Poezia


 

Dionis Xhafa

 

Valët e poezisë e ngrenë në qiell vorbullën e gotës,

realitetit të egër i vë një mijë ngjyra, që shpërthejnë kudo,

vapë bën, shkumëzon deti i paanë dhe fluturon pulëbardha,

vesë në agim, ndriçim e vezullim, shndrit ndër poezi.

 

Refren që këndon në fushat me bar të freskët,

lumi ecën në udhëtimin e tij plot me zhurmë e stuhia ngre krahët,

botës së kalbëzuar ia kthen buzëqeshjen dhe e zbukuron,

kridhet si Afërditë në ujëra të Delfit, parathënëse e fatit, poezia.

 

 

 

Njeriu me gjak të qelbur


dionis_xhafa1.jpg

Dionis Xhafa

 

Njeriun gjigand, por me gjak të qelbur,

ndajeni copash dhe shtrojeni trupin e tij për gjellë darke,

e pas kësaj luaj cirk, këndo dhe dëfre se populli,

padrejtësinë e duron, por vjen një ditë dhe shpërthen në njëmijë mrekulli.

 

Një shtet


 

Dionis Xhafa

Një shtet nën sqetulla,
të Fuqive të Mëdha,
përleshen gjigandët në skenë,
të përlotur dalin civilët.

Ashtëquhet shekulli
i të Drejtave të Njeriut,
por është mijëvjeçari,
i pluhurit të zi
dhe armëve bërthamore.

 

Shënime kronikani


Dionis Xhafa

 

Në fshat, një i çmendur trullosi miletin,

në qytet vlon zjarri,

atdheu ngryset i zi.

 

Në Siri, larg, kafshojnë luanët,

militarët bëjnë kërdinë,

gijotinë në OKB, maja e padrejtësisë, dikur shkrova të tilla shënime,

tashmë mbusha 65, Antonio, varr jam,

kronikan lufte, 2018.

Fëmija i humbur


 

Dionis Xhafa

 

Një fëmijë i humbur jam,

hekurudhave të Leipzigut,

njerëzit lodrojnë ndër fusha të Gjermanisë,

bota qenkësh e madhe.

 

Vetë i teti në familje,

atdheut të kalbur, i dhashë lamtumirën,

në skëterrën e varfërisë po buzëqesh,

së paku është shkëndijë e sinqertë.

 

 

 

Ne që shohim përtej


Dionis Xhafa

 

Ne që shohim përtej, jemi të dënuar të vuajmë,

në një botë hipokrite, të vërtetën nuk e do askush,

e qielli i zjarrtë është ndezur sonte, flihet dhe vdiset,

ndër avllitë e metalta dhe muret e lagështa, e vërteta fiket.