Xhuxhi


dionis xhafa0

Dionis Xhafa

Xhuxhi, që grushtin dhe këpucën e dhunës e kishte më të madh se trupin,
kaloi mes për mes vendit tim, si shigjetë erdhi e u ngul në atdheun tim të dashur,
ata që luftoi ai, korruptimin e vet që e shleu me rrahje ndaj shqiptarësh, nuk e shleu,
por tradhtarët e vendit tim, e shpërblyen, atë, xhuxhin, njeriun me kosë në dorë, i aftë të presë çdokënd që ia zë rrugën drejt marrëzisë.

 

Partia Socialiste në “luftë” me të varfërit


nga Dionis Xhafa – Shpesh me emërtimet luhet kaq shumë, sa qëllon që ato të jenë në të vërtetë krejt e kundërta e asaj ç’ka pretendojnë.

Kështu ngjandionis3 të ndodhë edhe me partinë më të madhe në vend. Quhet Partia Socialiste dhe për nga emërtimi duhet të jetë sociale, tiu përkushtohet shtresave në nevojë dhe të sjellë sa më tepër barazi ekonomike mes qytetarëve.

Jo më larg se dy javë më parë, kur ndërmerrej aksioni kundër informalitetit, ika të qethem tek berberi pranë lagjes. E kishte marrë me qira ambjentin ku ushtronte aktivitetin e tij. Aq pak klientë sa kishte, nuk kishte as mundësi të vinte kasën fiskale.

Nuk e blinte dot me vlerën që kishte. Duke pritur në rradhë, përpara meje qethej një zyrtar. Tërë kapërdisje, i jep paratë dhe i hipën makinës së tij luksoze.

Berberi dukesh kaq i merakosur, kaq i tronditur nga realiteti, saqë dëshironte të arratisej sa më parë të ishte e mundur nga ky vend. Po e largonte një pushtet, që mirë që të hiqte nga puna, por as kujdesej të të punësojë ndokund.

Ai pushtet që i ka premtuar 300 mijë vende pune. Po e largonin “Rasputinët shqiptarë” të pushtetit, që në servilizëm kishin arritur “majat” në shoqëri. Rasputini është ai personazhi i famshëm, një doktor popullor mediokër, që me servilizëm dhe jo aftësi, kishte zënë vend në oborrin e carit të Rusisë.

Ai ishte kaq servil në shërbim të pushtetit, saqë edhe tërë letrat që vinin kundër të tij, me argumenta, në fakt ishin “dënim” për palën që niste letrën. Kjo histori vijoi derisa Rasputinin e vranë dhe perandoria u shua krejt.

Kështu, me “rasputinët shqiptarë” Partia Socialiste nuk ngjan të ketë lidhje me emërtimin që mban, pra të jetë sociale. Mjafton fakti i rëndë, që kryeministri i vendit deklaron në televizionet italiane që “hajdeni ju investitorë italianë, se në Shqipëri gjeni sa të doni punëtorë për ti shfrytëzuar, se këtu nuk ka as sindikata, asgjë”.

Ç’paradoks emërtimesh. Partia Socialiste që nuk është sociale. Lëvizja Socialiste për Integrim, më tepër se integruese është ç’integruese. Partia Demokratike vështirë të jetë me vlera realisht demokratike.

Cfare po ndodh me shtetin tone Kosove?!…


Derisa çdo ditë dëgjojmë se jemi shtet sovran e demokratik kur shohim disa gjëra na vjen ta pyesim veten a po ndodhin këto në shtetin tonë dhe a jemi me të vërtetë shtet ?

Deri kur në shtetin tonë jo në veri po në mes të shtetit, jo larg kryeqytetit në ndërtesën e komunës figuron stema e republikës së Serbisë në vend të stemës dhe shenjave tona shtetërore. Ata që punojnë aty marrin rroga nga buxheti i Kosovës .

Kryeministrit, derisa jep intervistë nuk ia vranë syrin fare kjo gjë dhe nuk ndalet duke thënë: Ne jemi shtet, e prapa shpinës figuron stema e shtetit tjetër .Jep intervistë me kostumin e blerë me një çmim prej 4 shifrave sa që i huton edhe kameramanët.

