.

 

 

Advertisements

Rasti Gruevski ose tradhtia e madhe ndaj shqiptarëve


dionis3

Dionis Xhafa

Për më shumë se 10 vjet në krye të shtetit, kryeministër i vendit, Nikolla Gruevski, armik i fshehtë dhe herë i hapur i shqiptarëve në Maqedoni, pasi nuk i ka hyrë gjëmb në këmbë pas një sërë problematikash që ka pasur shteti maqedonas, më në fund ka nisur të ketë krisje dhe drejtësi edhe për shtetarët.

Ai u dënua me 2 vjet heqje lirie për një prej proceseve të tij gjyqësore, kurse kundër emrit Nikolla Gruevski, shtetas i Republikës së Maqedonisë janë në proces një sërë gjyqesh. Në një shkrim të mediave ndërkombëtare thuhej se Gruevski madje rrezikon deri burgim të përjetshëm, për veprat e kryera tinëzisht ose hapur gjatë kohës që ka qenë në pushtet. Veprat penale të cilat ai ka shkelur tashmë ose që janë të dyshuara se i ka shkelur në tërësi kanë të bëjnë me korrupsionin, edhe këtë galopant.

Gruevski ka dyshime si lider politik. Në kohën që ai ka qenë në krye të shtetit kanë ndodhur një sërë ngjarjesh e gjyqesh shumë të dyshimta, duke nisur nga vrasje apo ngjarje të dyshuara se janë politike, e deri te “Kumanova”, e fundit në radhë ku kishte dyshime të forta për skenare apo edhe parregullësi ndaj atyre që janë dënuar me burgime përjetë apo dënime të tjera. Sikur të anashkalohet tërësisht procesi gjyqësor, edhe vetë kushtet në burgjet e Maqedonisë, transmetuar nga media vendore dhe europiane, madje edhe ndërkombëtare, rezulton se në burgjet me të burgosur ordiner, por edhe të dyshuar se mund të jenë të burgosur politikisht, kushtet janë të rënda dhe se forca e dhuna dominon.

Edhe Maqedonia gjatë viteve të udhëheqjes së Gruevskit ka qenë dhunë, ka pasur gjak e përplasje, deri në kulmimin e ngjarjeve të 27 prillit në parlamentin maqedonas, duke e sjellë bash dhunën në Kuvend, duke e ngritur si simbol të madh të këtij pushteti të frikshëm. Maqedonia gjatë atyre viteve që në pushtet ka qenë Gruevski, ka qenë e ftohtë, po e njëjta, po mërdhihje, po përçarje dhe braktisje, po emigrim dhe mall për shqiptarët, po largime dhe dhunime, e mbi të gjitha një zhytje thuajse totale e popullatës shqiptare sidomos në varfëri, e nga ana tjetër në mënyrë të paturpshme ngritja përpjetë e statujave marrosëse dhe të tmerrshme, që kishin zënë rrënjë në mes të Shkupit, duke dëftuar lemerinë e një vendi që gjen përçarje.

Si për të ilustruar realitetin në Maqedoni, kam qenë edhe vetë, por se një mik andej i quajtur Ahmet Selmani, autor, tregonte se Shkupi veçanërisht ku ai jeton, ngjan si qytet i zi, i pllakosur në trishtim, ndarë më dysh dhe se maqedonasit jetojnë mirë, kurse shqiptarët si mos më keq, shtypur keq e më keq në zi. Ishte po i mendimit se ai vend ngjan si Rripi i Gazës, por jo në Lindjen e Mesme, por në Ballkan.

Gruevski, për fund ngjan njeriu që vetëm ka presionuar pushtet. Kryeministri i fundit i Maqedonisë, përpara Zaev i ka luftuar shqiptarët, ka që thonë se ai i futur në sherre pikërisht shqiptarët me skenarë dhe ngjarje të tmerrshme dhe ku skemat e shërbimeve sekrete ishin të dyshimta, përfshirë edhe shërbimet ruse në shtetin maqedon. Por ky Gruevsk ndihmohet prej tradhtarëve të shqiptarisë, duke u arratisur drejt Hungarisë, teksa më parë kaloi përmes Shqipërisë. Kjo është tradhtia më e madhe, vula në ballë e tradhtisë ndaj shqiptarëve, shqiptarisë dhe kombit tonë liridashës shqiptar.

