Cosa Nostra kalon momentet më të vështira të saj në histori?


dionis xhafa3

Dionis Xhafa

Javën e kaluar u arrestua Settimino Mineo, trashëgimtar i Toto Rina, një person i cili ka qenë shumë i pushtetshëm brenda mafies siciliane “Cosa Nostra”. Arrestimi i Mineos është një goditje për krimin e organizuar në Itali, sidomos bandat siciliane kriminale., e cila po përjeton ndër momentet më të vështira në 100-vjeçarin e saj të ekzistencës. Këtë gjë e ka shpjeguar shefi i antimafies italiane për median AFP. “Cosa Nostra aktualisht po përjeton ndër momentet më të vështira të saj”, tha shefi i antimafies në një dalje publike të karabinierisë së Italisë.

Eksperti shprehet se mafia siciliane “Cosa Nostra” më së shumti mbështetej në aktivitetin e trafikut të drogës në Sicili dhe se si aleat ka pasur “Ndraghetan”, e cila është më e gjerë si mafia, duke pasur rrënjë brenda dhe jashtë territorit italian. Policia italiane ndërmori një aksion të madh dhe arrestoi 46 vetë, anëtarë të dyshuar të “Cosa Nostras”. Operacioni vjen kur vdiq shefi i madh Toto Rina, vitin e kaluar. Mineo ishte pasardhës i Riinas, një argjendar fillimisht dhe tashmë është plot 80 vjeç. Mineo ishte i njohur për besnikërinë e tij ndaj “Cosa Nostras”.

Arrestimi i tij është bërë në momentin që do të zhvillohej një takim sekret i udhëheqjes së organizatës më 29 maj, e se në këtë takim do të kishte rregulla të reja, sikundër edhe do të përpiqeshin të shuheshin konfliktet dhe mosmarrëveshjet që ekzistojnë ndërmjet familjeve të bandës. Sipas ekspertit Giuseppe Governale, drejtor i Drejtorisë së Hulumtuese Anti-Mafia (ASD), ky ishte takimi i parë në 25 vjet, që do të thotë pas arrestimit të Riinas më 1993, një lider i mafies i padiskutueshëm, që edhe nga qelia ka drejtuar grupimin e se jepte urdhëra për trafik droge dhe për lojërat e kumarit online.

Corleone kundër Palermos

“Settimo Mineo është udhëheqës i rreth pesëmbëdhjetë klaneve mafioze në provincën e Palermos, secila prej të cilave shkon dy deri në katër familje. Katër sponsorë të tjerë u arrestuan së bashku me disa kapo familjesh”, ka thënë eksperti. Ai shton se ky ishte operacion fort me rëndësi. Prokurori kombëtar i Italisë antimafia Federico De Raho, tha se Mineo u zgjodh “koka” e Cosa Nostras në mbledhje, për shkak se ai cilësohej një “gardian i vjetër i grupimit”, një figurë diplomatike që ka qenë gjithmonë në rolin e ndërmjetësit, kështu që nuk do të kishte më luftë për pushtet brenda organizatës.

Ekspertët shpjegojnë se duhej organizim pas mbretërimit të gjatë të Riinas, lindur në Corleone, qytet i vogël 60 kilometra larg Palermos dhe se ai kishte për drejtim klane të fuqishme siciliane. Governale tha se palermonezët ishin irrituar që “Cosa Nostra” po udhëhiqej prej një korelonezi, për shkak se gjithmonë drejtohej nga ana e atyre që ishin prej Palermos e se disa prej anëtarëve nga Palermo ishin larguar në atë kohë dhe tashmë mund të kthehen prapë. Drejtues kishin qenë Luciano Liggio pastaj erdhën dishepujt e tij, Toto Riina dhe Bernardo Provenzano”. “Këta persona ishin të etur për pushtet dhe se për të pasur sa më tepër fuqi ishin gati të bënin gjithçka. Ata bënë një drejtim të përgjakshëm, mund të themi”, sqaroi eksperti. Ai thotë se fakti se disa mafiozë ishin nga Korleone dhe se ata po mbanin drejtimin ishte thuajse e pabesueshme, në disa raste edhe nga vetë ata që ishin nga Palermo.