Deri kur do të bëjmë çfarë na thonë të tjerët e jo çfarë mendojmë ne se është më mirë. Të gjitha përpjekjet dhe shpresat janë drejtuar kah Bashkimi Evropian ,mirëpo a do të zgjidhen problemet tona kur të bëhemi pjesë e këtij unioni ?

Po mbahen zgjedhjet mirëpo në një pjesë të shtetit tonë zgjedhjet do të mbahen me dokumente të shtetit tjetër dhe nën flamurin e Serbisë.

U tha se do të zgjidhet ambasadori më i mirë për të na përfaqësuar .Mirëpo nuk shkuan as disa ditë dhe ambasadori i mirë u bë i keq .U shkarkua vetëm se paska dhënë intervistë në gjuhën serbe,mirëpo sipas kushtetutës së Kosovës edhe gjuha serbe është gjuhë zyrtare. Pra çfarë krimi paska bërë nëse ka fol gjuhën zyrtare të shtetit të tij. Pastaj u thanë edhe shumë të tjera por vetëm u thanë dhe nuk u hetuan.

Kur do të vjen koha që këmishën e shtetit tonë do ta masim dhe do ta presim vetë?/indeksonline

Publikuar ne: http://gazetaditore.com/2013/08/05/qfare-po-ndodh-ne-shtetin-tone/

 

Dionis Xhafa

Image

The Economist: Shqiptaret te varfer po aq sa nje shekull me pare!


The Economist ka bërë publik raportin më të fundit ekonomik të Evropës, duke nxjerrë në pah se Shqipëria përbën vendin më të varfër në të gjithë kontinentin, duke lënë pas vetëm Bosnjen dhe Herzegovinën.

Sipas raportit të gazetës me famë botërore, niveli i të ardhurave për frymë në vendin tonë është sa një e katërta e nivelit që ka aktualisht Bashkimi Evropian.

Shteti i vetëm që renditet pas nesh në parametra ekonomik është vetëm Bosnja, një shtet i dalë nga luftëra të ashpra dhe përçarje etnike.

Edhe pse vendi kaloi një periudhë entuziazmi për festën e 100-vjetorit të Pavarësisë, duket se një raport i tillë e zbeh pak atmosferën e krijuar.

Fuqia blerëse e shqiptarëve në vitin 2012-të është në nivelin e 31 përqind, një nivel ky jo shumë larg atij të para 100 viteve, kur Shqipëria kishte nivelin e 25.1 përqind të shkallës së jetesës së vendeve të BE, pavarësisht se ky institucion nuk ekzistonte ende.

Të gjitha ekonomitë e tjera, madje edhe të shteteve të rajonit renditen më lart se Shqipëria, që nga Turqia (52%), Mali i Zi (43%), Maqedonia (36%) dhe Serbia (35%).

Shifrat dhe raporti janë bërë publike nga ana e EuroStat, Instituti Evropian i Statistikave.

Nga Dionis Xhafa

 Image

Enderra e pashuar e shqiptareve per Evropen!


Ëndrra evropiane, një aspiratë e vjetër tek shqiptarët, ushqyer ndër gjenerata e ndër histori, duket se nuk po shuhet dhe ka gjasa të mbetet e tillë edhe për shumë kohë.

Dëshira e papërmbajtur e shqiptarëve për hapësirën e përbashkët evropiane, ku bëjnë pjesë vendet më të zhvilluara të kontinentit të lashtë nuk ekziston afat kohor që e thyen.

Pavarësisht se tashmë që shqiptarët kanë një periudhë të gjatë që presin për aspiratën evropiane, dëshira mbetet e zjarrtë.

Ditën e sotme, Instituti Shqiptar i Studimeve Ndërkombëtare ka sjellë perceptimin e shqiptarëve dhe dëshirën e pashfrenuar të tyren për të qenë në familjen evropiane.

Vihet re mjaft qartë entuziazmi ndër popullin shqiptar për Bashkimin Evropian, pasi mbi 85 përqind e popullësisë është për eurointegrim, duke mos e vënë në diskutim çështjen për bashkim me zonën më me prosperitet të Evropës.

