizëm, ne, jugosllavët, duhej të radhiteshim dhe të luftonim për gjithçka. Oh, sa afër natyrës që ishim! Sa më pak materialistë dhe më të frymëzuar ishim! Edhe në atë kohë, e gjeta atë mizore dhe tërësisht të zhytur në naivitetin e tij. ”

Në vitin 2008, romancieri Jonathan Littell shkroi se Handke është një autor i shkëlqyyer, por kur vjen puna te pikëpamajet, “jam armik i tij”. Dr Helen Finch, profesor i asociuar në Gjermani në Universitetin e Leeds, vlerësoi aftësinë e Handke për të eksploruar “kufijtë e përvojës njerëzore në një mënyrë të jashtëzakonshme dhe për” formën e tij të hershme dhe komplekse të ekopoetikës “, por tha se fitimi i tij Nobel” tregon se komiteti i çmimeve është akoma i inatosur nga burra të bardhë evropianë që shkruajnë në një traditë poetike elitare, dhe është i veshur me shoqërimin politik të atyre burrave ”. Disa ishin të kënaqur nga Handke.

Dionis Xhafa

 

 

Shkatërrohet banda shqiptare e trafikimit të njerëzve për në Britani


dionis xhafa1

Dionis Xhafa

Policia angleze në bashkëpunim me atë belge kanë përfunduar një operacion të madh policor, në kuadër të goditjes të grupeve që trafikojnë qenie njerëzore, kryesisht drejt Britanisë së Madhe.

Forcat policore europiane kanë arrestuar 15 të dyshuar për trafik njerëzor, në 23, 24 dhe 25 shtator, të cilët dyshohet se dërgonin persona nga Shqipëria me destinacion final Britaninë. Policia ishte në dijeni të trafikimit të qenieve njerëzore përgjatë autostradave belge E17 dhe E40 pasi disa banditë ishin arrestuar nga Policia Gjyqësore Federale e provincës East-Flanders. Banda në fjalë funksiononte edhe më përfshirjen e shoferëve të kamionëve në trafik, shkruajnë mediat në gjuhën angleze.

Për të çmontuar bandën, policia East-Flandres bashkëpunoi me Agjencinë Kombëtare të Krimit në Mbretërinë e Bashkuar. Një nga personat kryesor të përfshirë në trafik njerëzor dyshohet se është një shtetas shqiptrar 29 vjeç. Au u arrestua në afërsi të Gentit më datë 23 shtator. Pas disa kontrolleve të shpejta, një i dyshuar i dytë u gjet.

Në total, tetë shtëpi u kontrolluan në Belgjikë, shtatë prej të cilave në Gent, një në komunën Antëerp të Deurne. Në to u gjetën 37 shqiptarë që prisnin të bënin kalimin në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe një sasi të vogël kanabisi dhe hashashi. Dy persona të tjerë u arrestuan në Mbretërinë e Bashkuar, dhe një i tretë i dyshuar u gjet nga policia lokale në Gjermani.

Në total, 12 të dyshuar u arrestuan dhe 4 makina janë sekuestruar në Belgjikë. Pesë nga të dyshuarit e arrestuar në Belgjikë u vendosën nën një urdhër arresti, shtatë të dyshuarit e tjerë u lanë të lirë ndërsa prisnin gjykimin. Tre personat e arrestuar në Angli dhe Gjermani do të ekstradohen në Belgjikë për shkak të Urdhërit Evropian të Arrestimit të ngritur nga gjykatësi në Ghent.

Ditari i Dibrës, shtator 2019


Dionis Xhafa

Edhe në muajin shtator 2019, vazhdojnë zhvillimet politike të Shqipërisë, të cilat dashje e pa dashje lidhen edhe me Dibrën. Kështu, dosja e shumëpërfolur 184 për dyshime për shit-blerje të votave pritet që të hetohet pikërisht nga Prokuroria e Dibrës, pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda hoqi dorë nga kjo dosje.

