Ura


Imagjinatë e fantazi

Bashkëbisedim bëja me lumin,

po me atë lumin Drin, më të gjatin e atdheut tim,

e flisja unë, e ai kthente përgjigje disi të thatë,

më tregonte si shkoi jeta dhe historinë.

 

E qava e qesha bashkë me Drinin, lumin e vendit tim,

këndova dhe u hidhërova bashkë me të, ta dini,

dhe e pashë urën drejt e në sy kur ecte nëpër pellgje Drini,

e diçka donte të thoshte lumi, por nuk e dëgjoja, flisja unë.

 

Unë flisja, duke imagjinuar dhe thënë të vërtetat e mia,

kurse lumi shihte për nga ura, e po habitesha ç’punë ka ura këtu?

dhe doja t’i thosha Drinit se shiko se unë këtu kam qarë e qeshur,

kam kujtime shumë, me miq e shok, luajta e kalova fëmijëri e rini.

 

Vazhdova unë: “Më mirë se te ty, nuk mbaj mend më bukur se këtu,

të kem kaluar tjetër kund, se është vendi im, është memoria ime,

e këtu lashë shpirtin, lashë zemrën, dritën, xixëllonjat e natës kam lënë,

këto fusha, këto lule, me siguri thembrën e këmbës e mbajnë mend, e duan, edhe pse i kam shkelur shpesh.

 

Drini dëgjonte vëmendje , e pa edhe dëlirin tim, edhe fantazinë e pamatë,

u mendua gjatë dhe si një plak i urtë po mendonte shumë ai lumë,

e shihte more çuditshëm nga ajo urë, si me pa nga Moisiu, si me qenë perëndi,

e kërshëri më zgjoi pse atë urën mbi atë Drin shumë po e shihte, që ia mbyste shpinën përherë?

 

Atëherë u ktheva nga lumi dhe i thashë: Pse, pse e sheh atë urë ka shumë, pse?

Dhe fillimisht nuk ma ktheu përgjigjen, kurse më tej më ktheu atë që doja,

Por tronditshëm disi ishte ajo që tha: “Ura, që e sheh ka qenë këtu kur ke pasur kujtime ti, e kushdo kësaj ane, jo vetëm ti, por njëmijë e qindra mijë,

e ura është mbiemri im, është kujtimi, është guri që nuk lëviz, që kujtimet mban gjallë, edhe pse koha rrjedh pa mëshirë.

 

E atëherë e pashë urën, e u binda se ajo është vend i shenjtë, është Korab e Olimp,

është tempulli i pathyeshëm, është memoria jonë e përbashkët, është kujtimi që nuk vdes ndër mendjet tona.

 

Advertisements