Autoritetet italiane janë habitur se mafia në mbledhje kishte vendosur që në krye të ishte Mineo, pasi të gjithë mendonin se kryetar do të zgjidhej  Matteo Messina Denaro, 56 vjeç, në arrati për më shumë se 20 vjet. Denaro duket se nuk mund të konsiderohet më shef i grupit mafioz dhe se ndriçimi i dikurshëm i Cosa Nostras ka rënë vërtetë ndjeshëm.

 

 

 

Advertisements

CNN: Mafia italiane Ndragheta ka qarkullim vjetor sa buxheti vjetor i Kroacisë


CNN ka shkruar në lidhje me mafien italiane “Ndragheta” dhe ka vënë në dukje se buxheti vjetor i mafies në fjalë është i barabartë me buxhetin vjetor të Kroacisë. Ndrageta është tashmë një mafia e cila ka fuqi të madhe, gati një perandori, me shtrirje në aktivitet në shtete si Italia, Belgjika, Gjermania dhe Holanda. Aktiviteti i kësaj mafieje është fokusuar kryesisht në trafik droge dhe pastrim parash. Në total, 90 njerëz u arrestuan nga policia italiane, falë një operacioni të karabinierëve. “Operacioni Pollino” ishte përgatitur jo për pak kohë, por për mbi 2 vjet, për shkak se cilësohet ndër operacionit më të mëdha të karabinierisë dhe të mbajtura sekret më tepër se asnjë tjetër më herët. Në pranga kanë rënë njerëz me fuqi dhe pushtet, persona me lidhje të fuqishme të rrjeteve kriminale në Itali dhe më gjerë.

Ndër të arrestuarit rezulton edhe një “kokë” e rëndësishme e mafies, pasardhës i Toto Rinos, padrinos italian të drogës. Ndragheta është shoqatë kriminale që ka vepruar edhe në Amerikë, por edhe në shtete europiane të tilla si Turqia dhe Shqipëria. Kjo mafie mban lidhje të ngushta me mafien e Shqipërisë dhe Turqisë, sidomos. Buxheti vjetor i Ndraghetas është shtuar kaq shumë sa shkon thuajse i barabartë me atë të Kroacisë apo të Bullgarisë. “E fortë” Ndragheta është sidomos në fushën e trafikut të kokainës, duke kontrolluar thuajse 80 për qind të tregut europian. Në fillim të viteve 1990, autoritetet italiane e kishin “luftën” me Cosa Nostran, pasi anëtarë të kësaj mafie, kanë vrarë dy prokurorë kryesorë në hetime ndaj bandave dhe bëhet fjalë për Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellinon.  Ekspertët kanë thënë se po dobësohet gjithmonë dhe më shumë mafia siciliane dhe po shtohet fuqia e mafies kalabreze.

Në Italinë e Jugut, në Kalabri sa vjen dhe shtohet aktiviteti kriminal i Ndraghetës. Në fshatrat e Kalabrisë, Ndragheta ka një shtrirje të gjerë. Shpërndarja e kokainës nën logon e mafies është bërë thuajse zakon në ato zona.  Të dhënat e gjykatës italiane përshkruajnë trafikun e drogës si “një minierë ari” nga e cila “Ndrangheta vazhdon të investojë në një ekonomi ligjore në Itali dhe jashtë saj”. Antonio Nica, i cili ka shkruar tridhjetë libra mbi krimin e organizuar, duke përfshirë disa prej ‘Ndragetën, thotë se Ndragheta ka vendosur lidhje me prodhuesit dhe shpërndarësit e drogës përgjatë gjithë Amerikën Latine: Peru, Kolumbi, Guajana dhe Brazil. CNN ka deklaruar se ‘Ndrangheta kontrollon të gjitha rrugët kryesore tregtare, duke përfshirë portet në Brazil dhe Afrikën Perëndimore, por edhe portet europiane, sidomos të Holandës. Tregtia e drogës e mafias italiane është shtirë edhe në vende të njohura për kokainën si Kolumbia dhe Guajana. Ndragheta ka gjetur shpërndarje edhe në shtete si Kolumbia, Spanja, Gjermania, shtetet e Ballkanit, Kanadaja, si dhe Australia.