Po të studiohen ndër vite me rradhë statistikat që shqyrton ky departament me seli qendrore në Tiranë, do të arrihet në konkluzionin e thjeshtë dhe të qartë, ëndrra e përbashkët evropiane e shqiptarëve nuk është shuar dhe nuk do të shuhet kurrë.

Dionis Xhafa – Marre si permbajtje nga Deutche Welle.

Kukësi – Trabzonspor …dhe ëndërra vazhdon!…


Një ekip që ka habitur të gjithë me kompaktitetin e saj dhe arritjen deri në një fazë ku askush nuk mund ta imagjoninte. Një ekip shqiptar që ngjiti shkallët e klasifikimit dhe u rendit në vendin e dytë të Superiores, tashmë përballet me një ekip të sprovuar në kupat e Evropës, si Trabzonspor e Turqisë. Kjo është ndeshja e parë në mes ekipit kuksian dhe atij turk dhe zhvillohet në stadiumin “Qemal Stafa” në orën 19:30 minuta dhe pritte të ketë shumë pjesëmarrje të lartë nga ana e tifozërisë vendase. Stadiumi zgjidhet Qemal Stafa, për shkak se stadiumi i qytetit verilindor nuk është i regjistruar në UEFA për zhvillimin e ndeshjeve të rangut evropian. Për të arritur deri këtu, Kukësi ka bërë një rrugëtim të gjatë, teksa ka elimunuar Floran e Talinit, ish-kampionët e Jugosllavisë, Sarajevën, dhe më pas me Metalurg të Ukrainës. Në rast se kalohet edhe Trabzonspori bëhet një hap gjigand për futbollin shqiptar, pasi për herë të parë futbolli ynë nderohet aq lart, deri në një fazë grupesh. Na mbetet të presim dhe të shpresojmë në një kualifikim të mundshëm të skuadrës së Kukësit. Kompanitë e basteve ndërkohë shohin si favorit të ndeshjes skuadrën turke, Trabzonspor, e cila ka një koeficient prej 1.5 për fitore, ndërsa Kukësi kuotohet me 6 në rast fitoreje. Kujtojmë se edhe Skëndërbeu ndodhet në po të njëjtën fazë sikundër edhe Kukësi.

Dionis Xhafa / NacionalAlbania.com

Publikuar ne: http://www.nacionalalbania.al/2013/08/kukesi-trabzonspor-dhe-enderra-vazhdon/

Shqiperia e heronjve evropiane!


Shqipëria, ky vend i vogël mesdhetar me përplot bukuri natyrore, në zemër të Evropës dhe e lëkundur me historinë e saj të gjatë dhe shumëshekullore.

Vendi ynë është bërë “fli” për të qenë pjesë e progresit të përbashkët të Evropës përmes heronjve dhe figurave më të shndërritura të saj, duke nisur që nga heroi ynë kombëtar, mbrojtësi i krishtërimit mbarëveropian kundër hordhive turke që e cënonin kulturën dhe madhështinë e kontinentit të lashtë.

Pas Skëndërbeut, heroit tonë kombëtar, në panteonin e figurave të kombit shqiptar vjen shpirti altruist dhe paqedashës i Nënë Terezës, gruas që bëri të besojë se shpirti i Zotit ishte mishëruar edhe tek njeriu, tek zemra e madhe e një shqiptareje me gjak si Gonxhe Bojaxhi.

Sikur të mos mjaftonte kjo, Evropa duhet të dijë se në një pjesë të bregdetit të saj shtrihet një komb i lashtë me rrënjë të thella gjuhësore dhe kulturore nga familja e saj.

Ndër të tjera, ambsador yni në mbarë botën e qytetëruar është edhe pena e shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare, që përmes penës është shndërruar në figurën më të shquar shqiptare me parime thellësisht evropiane.

Ne, shqiptarët jetojmë mbi një tokë të pasur dhe në një situatë të varfër, jemi pjesë të Evropës dhe jashtë politikës elitare të saj dhe një faj i madh për këtë bie mbi shpinën e politikës hakërruese dhe inatçore, faj ky jo vetëm i klasës politike, por e gjithë sistemit në tërësi.

