Po goditet Akropoli


Dionis Xhafa

 

Tokat po tronditet, Akropoli po tronditet, miq,

Notre Dame po digjet, Europa po dridhet, fort,

mos ndoshta iu shtrëngua fuqishëm laku lirisë,

e po duket se është kohë e krisjes, e mallit, lotit.

 

E kur goditet Akropoli, kur digjet maja e kulturës,

do të thotë se trazira ka shumë poshtë, në këmbë,

sa dhe Zotat mbi Olimp po habiten, po bëhen turbullt,

e në ka Zot e Perëndi, jo nuk duhet më ta lejojë këtë lëmë.

 

Se djeg malli dhe përcillet loti,

njerëzi, po dridhet Akropoli.

 

 

 

 

Advertisements

Rrufetë e Zeusit


Dionis Xhafa

 

Zeusi lart mbi Olimp lëshon vetëm rrufe, se mizor është, ndër të gjitha perënditë dëshiron të vendosë diktatin,

e gumëzhin rrufe e tij, një shpatë që bie mbi qafë të më të vegjëlve dhe të popullatës,

dhe e trand qytetin, e bën zjarr e flakë, një flakadanë i bukur, por i tmerrshëm njëkohësisht,

që prek zemrat, i ndez ato për revolucion të pakthyeshëm, i bën të ngrihen në këmbë kundër së ligës.

 

E rrufetë e Zeusit janë magjia mbi Athinë, janë rreth e rrotull të një Greqie të lashtë që flakëron ndër qiej e tokë të zjarrtë,

ata janë të bukura aq sa të verbojnë, të mbushin shpirt e zemër me lot sa Deti Jon,

ata shkrepëtijnë ndër yjet e lartë të gurëve të lashtësisë, e djegin çdo send e kafshë të gjallë,

se kryeperëndia përpos se mban rend, siguri dhe është shtetar, dëshiron edhe dele në hell, si spektakël mizorie.

 

E jetën ndryshe nuk mund ta kuptojmë, përpos se me një Promete, që rrufetë i shndërron në zjarr dhe ngroh shtëpitë e njerëzve,

e perëndia që mbron njerëzit, nën vuajtje lëshon rrezet ndër popullatë, dhe pse shkaba ia ha zemrën vazhdimisht,

e ndoshta do të flijohet Prometeu, varur përmbi shkëmb, si ndër kryq të Greqisë moderne,

por se në këtë botë ka edhe vdekje të bukura, e ata janë kur shkrumbohesh në zjarrin e lirisë.