Tiranën pritet ta vizitojë Fyle dhe Napolitano


Tirana pritet të vizitohet si nga presidenti italian Xhorxho Napolitano, ashtu dhe nga kryekomisioneri i BE, Stefan Fyle. Në fakt të dy këto vizita do jenë pak a shumë në kohë të njëjtë, por nuk kanë lidhje organike me njëri-tjetrin. Vizita e Napolitanos në Shqipëri është konfirmuar edhe më parë, por këtë herë është shyrë për shkak të krizës ekonomike. Napolitano pritet të vijë në Tiranë në datat 4 dhe 5 mars, thuhet në një komunikatë zyrtare. Xhorxho Napolitano është ftuar nga homologu i tij shqiptar, Bujar Nishani. Presidenti Napolitano do të mbajë edhe një fjalim në parlamnentin shqiptar dhe duke qenë se është një personalitet me mjaft përvojë në politikë, fjalimi i tij pritet me shumë interes. Përpos Napolitanos, në Tiranë pritet të shkelë edhe Stefan Fyle. Fyle pitet të vijë në Tiranë më datë 6 mars. Zyra e Komisionerit per zgjerim konfirmoi se ai do te jetë në Tiranë të enjten e ardhshme për raundin e radhës së Dialogut të nivelit të lartë me autoritetet shqiptare mbi 5 prioritetet kyçe, të domosdoshme për nisjen e negociatave. /Dionis Xhafa/