Shqipëria ime është evropiane. Unë kam lindur në një vend evropian dhe jam shtetas i nje vendi pjesë e një kontinenti të lashtë e me histori me rrënjë të thella.

Unë besoj se ka ardhur koha e lënies pas të hakërryerjes politike dhe urrejtjeve që përçajnë njerëzit në ndasi politike për një aspiratë të përbashkët, Evropën e dëshiruar.

Unë besoj se jemi në një stad të pastranzicionit 23 vjeçar që Evropën jo vetëm ta dëshirojmë, por ta shohim dhe ta prekim më tepër si realitet!

Dionis Xhafa – Publikuar ne: http://www.nacionalalbania.al/2013/05/shqiperia-e-heronjve-evropiane/

http://www.revistadrini.com/2013/09/dionis-xhafa-shqiperia-ime-europiane/

Image

Shqipëria, kostelacioni i thyer evropian!


Përpara se të nis të hedh mendimin tim mbi atë çka kam dashur të shpreh, dua të sqaroj titullin që kam vendosur ti vë kësaj përsiatje.
Fjala “kostelacion” do të thotë një grupim yjor në një qiell, ashtu sikundër është ngjashëm edhe flamuri i Bashkimit Evropian, një qiell blu me yje të shteteve anëtare.
Shqipëria, shteti ynë është një pasuri dhe një kostelacion brenda për brenda kostelacionit të madh evropian, mirëpo ajo dallon përmes disa tipareve, të cilat do të mundohem ti argumentoj si më poshtë.
Së pari, duhet thënë dhe ditur se Shqipëria është një shtet evropian dhe në zemër të saj. Shqiptarët presin me padurim të jenë pjesë e familjes natyrale, prej së cilës rrjedha historike i ka impostuar. Shqiptarët mbi të gjitha duhet të jenë të përgatitur si evropianë, që nënkupton se duhet ta duan Evropën dhe BE-në, me të mirat dhe të këqijat e saj, me “Nobelin në qafë” e deri tek kriza e thellë.
Së dyti, Shqipëria është një vend ku përplasja mes botës Lindore dhe asaj Perëndimore është mjaft e prekshme dhe besoj se që të jemi të gatshëm për në Unionin Evropian, duhet së pari një shpirt perëndimor dhe një mendësi e tillë, por gjithashtu edhe kultura lindore aty ku është prezente të jetë e bazuar në modernizim dhe një burimi shpirtëror fetar të orientuar drejt ideve përparuese.
Së treti, problemi shqiptar sa i përket stadit aktual në të cilën gjendemi lidhur me aspiratën tonë për në Bashkimin Evropian, besoj se vjen nga historiografia shqiptare, pasojat e rënda politike dhe afatgjata që kemi përjetuar si popull dhe për një ecuri të mëtejshme, këta pasoja historike në kohë duhen eliminuar sa më pak në të ardhmen.
Së katërti, nacionalizmi i thellë shqiptar shpesh nuk lejon atë që Evropa e ka ABC-në e filozofisë së saj, socializimin me popujt fqinjë.
Jam i idesë se patriotizmi i pastër çon drejt përparimit në çdo aspekt, sidomos në raport me Evropën, ndërsa nacionalizmi çon në izolim bashkëpunimi me fqinjët tanë, shumica e të cilëve janë në rrugëtim të përbashkët me ne.

Socializimi në mes popujve, shkruan Habermas në “Ah, Evropë” është një politikë që Bashkimi Evropian e ka vënë si prioritet, kjo për shkak se një socializim i popujve evropianë e ngre peshën e BE-së në arenën ndërkombëtare të politikës botërore, duke u bazuar pikërisht tek supranacionalizmi. Kështu, solidariteti dhe bashkëpunimi është më i madh dhe BE-ja bëhet më e fuqishme si strukturë organizative.

Dionis Xhafa – Publikuar ne: http://www.nacionalalbania.al/2013/06/shqiperia-kostelacioni-i-thyer-evropian/

http://www.peshkupauje.com/2013/06/shqiperia-kostelacioni-i-thyer-evropian

http://www.alb-observer.com/opinion/6505/shqip-ria-konstelacioni-i-thyer-evropian.html