Rasti Gruevski ose tradhtia e madhe ndaj shqiptarëve


dionis3

Dionis Xhafa

Për më shumë se 10 vjet në krye të shtetit, kryeministër i vendit, Nikolla Gruevski, armik i fshehtë dhe herë i hapur i shqiptarëve në Maqedoni, pasi nuk i ka hyrë gjëmb në këmbë pas një sërë problematikash që ka pasur shteti maqedonas, më në fund ka nisur të ketë krisje dhe drejtësi edhe për shtetarët.

Ai u dënua me 2 vjet heqje lirie për një prej proceseve të tij gjyqësore, kurse kundër emrit Nikolla Gruevski, shtetas i Republikës së Maqedonisë janë në proces një sërë gjyqesh. Në një shkrim të mediave ndërkombëtare thuhej se Gruevski madje rrezikon deri burgim të përjetshëm, për veprat e kryera tinëzisht ose hapur gjatë kohës që ka qenë në pushtet. Veprat penale të cilat ai ka shkelur tashmë ose që janë të dyshuara se i ka shkelur në tërësi kanë të bëjnë me korrupsionin, edhe këtë galopant.

Gruevski ka dyshime si lider politik. Në kohën që ai ka qenë në krye të shtetit kanë ndodhur një sërë ngjarjesh e gjyqesh shumë të dyshimta, duke nisur nga vrasje apo ngjarje të dyshuara se janë politike, e deri te “Kumanova”, e fundit në radhë ku kishte dyshime të forta për skenare apo edhe parregullësi ndaj atyre që janë dënuar me burgime përjetë apo dënime të tjera. Sikur të anashkalohet tërësisht procesi gjyqësor, edhe vetë kushtet në burgjet e Maqedonisë, transmetuar nga media vendore dhe europiane, madje edhe ndërkombëtare, rezulton se në burgjet me të burgosur ordiner, por edhe të dyshuar se mund të jenë të burgosur politikisht, kushtet janë të rënda dhe se forca e dhuna dominon.

Edhe Maqedonia gjatë viteve të udhëheqjes së Gruevskit ka qenë dhunë, ka pasur gjak e përplasje, deri në kulmimin e ngjarjeve të 27 prillit në parlamentin maqedonas, duke e sjellë bash dhunën në Kuvend, duke e ngritur si simbol të madh të këtij pushteti të frikshëm. Maqedonia gjatë atyre viteve që në pushtet ka qenë Gruevski, ka qenë e ftohtë, po e njëjta, po mërdhihje, po përçarje dhe braktisje, po emigrim dhe mall për shqiptarët, po largime dhe dhunime, e mbi të gjitha një zhytje thuajse totale e popullatës shqiptare sidomos në varfëri, e nga ana tjetër në mënyrë të paturpshme ngritja përpjetë e statujave marrosëse dhe të tmerrshme, që kishin zënë rrënjë në mes të Shkupit, duke dëftuar lemerinë e një vendi që gjen përçarje.

Si për të ilustruar realitetin në Maqedoni, kam qenë edhe vetë, por se një mik andej i quajtur Ahmet Selmani, autor, tregonte se Shkupi veçanërisht ku ai jeton, ngjan si qytet i zi, i pllakosur në trishtim, ndarë më dysh dhe se maqedonasit jetojnë mirë, kurse shqiptarët si mos më keq, shtypur keq e më keq në zi. Ishte po i mendimit se ai vend ngjan si Rripi i Gazës, por jo në Lindjen e Mesme, por në Ballkan.

Gruevski, për fund ngjan njeriu që vetëm ka presionuar pushtet. Kryeministri i fundit i Maqedonisë, përpara Zaev i ka luftuar shqiptarët, ka që thonë se ai i futur në sherre pikërisht shqiptarët me skenarë dhe ngjarje të tmerrshme dhe ku skemat e shërbimeve sekrete ishin të dyshimta, përfshirë edhe shërbimet ruse në shtetin maqedon. Por ky Gruevsk ndihmohet prej tradhtarëve të shqiptarisë, duke u arratisur drejt Hungarisë, teksa më parë kaloi përmes Shqipërisë. Kjo është tradhtia më e madhe, vula në ballë e tradhtisë ndaj shqiptarëve, shqiptarisë dhe kombit tonë liridashës shqiptar.

 

 

 

 

Xhuxhi


dionis xhafa0

Dionis Xhafa

Xhuxhi, që grushtin dhe këpucën e dhunës e kishte më të madh se trupin,
kaloi mes për mes vendit tim, si shigjetë erdhi e u ngul në atdheun tim të dashur,
ata që luftoi ai, korruptimin e vet që e shleu me rrahje ndaj shqiptarësh, nuk e shleu,
por tradhtarët e vendit tim, e shpërblyen, atë, xhuxhin, njeriun me kosë në dorë, i aftë të presë çdokënd që ia zë rrugën drejt marrëzisë.