Paratë që nxirren nga aktiviteti kriminal i Ndraghetas investohen në Rivierën Franceze, në restorante dhe pasuritë e paluajtshme në Spanjë, si dhe në prokurimet publike në Italinë Veriore. Duke e zgjeruar hapësirën e saj të aktivitetit, Ndragheta e ka shtirë aktivitetin edhe në “diaspora” të saj sidomos në Gjermani. Trafiku i kokainës zhvillohet me anë të lidhjeve familjare dhe klaneve farefisnore. Për trafik droge përdoren baret dhe kafenetë italiane, por edhe ato në Dusedorf dhe në Londër e më gjerë në Britaninë e Madhe. Vetëm këtë javë, policia ka kapur mbi 4000 kilogramë kokainë dhe 140 kilogramë ekstazi. Kaq mjafton për të kuptuar se çfarë aktiviteti kriminal ushtron kjo mafia dhe sa e fuqishme është ajo njëkohësisht. Cecilia Alesi, autore shprehet se ka dëshmi se një akullore në Bruges u përdor për pastrimin e parave. Një piceri pranë Këlnit është bërë një bazë logjistike dhe një qendër për pastrimin e parave. Restorantet në dy fshatra holandeze luajtën një rol të ngjashëm.

Fillimet e Ndraghetas

Kjo mafia kalabreze i ka fillimet në shekullin e 19. Të parët që nisën këtë organizëm bazë të mafies kanë qenë hajdutët e vendit malor të Kalabrisë. Kalabria rezulton gjithashtu se është vend, me terren të përkryer për krimin e organizuar. E largët dhe misterioze, ndër rajonet më të varfëra në Europë, si dhe armiqësor në përpjekjet për të pasur një autoritetet të rëndësishëm shtetëror. Sot, rajoni është i dominuar nga disa familje të vjetra – Pelle, Romeo dhe Giorgi. Bastioni i Ndraghetas rezulton qyteti i San Luca.  Sipas fjalëve të një prokurori italian, familjet mafioze po kontrollojnë “çdo vend të përgjakur” të tokës së Kalabrisë. Ka raste që bashkëpunojnë, por nuk janë të rralla edhe hakmarrjet mes klaneve.

Dionis Xhafa

 

 

Rasti Gruevski ose tradhtia e madhe ndaj shqiptarëve


dionis3

Dionis Xhafa

Për më shumë se 10 vjet në krye të shtetit, kryeministër i vendit, Nikolla Gruevski, armik i fshehtë dhe herë i hapur i shqiptarëve në Maqedoni, pasi nuk i ka hyrë gjëmb në këmbë pas një sërë problematikash që ka pasur shteti maqedonas, më në fund ka nisur të ketë krisje dhe drejtësi edhe për shtetarët.

Ai u dënua me 2 vjet heqje lirie për një prej proceseve të tij gjyqësore, kurse kundër emrit Nikolla Gruevski, shtetas i Republikës së Maqedonisë janë në proces një sërë gjyqesh. Në një shkrim të mediave ndërkombëtare thuhej se Gruevski madje rrezikon deri burgim të përjetshëm, për veprat e kryera tinëzisht ose hapur gjatë kohës që ka qenë në pushtet. Veprat penale të cilat ai ka shkelur tashmë ose që janë të dyshuara se i ka shkelur në tërësi kanë të bëjnë me korrupsionin, edhe këtë galopant.

