Goditja


dionis xhafa.jpg

 

 

 

Advertisements

Burg për pafajësinë


Dionis Xhafa

 

Nuk ka ndodhur në përralla dhe as në ndonjë film triller, por në fqinjin tonë, Maqedoni. 11 shqiptarë, banues të fshatit Sopot janë dënuar me mbi 150 vjet burg nën akuzën e terrorizmit, për shkak të një shpërthimi të një mine në fshatin e tyre, ku humbën jetën dy ushtarë polakë dhe një shoqërues, të gjithë të huaj. Ngjarja ka ndodhur në kufi me Serbinë. Gjykata e ka dhënë vendimin dhe shqiptarët, si shtetas të Maqedonisë kanë vuajtur vite të tëra në burg. E gjitha në bazë të një dëshmie të një personi, e cila ka rezultuar se është marrë në kushte të torturës dhe më pas nga Prokuroria Speciale është vlerësuar se nuk ka qenë gjë tjetër, përpos se një dëshmi e rreme. Pas 15 viteve të kaluara në qeli, pasi iu është vënë në ballë padrejtësisht fjala “terroristë”, ata janë liruar që të gjithë, pasi nuk ka prova për fajësinë e tyre. Kur janë liruar, njëri rezulton se ka ndërruar jetë gjatë kësaj kohe, kurse plagët e të tjerëve janë të paimagjinueshme. Një nga të burgosurit padrejtësisht, të liruar tashmë ka thënë për mediat se gjatë kësaj kohe i ka ndërruar jetë nëna, ndërsa jeta e tyre ishte kthyer në një ferr të vërtetë.

Pasojat e parikuperueshme

Njeriu nuk është çelik dhe as gur, por prej gjaku dhe mishi. Nëse atij i vendosim një emërtim me konotacion negativ, do t’i dhembë. Në kohët e sotme, moderne, privimi i lirisë është vetëm A-ja, por ajo që dhemb më shumë është shpirti, për shkak të rëndesës së fajit. Makbethi te Shekspiri me siguri nuk do të ndihej i tmerruar nëse në shpirtin e tij nuk gëlonte vuajtja nga krimi i ndodhur. Kështu ndodh me çdo person në shoqëri. Kështu ndodhi edhe me shqiptarët e arrestuar në këtë rast, duke u gjykuar në mënyrë të padrejtë. Pasojat ndër ta janë thuajse të parikuperueshme. Dëmi moral është i madh. Njeriu është zvetënuar dhe zhbërë thuajse totalisht nga lëkura e njerëzores. Nuk është një, as dy, por 15 vite të kaluara në izolim dhe me zemrën e mbushur me faj dhe rëndesë, pa qenë fajtor.

Lëkurë e shqiptarit

Stigma shoqërore në Maqedoni e konsideron shqiptarin akoma si një “qenie inferiore”, e cila shihet si “qenie që nuk meriton të drejta”. Duke qenë se shumica e shqiptarëve janë të besimit mysliman, ata shihen si të afruar për nga veprat terroriste dhe ndaj u janë lëshuar akuza të tilla. Por i tillë perceptim nuk është gjë tjetër përpos se një paragjykim. Pa mohuar faktin se ka shqiptarë të përfshirë edhe në akte të rënda, por s’mund të jetë një shoqëri e tërë nën kriminalitet, ashtu siç konsiderohen padrejtësisht. E vërteta, siç edhe ka dalë në dritë është se edhe maqedonasit mund të jenë terroriste dhe aktet e terrorit ata i kanë shfaqur hapur në parlament, janë imponuar karshi etnisë tjetër që jeton bashkë me ta, duke mos kaluar ligjin e gjuhëve dhe duke i mbajtur nën kërcënim dhe shantazh të vazhdueshëm. Sepse në shtetin që quhet Maqedoni, lëkura e shqiptarit quhet se vlen më pak se ajo e maqedonasit.

