Hëna dhe yjet ose thjesht meditime


Dionis Xhafa

 

Hëna ngrihet përmbi qiell,

si një varr i ndarë më dysh,

veç moj hënë, na sill pak diell,

se shpresë presim, mes lotësh, mes sysh.

 

Yjet marrin vallen me ngadalë,

ndezin qiellin me flakërima,

po si ikin kështu vallë,

ku shkojnë me zhurma e uturima?

 

Se yjet zbresin tatëpjetat,

këpusin cepat si metal,

merr hov jeta, mbytur harresat,

po ku ikim kështu vallë?

 

Se dhe hëna nuk e di,

se nga vjen e se ku shkon,

por dhe gjithë kjo yjësi,

në mister thua rron?

 

Se kur ndritet hënë e plotë,

se ku ndriten vargje yjesh,

mbushet deti plot me lot,

herë mes dallgësh, herë mes diejsh.

 

Tatëpjetën merr sërish,

në mes resh e në mes yjesh,

do ta dish se bukurisht,

fluturon përmes qiejsh,

 

Nëpër ngjyra të universit,

ku s’arrin dot as Olimp.

ku mpreh shpatë e Aresit,

liria vjen e bën dritë e dritë.

 

Se dhe agimi kur zë e shëndrrit,

bie vesa lehtë e lehtë,

drita vjen më e fortë,

pas një nate të skëterrtë.

 

Advertisements

Po goditet Akropoli


Dionis Xhafa

 

Tokat po tronditet, Akropoli po tronditet, miq,

Notre Dame po digjet, Europa po dridhet, fort,

mos ndoshta iu shtrëngua fuqishëm laku lirisë,

e po duket se është kohë e krisjes, e mallit, lotit.

 

E kur goditet Akropoli, kur digjet maja e kulturës,

do të thotë se trazira ka shumë poshtë, në këmbë,

sa dhe Zotat mbi Olimp po habiten, po bëhen turbullt,

e në ka Zot e Perëndi, jo nuk duhet më ta lejojë këtë lëmë.

 

Se djeg malli dhe përcillet loti,

njerëzi, po dridhet Akropoli.

 

 

 

 

Këngë e shiut


Dionis Xhafa

 

Rrugicat bëhen “të buta”, lëshuar mbi to rrëshirë e shiut,

derdhet ujë mbi njerëzinë, e pastron prej mëkateve që mbart,

e çadrat shkëlqejnë si ngjyra të ylberit,

teksa melankolia veç mbretëron kudo.

 

Një simfoni, një këngë e shiut nis,

reciton e këndon, buçet në malet tona vigane,

muzikë e mrekullueshme, ndez shpirtrat tanë,

vlon në thellësi zemrat e kallura.

 

Shiu përflaket në horizont në ngjyrë gri,

qielli qan me dënesë të madhe,

fjetur njerëzit, zgjuar janë ëndrrat, loti pushon mbi çatinë ngjitur,

zogu qëndron mbi degë gjysmë-të thyer.

 

Trumcakët trembin lakuriqët, ata dhe nata bëhen një,

e keqja dhe e mira nuk kanë kufij të qartë,

përzier në një mijë ngjyra, deti fryhet, lumi frymon, krojet kristal mërdhihin,

nën simfoni zemre, këngë e shiut, e shpirtit tim.

 

 

 

 

 

Kujtime nga Bari


Dionis Xhafa

 

Bari, një qytet i magjishëm, i vogël dhe modest, bukuri e rrallë,

më pëlqeu që shëtita nëpër të dhe një stacion treni ka si historik,

aty vrarë kishte qenë Luigj Gurakuqi, nga ndonjë vrasës me pagesë i Zogut,

dhe më tej pallate shumëngjyrësh, parqe fëmijësh, hapësirë pafund, e bukur, bukur.

 

Si e lije ashtu Barin, pak si rëndë dhe turbulluar, me xhadetë shumë të mira,

e makinat mjaft komode, ecje tutje në qendër të Italisë dhe në veriun e vendit,

nëse në Milano a Torino gjen paranë, gjen infrastrukturën, pallatet dhe teknologjinë,

ah në Bari gjen zemër, gjen verë të kuqe, dolli e flakë, një perëndi që të godet në shpirt.

 

Klanet


dionis xhafa2

Dionis Xhafa

 

Klanet janë si kosat, që presin barin e njomë në fushat e mëdha të jetës,

janë goditja mbi prenë, që e godet në pjesën më të dobët të vet, fuqishëm.

 

Klanet janë si thikat, që godasin fort shpesh mbi brishtësinë dhe rrjedhin pafuqinë,

ata janë të mprehtë si shpatë gjigande, që ngulet në barqe të pafajshëm, çdo ditë.

 

Klanet janë si çekiçi, që gozhdët i padrejta nuk i godet, por të drejtën e ngul thellë,

e rrojnë gozhdët e shtrembëta mbi botë rrojnë, ndërsa të drejtët “ngulen” për çdo ditë, ngulen.

 

 

Hojet


dionis xhafa1.jpg

Dionis Xhafa

 

Hojet janë atdheu mjaltë, që nuk tradhtohet,

e ardhmja e kombit që ndriçon në yjet shumëngjyrësh,

në qiejt shkarravinë, më e pastra shenjë e mbretërisë së bardhë,

ata, simboli i hijeshisë, bukurisë dhe mrekullisë, të tilla janë hojet.

 

Sytë e Bulqizës


Dionis Xhafa Bulqize1

Dionis Xhafa

 

Sytë e Bulqizës janë të trishtë, janë të foshnjës që qumështin e pi pasi prindërit janë nxirë në krom,

janë sytë e fëmijëve, që sillen rreth e rrotull e çojnë fëmijërinë në stoqe kromi, në kova e në përballje me errësirën e madhe,

janë sytë që flasin pa folur, janë loti i nënës për bijtë e bijat në minierën e nëndheshme ose jashtë Shqipërie,

janë sytë e tokës që prodhon kufoma e mortje, si fabrikë e tmerrit, trupat kallen e dergjen në hapësira të zeza.

 

E sytë e Bulqizës dëftojnë krimin e varfërinë, janë vdekja që na vjen ndër fytyrat tona të imëta,

janë realiteti që tringëllon në malet e larta, të cilat nuk mposhten, vetëm “hahen” përditë nga dhimbja,

sytë e Bulqizës janë kafshata që nuk falet, janë jetesa përditë me dëborë e shi, janë puna e rëndë të flesh si i vdekur,

janë këmba në varr e malli i fshehur, janë gjiri që trishtimin nuk e dëfton, janë ditët që zbardhin e kanë errësirë gjithmonë.