Gruevski ka dyshime si lider politik. Në kohën që ai ka qenë në krye të shtetit kanë ndodhur një sërë ngjarjesh e gjyqesh shumë të dyshimta, duke nisur nga vrasje apo ngjarje të dyshuara se janë politike, e deri te “Kumanova”, e fundit në radhë ku kishte dyshime të forta për skenare apo edhe parregullësi ndaj atyre që janë dënuar me burgime përjetë apo dënime të tjera. Sikur të anashkalohet tërësisht procesi gjyqësor, edhe vetë kushtet në burgjet e Maqedonisë, transmetuar nga media vendore dhe europiane, madje edhe ndërkombëtare, rezulton se në burgjet me të burgosur ordiner, por edhe të dyshuar se mund të jenë të burgosur politikisht, kushtet janë të rënda dhe se forca e dhuna dominon.

Edhe Maqedonia gjatë viteve të udhëheqjes së Gruevskit ka qenë dhunë, ka pasur gjak e përplasje, deri në kulmimin e ngjarjeve të 27 prillit në parlamentin maqedonas, duke e sjellë bash dhunën në Kuvend, duke e ngritur si simbol të madh të këtij pushteti të frikshëm. Maqedonia gjatë atyre viteve që në pushtet ka qenë Gruevski, ka qenë e ftohtë, po e njëjta, po mërdhihje, po përçarje dhe braktisje, po emigrim dhe mall për shqiptarët, po largime dhe dhunime, e mbi të gjitha një zhytje thuajse totale e popullatës shqiptare sidomos në varfëri, e nga ana tjetër në mënyrë të paturpshme ngritja përpjetë e statujave marrosëse dhe të tmerrshme, që kishin zënë rrënjë në mes të Shkupit, duke dëftuar lemerinë e një vendi që gjen përçarje.

Si për të ilustruar realitetin në Maqedoni, kam qenë edhe vetë, por se një mik andej i quajtur Ahmet Selmani, autor, tregonte se Shkupi veçanërisht ku ai jeton, ngjan si qytet i zi, i pllakosur në trishtim, ndarë më dysh dhe se maqedonasit jetojnë mirë, kurse shqiptarët si mos më keq, shtypur keq e më keq në zi. Ishte po i mendimit se ai vend ngjan si Rripi i Gazës, por jo në Lindjen e Mesme, por në Ballkan.

Gruevski, për fund ngjan njeriu që vetëm ka presionuar pushtet. Kryeministri i fundit i Maqedonisë, përpara Zaev i ka luftuar shqiptarët, ka që thonë se ai i futur në sherre pikërisht shqiptarët me skenarë dhe ngjarje të tmerrshme dhe ku skemat e shërbimeve sekrete ishin të dyshimta, përfshirë edhe shërbimet ruse në shtetin maqedon. Por ky Gruevsk ndihmohet prej tradhtarëve të shqiptarisë, duke u arratisur drejt Hungarisë, teksa më parë kaloi përmes Shqipërisë. Kjo është tradhtia më e madhe, vula në ballë e tradhtisë ndaj shqiptarëve, shqiptarisë dhe kombit tonë liridashës shqiptar.

 

 

 

 

Mos shpjego. Askush nuk do t’ia dijë..


dionis_xhafa.pngDionis Xhafa

Të shpjegosh, ja çfarë është kotësi e çmenduri në kohë të modernitetit dhe të imoralitetit të madh. Askush nuk e do shpjegimin, qoftë ky edhe shpirtëror, madje të biseduarit gjatë është fundi i diçkaje. Kjo sepse jetojmë në epokën ku gjërat bëhen si nëpër fast food, ku nuk ka nevojë për të shpjeguar për shkak se shpirtërorja ka marrë fund dhe se gjithçka është teknologji, makineri e sende të çastit, që përjashtojnë ndjesoren, marrinë e një shpirti që regëtin si duke ecur me vrap ndër fusha gjatë një vere të nxehtë, kur gjinkallat zhukasin pranë një përroi të rrezikshëm, që në kohë me shi mundet me të marrë me vete. E ti mos shpjego. Ja ky është ligji i kapitalizmit, i perëndimorëve fjalëpak, që interesin njohin për parësor e se zemrën, akordat, mbi të gjitha aortën e pjesës më të ndjeshme të njeriut e hedhin tutje, sikur nuk është asgjë.