Rifat Kojku e Belina Zeneli do të jenë dy prokurorët që do të hetojnë dosjen 184, të caktuar me urdhër të drejtueses së prokurorisë në Dibër. Vendimi për shpalljen e moskompetencës u firmos nga prokurori Klodian Braho në muajin korrik, në heshtje të plotë, teksa vendi ziente nga debati për zgjedhjet e 30 qershorit, që u zhvilluan pa pjesëmarrjen e opozitës.

Institucioni i Krimeve të Rënda argumentoi se në këtë cështje nuk kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal, e për këtë shkak dosja nuk është në kompetencën e Krimeve të Rënda për ta hetuar.

Hetimet per rastin nisën pas kallëzimit që Partia Demokratike beri në shtator të 2016, ku ngrinte dyshime se zyrtarë të lartë po ndikonin në rezultatin zgjedhor për kryebashkiakun e Dibrës. Me vendim të gjykatës së Krimeve të Rënda u përgjuan të paktën 20 numra telefoni dhe nën hetim u morën një numër i madh zyrtarësh lokalë. Në përgjimet që u publikuan nga BILD, dëgjohen eksponentët e lartë të maxhorancës, që nga kryeministri i vendit, , ish-ministra, ish deputetë, funksionarë të policisë, si dhe zyrtarë lokalë në Dibër.

Ky zhvillim ka shoqëruar politikën vendore, por edhe atë të Republikës këta kohë, ndërsa një lajm i hidhur i kronikës u shënua në qytetin e Bulqizës. Një adoleshent vrau një tjetër në qytetin minator. Pas disa orësh në arrati, është arrestuar autori i vrasjes së 21-vjeçarit Arlind Pasha në Dibër. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Fatjon Keta ka rënë në pranga.

Ky i fundit goditi me thikë në qendër të qytetit shokun e tij. I riu njihet si njeri problematik, pasi shpesh herë thirrjen në polici për shkak të dhunës që ushtronte ndaj familjarëve të tij. Po ashtu dyshohet se ishte person me probleme të shëndetit mendor si dhe përdorues i lëndëve narkotike.

Po në Bulqizë, pas disa ditësh, u gjet e mbytur në lumë një grua 32 vjeçe. Ndërkaq, procedime penale janë ngritur ndaj ish-zyrtarëve të ALUIZNI-t në Dibër, por edhe zyrtarë të tjerë lokalë.

Më datë 14 shtator, u shënua një aksiudent në Shupenzë,. Teksa një gtrua u plagos dhe u dërgua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Ditë më vonë, Sllativa në Sllovë u trondit nga një ngjarje e rëndë me viktimë me një të ri dhe të plagosur disa të tjerë. Rreth orës 03.00, datë 17.09.2019, fshatin Sllatinë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, (konflikt i çastit, pasi kishin konsumuar alkool), në ambientet e një lokali në fshat, shtetasi Qazim Plaku, 24 vjeç, dyshohet se ka plagosur me thikë shtetasin Myrtezan Hysa, 24 vjeç, dhe ky i fundit në bashkëpunim me vëllain e tij, ka plagosur me sende të forta shtetasin Dukagjin Plaku, 29 vjeç, ku si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Si rezultat i reagimit në kohë të policisë, dhe veprimeve hetimore të kryera, janë kapur dhe arrestuar autorët e dyshuar të ngjarjes, shtetasit Q.Plaku, banues në fshatin Sllatinë (vëllai i viktimës); Jurgen Hysa dhe Myrtezan Hysa (vëllezër), banues në fshatin Sllatinë. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë Dibër për herime të mëtejshme.

Ndërsa pas Dibrës, kthehet “sherri” në Bulqizë. Në një natë në dukje të qetë, plagoset pas një sherri vëllai i kryebashkiakut të zgjedhur Lefter Allës, Vangjel Alla. Kreu bashkiak i sapozgjedhur Lefter Alla deklaroi se ngjarja nuk ka lidhje me politikën dhe as me funksionin e tij.

Kurse në ditët e fundit të shtatorit, tërmeti dhe përmbytjet bënë që të zgjohet keq Tirana, e Shqipëria dhe sigurisht efektet janë dhënë edhe në Dibër. Në një qark e zonë kaq të varfër, sigurisht dëmet janë të shumta dhe reagimet institucionale duhet të jenë më të forta.