Univers emocionesh…!


Bota është shumë interesante në kokën e çdokujt, pasi secili ka një këndvështrim të ndryshëm rreth botës ku jetojmë çdo ditë.

Një moment mjaltues në të gjithë ne është ai që ne e quajmë “Inspirim”, një nga ata ndjenja që të fal një fuqi të jashtëzakonshme frymëzimi pezull.

Të gjithë e kemi ndjerë atë moment kur një frymë na zë grykën dhe që vazhdon e rritet, e rritet, e rritet, si një moment që na zë ëmbël frymën, si një habi e vërtetë nga fuqia që fal një moment frymëzimi i tillë, që na lejon që në shpirtin tonë të ndizet një pasqyrë e një universi të ri.

Është një proces interesant. Dje u frymëzova keq fare, aq sa në sfond përpara meje mu shfaq një vizion i qartë që më vërtitej përreth.

Vetë procesi është një proces që vërtitet herë rreth magjisë e herë rreth mrekullisë së një çasti që shkrep një ide që mund të mos ketë ekzistuar asnjëherë më parë.

Ky është pushteti i emocionit, frymëzimit dhe mrekullisë së çastit, që arrin të çlirojë idealizmi i burgosur në mendje.

Ndonjëherë një moment i tillë vjen përpara gjumit ose në ëndërr, që të fundos e të zhyt thellë në një botë të mrekullueshme imagjinare.

Në momentet frymëzuese e sipër është një mendje që punon ndryshe, një emocion që dehet dhe luan si në një cirk lojrash dhe që kënaq shqisa e të dhuron ndjesi të forta emocionale!

Pas përhumbjes së këtij momenti dhe kur sillesh në perceptimin e realitetit kupton sa e bukur është imagjinata, universi tjetër që arrijmë ta shijojmë pa e prekur, por duke përdorur një forcë akoma edhe më të madhe, magjinë e  frymëzimit në një univers imagjinar!

Dionis Xhafa

Publikuar ne: http://levizjastudentet.wordpress.com/2013/06/01/studenti-eshte-njeriu-qe-ka-per-pune-studimin

Image

Një yll i zi në qiellin e demokracisë greke


Greqia është një vend që ka një histori të tërë kulture dhe nga e cila ka rrjedhur thuajse e gjithë kultura që mbart ende sot e kësaj dite një Evropë e tërë

Nisur nga ky aspekt, pavarësisht se në rrethet intelektuale dhe akoma më tepër në popull ekziston një mendësi e gjërë, sipas së cilës Greqia paraqitet me një negativitet të përgjithshëm, gjë që mund të themi nuk është se qëndron në çdo aspekt.

Kohët e fundit, në shoqërinë greke e në nivelin e saj politik ka zënë vend një parti ekstremiste neonaziste, e cila nën ndikimin e fortë të krizës së thellë shoqërore ka arritur të rrëmbejë jo pak, por 18 deputetë në parlamentin grek në zgjedhjet e fundit të 2012-tës.

Kjo tregon së pari një msopërgjegjësi të qytetarëve grekë, të cilët mposhten nga kriza e thellë dhe kontribojnë me votë qytetare që në parlamentin e tyre të zërë vend një parti ekstremiste, ku mungojnë standardet demokratike, me një kulturë “prej të forti” dhe një nihilizëm dhe luftë të ashpër retorike e fizike ndaj të huajve emigrantë.

Mendoj se një pjesë e mirë e grekëve janë mposhtur nga kriza e rëndë dhe si rrjedhojë e humbjes së besimit në partitë tradicionale zgjedhin të votojnë një parti që nuk shkon aspak me parimet demokratike dhe që shfaq hapur deri në intriga, vrasje dhe konflikte politike, duke patur kundër një Evropë të tërë.

Ndërsa, pjesa tjetër mendoj e votuesve është një pjesë e elektoratit që kanë të mëveshur brenda tyre racizmin e thekshëm ndaj të huajve, një kulturë aspak demokratike dhe që nuk shkon përkrah zhvillimeve që kërkon Europa e Bashkuar.

Tashmë, skandali që pritej ndodhi, u shfaq “fytyra e vërtetë” e një partie aspak mirëdashëse, por vetëm hakërryese, si Agimi i Artë dhe përgjegjësit po marrin atë që meritojnë përpara drejtësisë.

Në këtë kontekst, shpresoj që një parti me ide ekstremiste të djathta si “Agimi i Artë” të mund të shfryhet si frymë në vendin fqinj dhe të rilindë kultura e bashkëjetesës dhe respektimit të normave njerëzore dhe demokratike.

Dionis Xhafa

Publikuar ne:   http://www.nacionalalbania.al/2013/09/nje-yll-i-zi-ne-qiellin-e-demokracise-greke/

Ide për një “Jugosllavi të re” në Ballkanin Perëndimor?!


“Ëest Balkan Six” mund të quhet një bashkësi shtetesh të përfshira administrativisht në një konfederatë ose përkthyer në shqip “Gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor”.

Ideja për një bashkësi të tillë shtetesh është hedhur nga ana e ministrit të Jashtëm malazez, Igor Llukshiç dhe mediat aludojnë se projekti mund të shndërrohet edhe në një realitet, pasi ka gjetur mbështetjen e komisionerit për Zgjerimin, Stefan Fule.

Gazeta “Zëri” e Kosovës, në një shkrim të sajin thotë konkrretisht se projekti i diskutuar synon një integrim sa më të shpejtë të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Bosnje dhe Herzegovinës, Maqedonisë dhe Serbisë.