 

 

 

 

“Hakmarrja greke”, shqiptarët kthehen në kufi


 

Greqia ka kthyer dhe vijon të kthejë shqiptarë në kufi. Kjo me gjasë si kundër përgjigje ndaj ngjarjeve të fundit që kanë ndodhur në Bularat të Gjirokastrës

Dionis Xhafa

Duket se ngjarja e fundit, ku ekstremisti grek Kostandin Kacifas u vra në Bularat të Gjirokastrës, pasi ka qëlluar në drejtim të Policisë së Shtetit,  ka ndikuar ndjeshëm në trajtimin që iu bëjnë zyrtarët grekë, sidomos ata në kufi, shqiptarëve që duan të ikin për në Greqi. Në 24 orët e fundit, raportohen një sërë rastesh, kur policia helene kthen shqiptarët në kufi, duke e argumentuar shpesh edhe me rregulla që do BE-ja, por në raste të caktuara “dëbohen” edhe ata që thjesht duan të bëjnë vizita në vendin fqinj. Shqiptarët kanë pritur në radhë të gjata me makina, deri në 3 kilometra në Kapshticë. E njëjta situatë thuajse paraqitet edhe në Kakavijë. Policia greke nuk po lejon në masë shqiptarët, sidomos ata që janë pa dokumente në vendin fqinj, duke i kthyer pas në atdhe. Ashpërsia e autoriteteve helene është shfaqur në një mënyrë të egër gjatë kohëve të fundit. Nga ana e shqiptarëve që e kanë vuajtur këtë situatë të paprecedentë, është thënë se ndalimi në kufi i shumë shqiptarëve është një turp nga pala greke, që duket se e vazhdon racizmin ndaj shqiptarëve. Ky racizëm dhe kthim ngjan se është rritur së tepërmi kohët e fundit, pas ngjarjeve të ndodhura në jug të vendit tonë. Autoritetet greke thanë se “kanë probleme me sistemin kompjuterik”. Kujtojmë se më herët shumë grekë kanë mbërritur në jug të Shqipërisë, duke marrë pjesë në varrimin e Kostandin Kacifas. Shumë prej tyre janë proceduar penalisht ose janë dëbuar nga vendi ynë, duke u bazuar në prova të vandalizmit, teksa policia jonë iu gjeti prova e fakte, se ata në fakt kishte dyshime se kishin ardhur për aktivitete të mirfillta esktremiste. Nga Policia e Shqipërisë, disa grekëve iu është gjetur sende të palejuara dhe kapuçë e armë.

Ndrageta, si mafia italiane po shtrin qelizat e saj në ekonomitë e vendeve të Europës


dionis xhafa1

Dionis Xhafa

 

Ndrageta është rritur tashmë fuqishëm. Ky grupim kriminal mafioz duket se nuk ka veprimtari e shtrirje të aktivitetit të saj vetëm në Itali, por edhe jashtë vendit. “Ndrageta” po shtrin rrënjët e saj në disa vende të Europës, ku ka krijuar biznese dhe të gjitha këto si një mbulesë për të mos dalë në krye kriminaliteti dhe trafiku i lëndëve narkotike të forta kryesisht që kryen grupi. Prokurori ndaj mafias dhe terrorizmit në Itali i quajtur Federico Cafiero De Raho nga Napoli ka folur për Euro news në lidhje me faktin se ekonomia kriminale e Ndragetës po hedh baza në mbarë kontinentin europian.

Grupi, që ka bazën e saj në rajonin jug-perëndimor në Kalabrisë, u godit fuqishëm këtë javë teksa janë dhënë nga gjykatat e Italisë gjithsej për anëtarë të saj 118 masa sigurimi për burgosje. Janë dhënë dënime të rënda, që gjithsej shkojnë në 1 200 vjet burg për më tepër se 100 anëtarë të grupimit mafioz kalabrez. Dënimet janë dhënë nga Gjykata e Reggio Emilias. Dënimet janë dhënë për shkak se bandat janë “futur” tashmë në ekonominë e jugut të Italisë, duke blerë hotele, restorante dhe të tjera ndërtesa me rëndësi. Opinioni publik italian u shokua teksa ka marrë vesh se në mesin e të akuzuarve se ishin pjesë e mafies ishte edhe ish-ylli i futbollit italian , Vincenzo Iaquinta. Ky i fundit u shpall fajtor nga gjykata për shkelje të ligjit për armët e zjarrit. Megjithatë, janë hedhur poshtë nga gjykata akuzat se Iaquinta kishte lidhje me mafien e se ai ka marrë thjesht dënimin për shkelje të ligjit për armët. Ndërsa babai i Vincenzos mori një dënim shembullor me 19 vjet burg për pjesëtar në organizatë mafioze.