Dehumaniteti

Shoqëria njerëzore, kudo jeton, në çdo shtet është përballur dhe përballet me dehumanitet. Në Maqedoni ka të tilla veprime nga shteti. Duke biseduar me një person në Shkup, më thoshte se kushtet në burgjet e shtetit maqedonas janë ndër më skandalozet që mund të shohësh. Torturat dhe veprat e rënda të kryera nga përfaqësues shtetërorë ishin të rënda dhe për këtë dëshmojnë ata persona, të fajshëm apo të pafajshëm që ditët e tyre më të mira të jetës i gdhijnë ndër qelitë e Idrizovës apo ndonjë burgu tjetër në shtetin tonë fqinj. E të dënohesh pa pasur faj, më 2018, kjo ndodh në Maqedoni, në Ballkanin e dashur, ku të gjithë shohin të gjithë si armiq.

 

 

 

 

  

Coftina në Hagë


dionis_xhafa26

Dionis Xhafa

Java që lamë pas ka shënuar ndër ata javë ku është marrë një nga vendimet më të rëndësishme politike të këtyre kohëve, ku në qendër të vëmendjes ka qenë Ratko Mlladiç, ish-gjenerali famëkeq që kishte drejtuar ushtrinë në Bosnjë dhe në Herzegovinë kundër myslimanëve kryesisht, duke shkaktuar një nga tragjeditë më të mëdha në shtetin boshnjak, kryesisht kundër myslimanëve, duke vrarë e masakruar mbi 100 mijë të tillë. Ratko Mlladiç mori burgim të përjetshëm për dhjetë akuza të rënda, ku përfshihet edhe gjenocidi, vrasjet masive etj, duke të dhënë idenë se kemi të bëjmë me një person të çmendur derisa kryen krime të këtilla në këto përmasa. Mlladiç më së pari është viktimë e kombit të tij, të asaj çka ngrihet si lavdi në Serbi, ku gjëja më e shënjtë konsiderohet se është kombi, teksa edhe himni serb është “Drejtësia e Zotit”. Duke pasur një mendësi të tillë, Mlladiç jo vetëm por edhe brezi i vjetër kanë idenë se për kombin, në cilësinë e gjeneralëve të luftës edhe të vrasësh është gjë që amnistohet, sikundër bëri ai vetë, por edhe Slobodan Millosheviç e persona të tjerë, viktima dhe gjenocidalë, teksa nuk janë ndalur në idenë shkatërruese për të vrarë sekënd që është kundër Serbisë, kundër kombit serb apo që është i ndryshëm në etni dhe besim, në rastin konkret kundër myslimanëve në shtetin e Bosnjës. A janë vetëm këta arsyet që kanë dërguar Mlladiçin në atë qorrsokak dhe në atë që u dënua me burg të përjetshëm? Jo, arsyet janë edhe personale. Ratko Mlladiç vjen nga një dramë e madhe personale dhe familjare. Vajza e tij Ana që ai donte më tepër kreu vetëvrasje, gjë të cilën Mlladiç nuk donte ta pranonte dhe se vetëvrasja u krye për shkak se i dashuri i saj i kishte thënë se do të martohej me të vetëm nëse Mlladiç hiqte dorë nga lufta në Bosnjë. Edhe i dashuri i Anës ra në fushë-betejë në Bosnjë. Një dramë e shumëfishtë, një skenar i denjë për një film me nota dramatike të etshme. Mlladiç edhe pasi kreu krimet e kobshme në fakt vazhdoi psikologjinë e tmerrit dhe se psikologji të tillë ndoqi edhe Serbia. Çfarë ndodhi? Mlladiç vrau e masakroi e se për 11 vjet u fsheh ndër skuta të Serbisë e të rajonit, ku me siguri u ndihmua nga shërbimet e fshehta të Millosheviçit me shumë mundësi apo liderëve serbë që e respektonin akoma gjeneralin e tyre, që për ta ishte hero dhe për Europën e botën ishte një kriminel i frikshëm. Edhe sot Serbia ndan krimin dhe çarçafin e gjakut mbi shpinë. Kryqin e mëkateve Serbia nuk e mban mbi shpinë, por e nderon. Viktimat kërkojnë drejtësi. Kjo ishte drejtësi, burgu përjetë në moshën 74 vjeç? Jo, nuk ishte kështu. Edhe Europa është e plakur në formën e drejtësisë që jep, sikundër ka pasur raste që ka gabuar. Moralisht u dha një mësim i madh. Diversiteti dhe kultura e së mirës do triumfojë. E keqja do dhe duhet të zhytet, thellë e më thellë, deri në rrënjët e fundit të errësirës djallëzore.