E regëtimë e shpirtit vazhdon, në kohën e njeriut që sëmuret duke kërkuar njerëzi, në vende me pak dashuri dhe vetëm mëri, inate, grushte e përplasje. Edhe nëse ti shpjegon, të quajnë të lajthitur, të çmendur, një person që nuk je mirë që ke ardhur në këtë botë, se fondamentalizmat nuk qenkan rrënjë të moralit, por të kundërta me të. Por mos shpjego. Mbyllu në “botën tënde” dhe shkruaj, për veten, për të tjerët, për të dëftuar fytyrën e një kohe pa shpirt, pa rrahje të forta të zemrës së ngratë që ashtu e hedhur përtokë, pikon gjak, në çdo brez, përjetësisht, teksa paarritshëm e sheh shpresën që regëtimi i shpirtit me qenë i barabartë me atë çka dëfton realitet vrastar.

 

 

Lavazhi. Vapa. Meditimi


 

 

Dionis Xhafa

Unë që me origjinë jam nga një provincë thuajse e humbur e republikës sonë të vogël, çuditërisht, ndryshe nga bashkëmoshatarët e mi, nuk e kisha dashur ndonjëherë Tiranën. Kjo sepse edhe kur erdha njëherë këtu në kryeqytet kur isha në klasë të shtatë, binte një shi i madh, pashë shumë njerëz në autobus dhe se ishte një rrëmujë që nuk e doja thellë në shpirtin tim, e urreja fort. Mirëpo jeta vijon e se shpesh veprojmë në të kundërt të dëshirave tona, ato që i mbajmë thellësisht të fshehura në organin kryesor jetësor. Prindërit u zhvendosën me shtëpi në Tiranë dhe u detyrova në njëfarë mënyre të jetoj në kryeqytet. Fillimet këtu në Tiranë nuk më pëlqyen. Kur e pashë shtëpinë për herë të parë, aty pranë ndodhej një burrë, i panjohur që me çekan në dorë, gjysmë i zhveshur godiste një avlli shtëpie të dikujt tjetër e kur e pyeta në mënyrë të sinqertë se çfarë ishte duke bërë ashtu, mu kthye egërsisht a thua se kisha ardhur në xhungël: “Ç’të duhet ty”. U shtanga, por se vazhdova rrugën dhe se më tej kuptova se këtu, ndryshe nga se ndodhte në qytezën time, kishte të çmendur në shumicë. Shtëpia ime e re ishte tashmë private, ndryshe nga ç’isha mësuar të jetoja në pallat dhe se paradoksalisht, edhe pse kisha ardhur nga një zonë e largët në qendër të vendit, atje kisha qenë një farë soj “qytezar”, ndërsa këtu u ktheva në një “fshatar” periferik të Tiranës. Mirëpo, vitet rridhnin dhe se njeriu, sikundër kafsha, mësohet të jetojë me atë ambient që i afrohet. Situata ekonomike në familje nuk ishte më si më herët, për drekë nuk kishte gjithmonë ushqim të mirë…

(Tregohet me hollësi puna ime e parë në lavazh, fillimet si nisa të mësohem me jetën, vështirësitë e saj)

 

 

Srebrenica ose masakra mbi myslimanët


Dionis Xhafa

Kontinenti më i vjetër i rruzullit tokësor, pas Luftës së Dytë Botërore, e cila i plasi në derë, mendoi për atë sesi të vendoste paqe, me qëllim dhënien fund të luftrave, masakrave dhe të gjakderdhjes. Për këtë qëllim u krijua Bashkimi Europian dhe një sërë organizatash të tjera. Kjo Evropë në momentin që mendoi se e kishte sjellë paqen, i plasi “baruti” në zemër të saj në gadishullin e vjetër të Ballkanit të djegur nga plagët e së shkuarës. Pllakat politike lëvizën në fundin e viteve të shekullit XX-të në ish-Jugosllavi, aty ku serbët nisën të mos durojnë etnitë e tjera dhe dëshironin dominim absolut serb në një shtet multi-etnik. Jugosllavia e nisi rrugëtimin e vet si shtet nga konfliktet dhe u shkatërrua prej tyre.