Grupi nuk po infiltrohet vetëm në qytetet italiane

Prokurori Cafiero De Raho tha për Euro news se dënimet masive dhe shembullore dëshmojnë se rrënjët e mafies në shtetin italian janë të thella dhe tepër të qëndrueshme e kriminale mbi të gjitha, teksa metodat që përdorin këta mafiozë janë të rënda. Ndrageta nuk ka qenë mafia më me ndikim në Itali, mirëpo së fundmi ka pësuar një rritje të jashtëzakonshme. Kjo për shkak të pjesëmarrjes së saj në trafikun e drogërave që vijnë nga Amerika Latine për në Europë.

Mënyra sesi Ndrageta “e ndot” territorin është e njëjta formë që ata përdorin për të zaptuar vendin, në truallin e origjinës, tha prokurori në fjalë në lidhje me zgjerimin e mafies në shtetet europiane.

Për trafikun e kokainës nëpër Europë, mafia përdor porte të tilla europiane si Antuerp, Roterdam dhe Amsterdam si lidhje të transportit. Prokurori ka thënë madje se komunitetet janë ata që e tolerojnë shpesh herë mafien, për shkak se përfitojnë ekonomikisht prej tyre. “Këta organizata mafioze kanë stabilitet ekonomik. Ata kanë në dorë para, aq sa mund të sigurojnë jetë të mirë edhe për komunitetet. Është kjo arsyeja se përse edhe komunitetet nuk ndihen aq keq me mafien”, tha prokurori në intervistë.

Prokurori De Raho shprehet se mafia Ndrageta kërkon modeomos t’i shpëtojë ligjit. Ata, për t’ia arritur që të mbajnë paratë për vete dhe të mos bien në rrjetin e antimafies, kanë gjetur mënyra nga më të ndryshmet. Ata hapin biznese kudo në Europë, sidomos në Holandë, teksa paratë e mafies fshihen pas kompanive të mëdha ndërkombëtare të tregtimit të luleve. Ka raste, kur anëtarët e Ndragetas transportojnë paratë me çanta të mëdha, të cilat janë të mbushura me lule, por ndërkohë në brendësi ka shuma të mëdha të parave. Nga Prokuroria e Italisë shpjegojnë se grupi është shpërndarë në Europë me qëllim që të ketë “larmishmëri” dhe me metoda të ndryshme ata shpërndahen e kështu paraja qarkullon në një mënyrë, që është më e vështirë të gjurmohet për atë se nga e ka origjinën.

“Ne kemi zbuluar sesi anëtarë të Ndragetas, me urdhëra të dhëna posaçërisht nga anëtarët e klubit, kishin lëvizur nga Holanda, ku kishin kontakte dhe rrjet të fortë, për në Gjermani, pastaj nga Gjermania shkojnë në Belgjikë, e më tutje prej Belgjikës ikin në vende të ndryshme europiane, ku mes tyre është edhe Rumania”, ka thënë prokurori De Raho. “Nga hetimet tona, ka rezultuar se në Rumani ishin hapur disa kompani biznesi që operonin në fushën e riciklimit. Ata kompani, të lidhura me biznese të Italisë, më tutje janë transferuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe se për as më tepër se dy vjet janë mbyllur”, përmbyll prokurori në fjalën e tij për median europiane. Sipas vlerësimeve të Interpol, por edhe të organizatave të tjera të policisë ndërkombëtare kryesisht, del se Ndrageta ka gjithsej më tepër se 6000 anëtarë të saj. Del se grupi kontrollon më tepër se 80 për qind të tregut të trafikut të kokainës në Europë, duke e bërë atë “kampion” të tregtimit të drogërave në “kontinentin e vjetër”.