 

Po fati yt cili është?


dionis_xhafa1Dionis Xhafa

Kaq afër është Greqia fizikisht, gjeografikisht me Shqipërinë, por kaq larg në shumë parametra të caktuar. Këtë ndjesi e kam marrë kur e kam shëtitur shtetin fqinj. Thuhej e thuhet se Greqia është zhyur në një krizë të thellë, e cila duket e pakapërcyeshme, mirëpo nga ajo çka ndjeva, pashë, shijova dhe nuhata në vendin helen me sytë dhe me shqisat e mia, Greqia ka qenë e zhytur në krizën e madhe, e cila e mbërtheu për shkak më tepër se politikanët grekë kanë gënjyer popullin prej kaq shumë kohësh, e ishte realiteti që pak ose aspak punohej e kishte paga e mirësi, plot të mira që vinin pa prekur punë me dorë. Ndërsa tashmë ishte disi më ndryshe dhe se edhe kryeministri i Greqisë Aleksis Tsipras, dalë nga një forcë ekstreme e majtë si SYRIZA tha se vendi ka hyrë në binarë të një ripërtëritjeje ekonomike dhe shpreson që të shohë më në fund diellin, pas një errësire që ka kapluar vendin fqinj. Ajo gjë e cila duhet thënë gjithashtu është se Greqia realisht dallon nga Shqipëria, në disa aspekte që më ranë në sy përnjëherë së paku. Pastërtia është ndër to, që do të thotë se mbeturina rrugës nëse kishte atje, kishte pak e nuk ishte katrahurë nëpër ndërtime, ashtu sikundër ndodh në vendin tonë. ku në mes të kryeqytetit ka kulla, ka ndërtime, ka send e dreq jashtë çdo lloj normaliteti. Por se këta janë gjëra të përgjithshme. Ajo që dua të them është se në vitin 2017, të cilin jemi dukee jetuar, nëse një shekull më herët kishim atë të frikës siç shprehet Albert Camus, tashmë duket se jetojmë në shekullin e pasigurisë, madje të madhe, shumë të madhe. Këtë gjë munda ta provoj, pasi në autobusin në të cilin kam udhëtuar nga Tirana në Athinë, kishte shumë emigrantë dhe se me ta munda të flas. Secili kishte fatin e vet, të trishtë më së shumti se nuk ke çfarë të presësh një fat të mirë nga emigrantë, që më së shumti kanë provuar mbi shpinë fatin e keq dhe të trishtë të jenë larg atdheut dhe të nënshtrohen krejtësisht ndaj një vendi të huaj, duke pranuar punët më të rënda që mund të ekzistojnë. Në fillim u njoha me një burrë, që ishte nga Librazhdi. Ai kishte kaq shumë kohë që punonte. Sa duket ishte me origjinë nga zonat e Gollobordës dhe se e kishte si të lindur punën e ustait, gjë për të cilën njihej ajo zonë. Ky emigrant kishte dy djem të rritur, që ishin shpërndarë edhe këta njëri në Angli e tjetri në Itali, por ashtu vargullt, pa e pasur fort të qartë të ardhmen e vet. Kishte qysh nga vitet 1990 sa duket që punonte dhe se çdo i ishte bërë një rutinë e madhe. Një tjetër emigrant ishte më i ri, i ardhur nga Dibra në Tiranë, diku në zonën e Kodrës së Priftit dhe më tha se e bën këtë rrugë prej kohësh. Për të, Greqia kishte rënë ndjeshëm dhe se kishte qenë edhe në Gjermani, për të provuar një shans të ri. Emigranti në fjalë shpjegoi se kishte tre fëmijë të vegjël. Ai tha se Greqia është një shtet racist, ku ka kontrolle dhe se shqiptarët shihen si e keqe sesa si përparim dhe se kjo ishte arsyeja se përse shqiptarët nga ana tjetër, duke mos u ndjerë të mirëpërfaqësuar, bëjnë keq e kjo gjë sillet më tej rrotull. Një tjetër burrë kishte qenë kimist, por se ashtu siç ndodh këtu që heqin e vënë kishte lënë profesionin e punonte në Greqi. Unë këta katër karaktere njoha. Shqiptarët në tërësi, emigrantët në veçanti këto fate kanë. Pyetja ime si retorike për një shqiptar të thjeshtë është: Fati yt cili është?