Pas një përgjumjeje afro 50-vjeçare dhe armëpushimi etnik, Serbia dhe Kroacia ishin të parat që i mprehën shpatat. Konflikti i hershëm për dominim mes serbëve dhe kroatëve doli në shesh. “Lufta” mes Serbisë dhe Kroacisë ishte krejtësisht etnike dhe se shteti serb udhëhiqej nga ideja e mbrapshtë se Serbi duhej të ishte gjithandej ku ka serbë. Me këtë ide gjakësore, Beogradi nisi luftërat me rradhë në Kroaci, Bosnje dhe në Kosovë pasi këto shtete kishin brenda tyre pakica të serbëve. Ndërkaq u la e qetë Sllovenia për shkak se shteti slloven nuk kishte pakicë serbe. Me idenë gjakësore se “ku ka serbë duhet të jetë Serbi”, shteti serb nisi luftërat anembanë Jugosllavisë duke shkaktuar vrasje, dhunime e përdhunime shumica e të cilave ende nuk janë dënuar.

Srebrenica

Serbia kreu luftë gjakatare kundër Kroacisë, Bosnjes dhe Kosovës. Por se dora më e fuqishme e saj ishte në Bosnje por se jo pak edhe në Kosovë. Kjo edhe si hakmarrje për shkak të Luftës së Dytë Botërore, ku serbët në masë ishin rradhitur si “komunistë” dhe se boshnjakët e shqiptarët ishin konsideruar si “bashkëpunëtor të fashizmit apo të nazizmit”. Një tjetër hakmarrje ishte se boshnjakët janë quajtur padrejtësisht të gjithë si “të pabesë” ndaj pan-sllavizmit për shkak se janë sllavë dhe se u konvertaun në myslimanë. Kurse Kosova nga ana tjetër është pesha e rëndë e mitit serb se “Kosova u humb që kur turqit shkelën në Ballkan”. Miti serb mbi Kosovën dhe preteksti se shqiptarët kishin qenë “fashistë’, e plasi luftën edhe në shtetin tanimë në anën tjetër të kufirit me Shqipërinë. Pra luftë mirfilli ideologjike ku për fat të keq për ide të mbrapshta përligjet vrasja, dhuna e përdhuna.

Srebrenica ishte tronditja më e thellë dhe gjakësore e kryer nga serbët. Qyteti i vogël boshnjak u sakatua rëndë. Ishte një ditë ajo kur 8 mijë burra boshnjakë u morën dhe u ekzekutuan pa mëshirë nga mitralozë të milicisë serbe. Qyteti i vogël i Bosnjes ende përjeton tragjedinë dhe ngjan sikur të jetë qyteti i të vdekurve. Srebrenica sot, vite më pas, ngjan sikur të jetë një varrezë e madhe dhe duket se asnjë zë gëzimi nuk ka mbetur nga pas. Qyteti është shkretuar dhe ka mbetur sikur gjak e kasaphanë të jetë mbjellë. Srebrenica është varreza e Ballkanit, varri i marrëdhënies së paqtë etnike. Vendi ku gjeneralët e ushtrisë tregojnë forcë e ku prej vërteti në fakt janë vrasës, gjakpirës e masakronjës. Srebrenica është tragjedia e përbashkët e atyre që janë me viktimat dhe jo me gjakësorët.