 

 

 

 

Mediat italiane: Si klanet shqiptare kontrollojnë tregun e drogës në periferi të Milanos


Dionis Xhafa, Artikull, përshtatje

Media italiane e njohur “Corriere.it” ka shkruar një artikull në lidhje me kriminalitetin në Milano dhe rrethina, e sidomos me atë lloj të krimit që ka të bëjë me tregtinë e lëndëve narkotike, sidomos ato të forta si kokaina e heroina. Në Monza dhe të tjera qendra rreth Milanos, gëlon krimi sa i takon sidomos tregtisë me drogë. Një kilogramë drogë ka raste që shitet 9500 euro dhe kjo është lëndë narkotike e llojit më të dobët, që llogaritet të jetë hashashi. Lënda narkotike më tutje tregtohet në qoshka të Milanos, nga tregtarë shqiptarë dhe ka raste kur edhe italianë apo rumunë bëhen pjesë e këtyre bandave.

Urdhër – arreste dhe urdhër – ndalime

Ka dhjetëra persona që jetojnë në këto zona periferike të Milanos, ndaj të cilëve gjykata ka lëshuar urdhëra të ndalimit ose urdhër arreste, shpesh herë që nuk ekzekutohen. Këto urdhëra të Prokurorisë kanë të bëjnë më së shumti me trafik droge: kokaine, marijuane, por se mbi të gjitha të heroinës. Vetëm pak ditë më herët u godit një gup, ku ishin 8 shqiptarë, një italian dhe një rumun, pjesë e një grupimi të dyshuar për shpërndarje të drogës. Mes tyre ishin dy gra, njëra prej të cilave ishte përdorur si një ndërlidhëse.

Arrestimet dhe urdhërat për ndalime kanë qenë si rezultat i një vrasjeje të dyfishtë të ndodhur natën e 10 nëntorit të vitit 2016 në Canegrate. Kjo vrasja ka dyshime se rrënjët i ka pasur në prishjen e pazareve të drogës në zonë. Të vrarë në një mënyrë barbare dhe në pritë, të ekzekutuar në vend me armë kanë qenë kushërinjtë e quajtur Alban dhe Agron Lleshaj, shqiptarë të moshave 37 dhe 31 vjeç. Për këto vrasje, në 2017, pesë bashkëkombas të viktimave u arrestuan. Pasi kanë kryer vrasjet, vrasësit e dyshuar kanë ikur larg, në kufi mes Italisë dhe Belgjikës. Kjo për të qëndruar larg karabinierëve, por edhe larg rivalëve të mundshëm, që kanë kërkuar t’i vrasin, si hakmarrje. Viktimat janë “sakrifikuar” që në zonën rreth Milanos të vijë në krye një grup shpërndarësish lëndësh narkotike, që mos të njohë rival tjetër. Zonë e preferuar e shpërndarjes së drogës ka qenë Legnano. Hetimet e thelluara të Prokurorisë italiane kanë dalë në përfundimin se grupet e trafikut të lëndëve narkotike janë të përbërë prej shqiptarësh, që kanë lidhje të ngushta gjaku më së shumti, farefisnie. Ata në fillim mund të kenë qenë me pak anëtarë dhe me kalimin e kohës janë bërë më të frikshëm dhe e kanë rritur aktivitetin kriminal.

Veprime monstruoze

Prokurorët në Monza kanë arritur në përfundimin se këta njerëz kryejnë veprime aspak normale dhe kriminale. Ata përshkruhen si njerëz të pamëshirshëm dhe të paskrupullt. Njerëz që mund të kenë në bord të makinës 40 kilogramë drogë dhe se me vete mbajnë edhe fëmijë, pa problem e se ka pasur edhe arreste në të tilla kushte. Arresti i fundit i këtij lloji u shënua në shtator 2017, në Saronno Gerenzano.

Kriminelët e dyshuar janë njerëz tepër problematikë, që vështirë të mund të ndreqen. Banda si ajo e Ilir Aliut 44 vjeç me nipërit e tij janë të njohura në zonë dhe e kanë shtrirë aktivitetin e tyre të krimit. Së fundmi, ata përfshinë në trafik të drogës edhe komunën e Fagnano Olona në Varese. “Nipërit dhe Iliri kanë një lidhje unike në këtë ‘tregti’. Ata tregtojnë më shumë heroinë”, është thënë në një hetim të Prokurorisë së Milanos. Nipërit e Ilir Aliut janë Plebjanko dhe Xhuliano Aliu, 23 dhe 26 vjeç. Këta të fundit kishin nam në zonë për shpërndarje droge, sidomos të heroinës.