I burgosuri i Beogradit


dionis_xhafa1

Dionis Xhafa

Është Luftë Ballkanike, vitet 1912 – 1913 dhe sheh një video,
transmetohet në kohë të sotme, duke çuar trurin si mundet të ketë qenë ajo kohë,
të burgosur shqiptarë nga Kosova, Kumanova që dërgohen për në Beograd,
pasi në rebelim e sipër janë kapur nga forcat serbe e rresht për një vihen.

Mbretërit sllavë vetëm qeshin, ha ha ha, qeshje ëngëndisjeje e pushtetit,
të bërë krajla me gjak të pafajshëm, pushtet i ndyrë që veç e duan,
kurse shqiptarët veshur ashtu në mënyrë të thjeshtë, rebelimi sa u ka kushtuar, ndoshta jetën. Një shqiptar, me sytë e vargullt, zinxhirët sheh e padrejtësinë, grusht të kishte në tëmth do ia plaste krajlit serb, e ky të vdiste, të vdiste, e së paku njëherë në jetë, para vdekjes, fort me qesh, me qesh.

Letra e fundit për F.


Dionis Xhafa

Këtë adresë e kam hapur me numrin e celit që bleva për ty. Emër kot. Do të bëj bllok në fund të mesazhit e as ndërmend skam ta hap këtë adresë. Po jam rëndë psikologjikisht. Kjo sepse më le keq. Është e vërtetë ajo që konstatove. Që kur më ke thënë “E lëmë më mirë”, u godita në tru. Edhe në Greqi ika edhe se e dua si vend (edhe nëse vdes kushedi skam më pengje në jetë, e pashë vendin që e dua shpirtërisht, s’ka lidhje fare me ty, e kam dashtë që para se të të njoh). Ika në Greqi thashë të të harroj, duke ushqyer veten gjoja se isha mirë, por në fakt kam qenë dhe jam i shkatërruar tërë kohës. Pa ty i shkatërruar, mu injektua energji negative, ma IMPONOVE. Me ty e sigurt as e vë në dyshim që do isha i lumtur. Por jemi të rritur. E pse jemi të rritur s’ke nevojë të bësh bllok ti, e bëj vetë. Në adresën time, edhe të më kishe lënë pa bllokuar, NUK DO Të CENOJA, e KISHA VENDOSUR. Ta dija se ti do vije bllok, do ta kisha bërë unë përpara teje. UNë TëKëRKOJ NDJESë PëR MALLKIMET, SIDO Të JETë JE VAJZë. NUK JAM NEGATIV, JAM TIP FILOZOFIK KJO NUK BESOJ Të JETë NEGATIVE. SITUATA Më BëRI NEGATIV, PA LUMTURI, VEC KEQ, SIKUR Më BIE TAVANI KOKëS Më DUKET. DO ISHA LUMTUR SUPER PO TA KISHIM MIRë. Por UNë DO E KëRKOJ FATIN TIM E ANDAJ DO BIE Në QETëSI. PëR CA KOHë ME SHPRESë SE KOHA E MJAFTUESHME SHëRON. NëSE ME KOHëN E MJAFTUESHME PëR QETëSI, KY FAT ëSHTë I ZëNë, NUK ëSHTë KëTU APO NUK DO VETë FATI, DO VEPROJ SI I RRITUR, DO E Lë. FALEMINDERIT.