Hakmarrja e madhe serbe

Pavarësisht se gjithçka vërtitet tek hakmarrja e serbëve për shkak të etnisë së kundërt kundrejt kroatëve, boshnjakëve apo shqiptarëve, duket se viktimat kanë qenë etnik jo-serb. Mirëpo arsyet se përse u kryen masakrat e Ballkanit duket se i kanë rrënjët jo pak edhe tek historia e nacionalizmit të sëmurë serb. Ngjan se Lufta e Dytë Botërore të ketë lënë tek serbët shijen e hidhur se luftuan dhe se më tej Tito iu dha thuajse njëlloj fuqi si serbëve, si kroatëve, si boshnjakëve dhe shqiptarëve. Kjo iu duk e padrejtë serbëve, që gjithnjë mendonin se ishin mbi të tjerët, se ishin ata fitimtarët dhe se atyre iu takonte historia e gjithçka. Kjo mendësi krejtësisht e gabuar dhe e mbështetur në ideologjinë e mbrapshtë të nacionalizmit të errët serb duket se ishte ngulitur në zemrat e Radovan Karaxhiç, të Ratko Mlladiç dhe të Slobodan Millosheviç. Ata nisën pastrime etnike për shkak se ishin mllefosur ndaj etnive të tjera duke i konsideruar ata se janë “fajtore” dhe se vetja e tyre iou dukej si më e mira. Problemi nuk është thjesht e vetëm tek hakmarrja serbe, por hakmarrja në tërësi prodhon vetëm vrasje, dhunë dhe një ambjent aspak paqësor. Hakmarrja prodhon njerëz monstra të cilët gjithnjë fiksohen në diçka të cilën ata e konsiderojnë të drejtë dhe për të vendosin të kryejnë gjithçka. Hakmarrja është gjëja më e gabuar dhe fundi i ndjesive njerëzore.

Anti-njerëzore

Ajo që mund të thuhet pa frikë për tragjedi si Srebrenica apo të tjera si kjo është fakti se këtu gjen plot elementë të anti-njerëzores. Është maskaradë e kaluar maskaradës të kryesh vrasje e të dhunosh njerëz vetëm pse ata janë pasardhës të dikujt që ti e konsideron “armik”, vetëm se ata janë ndryshe nga ty apo se ata nuk puqen në mendime me ty. Vetë tragjedia dëfton se njeriu mundet të sillet edhe si një bishë, edhe si kafshë dhe se mund të vrasë edhe njeriun. Kjo etje e anti-njerëzores shtohet gjithnjë e më shumë kur njeriu ka pushtet. Kështu Karaxhiç, Mlladiç apo Millosheviç kishin pushtet dhe ndaj shtypnin dhe shkatërronin njerëzit e vepronin me ta sikur të dëshironin. Një tjetër fakt që duhet nënvizuar është se edhe SHBA e BE duhen vënë në dyshim nëse janë apo njerëzorë. Kjo sepse Srebrenica në njëfarë mënyre ishte paralajmëruar. Bosnja digjej dhe aty vriteshin fëmijë dhe se SHBA sërish nuk ndërhynte, ndërsa kur Uashingtoni ndërhyri, tragjedia ishte shënuar në dyert e Ballkanit. Njëjtë mund të thuhet edhe për Evropën. Misioni holandez në Bosnje dështoi edhe pse iu premtoi njerëzve se ata do të shpëtonin gjallë. Kjo ishte padyshim paaftësi e tyre për të ndalur një tragjedi me përmasa të së tmerrshmes që e kujtojmë sot. Pra faktori ndërkombëtar duhet të bënte më tepër nga se bëri me qëllim që ta ndalte masakrën. Ajo cka ka rëndësi përtej rastit është fakti se duhet të mos jemi të ashpër apo hakmarrës me njerëzit, por të mbizotërojë dashuria, harmonia dhe njerëzorja, në çdo rast.

 

Për paqen

Ajo që dëshiron bota është paqja por duket se interesat më së tepërmi nuk e lejojnë këtë paqe që të mund të arrihet. Srebrenica apo tragjedi të tjera në mbarë botën janë dëshmi e gjallë sesi nuk duhet vepruar dhe se duhet të bëjmë thirrje për të kundërtën e asaj cka ka ngjarë në Srebrenicë, Kosovë apo kudo ku ka patur masakra kundër të pafajshmëve. Paqja është arma më e fortë e njerëzores. Që kjo paqe të arrihet duhet që njeriu të mos bëhet kafshë sapo të marrë pushtetin, por të zbresë në nivelin e njerëzve të thjeshtë. Paqja është e vështirë të arrihet sidoqoftë. Ndaj duhet bërë ç’është e mundur që paqja të promovohet, por edhe të punohet për ta arritur atë.