Kontrollet policore

Edhe pse dy nipërit e Ilir Aliut nuk janë amatorë në këtë “punë” të shpërndarjes së heroinës pra, ata sërish kanë probleme. Ata nervozoheshin në kohën që bëheshin kontrolle prej karabinierëve. Por megjithatë furnizouesit e drogërave, sidomos atyre të forta e dinë se ka kontroll të policisë dhe gjithmonë ruhen prej karabinierëve. Ata madje në tregtin ëqë bëjnë nëpër rrugë përdorin emërtime si “një copë pluhur” apo gjejnë të tjera fjalë për të nënkuptuar drogën. Prokuroria i ka bërë disa goditje, ndërsa trafiku i drogës në këto zona vijon.

 

Mbi tregimet e Arlind Farizit


dionis_xhafa26

arlind-farizi

Tregimet e Arlind Farizit janë të shkurtra relativisht dhe përcjellin në shumicë të tyre mesazhe mjaft të vlefshme. Kur i lexon të krijohet një ndjesi e mrekullueshme, një si kafeinë dhe zhytesh në një botë kafkiane. Radhitja e tregimeve me “këngë” kushtuar secilës ndjesi njerëzore, të ngjall Migjenin në kujtesë, poetin që zien si vullkan nga brenda dhe është i lehtë si pupël në realitetin fizik. Ndjen sikur me veshët e tu dëgjon nota melodike të një pianoje, e zhytur kjo në një bojë të zezë e ndaj melodia vjen si zë i mbytur, si një trishtim i bukur.

Dionis Xhafa

Pushteti i krimit


Dionis Xhafa

Mediet ndërkombëtare raportojnë se Ballkani akoma mbetet toka e heronjve të rremë ku adhurohen deri edhe kriminelët kurse mbeten në pluhurin e harresës ata që vërtetë mbrojtën vlerat e lirisë. Kështu në Ballkan vijon adhurimi për njerëzit që kanë pushtet, paranë edhe përkundër faktit se ky pushtet e kjo pasuri mund të jetë krejt i(e) padrejtë. Në trojet ballkanase cilësohen “heronj” deri edhe vrasësit, kriminelët me damkë, shkaktarët e luftrave dhe të kaosit galopant. Cilësohen deri “heronj” njerëz që kanë vrarë përmes pushtetit jo veç një, por edhe qindra e mijëra persona. Akoma vijojnë të trajtohen sikur të ishin heronj politikanë apo persona të caktuar me influencë që i kanë duart e lyera me gjak jetësh njerëzore të pafajshme, që e penguan lirinë e njerëzve dhe që shkatërruan dhe rrethuan qytete.

  1. Kryekriminelët Mlladiç e Karaxhiç, heronj ndër serbë

Në vazhdë të trajtimit të kriminelëve sikur të ishin heronj, rasti më ekzemplar është ai i Ratko Mlladiç dhe i Radovan Karaxhiç. Dy liderët militarë serbë kanë kaluar nga Gjykata e Hagës ku janë akuzuar për krime të rënda si “genocid” apo “krime kundër njerëzimit”. Janë madje të dokumentuara edhe me video vrasjet makabre të boshnjakëve nga ana e këtyre liderëve nëpër fushat e Srebrenicës dhe rrethimi që i është bërë Sarajevës. Dy liderët e milicisë famëkeqe të Serbisë për fat të keq kanë shumë adhurues në shtetin serb. Emri i tyre ende është ndër institucione si “gjeneralë të luftrave”.

Kurse mbetet thuajse i harruar emri i atyre gjeneralëve – qofshin këta edhe serbë – që refuzuan të rrethojnë Sarajevën dhe nuk e drejtuan pushkën kundër njerëzve të pafajshëm. Këta të fundit jo vetëm që pak njihen, por edhe kur përmenden nga ana e serbëve, më shumë përbuzen. Realitet i këtillë, ku kriminelët ngrihen në pietestal kurse heronjtë e vërtetë varrosen është dramatik. I tillë realitet ka pasoja të tmerrshme mbi vetë popullatën serbe duke mos e shkëputur nga mitet e rreme që qarkullojnë brenda për brenda Serbisë. Tjetër është se paqja dhe kultivimi i tolerancës etnike në Ballkan nuk mund të vijë duke ngritur si heronj kriminelët. Kjo do të thotë ti trazosh shpirtrat e të vrarëve. Paqja vjen kur kriminelët të mos lartësohen qoftë edhe brenda shtetit të vet. Kjo duhet të ndodh edhe me shqiptarët. Edhe kur kriminelët të jenë shqiptarë, ata s’bën të ngrihen në pietestal.