Sot në Neë York, ku janë të ftuar në OKB ministrat e Jashtëm të këtyre shteteve është ftuar edhe ministri i Jashtëm kosovar, Enver Hoxhaj, transmeton “Zëri”, pikërisht për të pranuar ose jo tezën e hedhur nga ana e ministrit malazez.

Dyshimet bien mbi faktin se meqenëse Sllovenia ka hequr dorë në mënyrë të menjëhershme dhe Kroacia ka dyshime për tu bërë pjesë e kësaj konfederate me emrin, rolin dominues mund ta marrë Serbia, një ide që të nxjerrë sërish në një “Jogosllavi të impostuar”, por që ekziston edhe si fakt që përmes kësaj nisme mund të krijohet “beneluksi shqiptar” përmes trekëndëshit Shqipëri – Kosovë – Maqedoni.

Dionis Xhafa

Publikuar ne: http://www.nacionalalbania.al/2013/09/ide-per-nje-jugosllavi-te-re-ne-ballkanin-perendimor/

 Image

Mbi arsimimin e shqiptarëve!…


Dionis Xhafa   – FjalaIme.info

Shqiptarët si popull janë ose së paku kanë një nam jo të vogël si arsimdashës edhe pse shpesh hasen me vështirësi gjatë shkollimit

Mesa duket, ashtu siç nuk mjafton vetëm pasioni për të kryer një punë, profesion, ashtu edhe në arsimin e shqiptarëve duket se nuk mjafton vetëm dëshira e tyre për dije dhe etja për të.

Duke lënë mënjanë këtë pjesë, arsimi shqiptar mund të themi se ditët e sotme ka disa problematika që e shoqërojnë, nga të cilat mund të përmendim disa të tilla.

Së pari, janë ambjentet shkollore, të cilat jo pak herë nuk plotësojnë kushtet optimale për një arsim të shëndoshë dhe që mësimdhënia të jetë sa më e efektshme.

Në shumë ambjente shkollore mungojnë kushtet bazë dhe sidomos në zona të largëta të Shqipërisë ka fëmijë që ende iu skuqet dora nga të ftohtët në dimër dhe me dorën e ngrirë përpiqen të shkruajnë në fletoret e tyre, sidomos në fshatrat e thellë malorë.

Përveç mungesës së bazës materiale në disa raste, një problem me shumë rëndësi dhe një fenomen shoqëror shumë problematik në arsim mbetet edhe braktisja e orëve të mesimit nga ana  nxënësve, gjë që tregon së pari faktin se nxënësit nuk kanë të zhvilluar ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e arsimit në formimin e tyre dhe së dyti brishtësinë e institucionit arsimor për ti bërë ballë situatës.

Tjetër problematikë e mprehtë lidhur me arsimin mbetet edhe braktisja në masë e tij nga ana e xënësve shqiptarë, sidomos të atyre që nuk kanë mundësitë ekonomike ta ndjekin atë, ndaj mendoj se ky problem duhet shqyrtuar dhe zgjidhja mund të jetë ndihma nga ana e institucioneve shtetërore e kësaj kategorie nxënësish.

Mendoj që arsimi shqiptar gjithashtu në strukturën e saj duhet të jetë shumë më i organizuar dhe mund të kryhen edhe ndryshime, në mënyrë që nxënësit të mund të gjejnë edhe më mirë veten e tyre dhe prirjet për profesionin e së ardhmes.

Një problem që shtrohet gjerësisht në shoqëri lidhur me arsimin e mesëm është dhe mungesa e arsimit profesional, duke mbizotëruar një arsim i përgjithshëm dhe shumë teorik, duke bërë që profesionet që të ofrojnë në të ardhmen një zanat të lihen mënjanë.

Duke u nisur nga përvoja perëndimore, mund të themi se arsimi ynë duhet të ketë edhe një orientim profesional me qëllim rritjen e efikasitetit të saj dhe orientimit më të saktë në tregun e punës, ndaj duhet operuar me një zgjerim të arsimit të mesëm profesional.

Arsimi në Shqipëri mund të themi se ka problematika të caktuara, të cilat duan shumë punë për ti rregulluar, por ajo që mbetet kryesorja është fakti se arsimimi prodhon njerëz që të jenë sa më të aftë ti shërbejnë të nesërmen shoqërisë ku jetojmë.

Arsimimi prodhon mbi të gjitha kulturë, ndaj dhe vëmendja ndaj tij duhet të jetë sa më e lartë, me qëllim krijimin e një brezi të ri s më të formuar për të ardhmen e vetes dhe të vendit.

Image

Shqipëria, “atdheu i dytë” i hebrenjve!…


Shqipëria mund të cilësohet një “Palestinë e Dytë” në mes të Evropës, pasi është shteti që mikpriti hebrenjtë dhe i shpëtoi ata nga shfarosja naziste që iu bë kësaj kategorie.

Hebrenjtë duhet ti kushtojnë një rëndësi të veçantë dhe një atribut faktit që vendi ynë në vitet kur flitej për ekzistencializëm të tyre, i strehoi dhe i ndihmoi hebrenjtë të shpëtonin nga kthetrat e një ideologjie naziste në Gjermani.

Nga të gjitha vendet e Europës gjatë Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria ishte një vend i veçantë në të paktën një lidhje, e kjo lidhje ishte pikërisht  tek hebrenjtë, që në mes viteve 1939 dhe 1945 gjetën një atdhe të dytë në Europë për ti shpëtuar politikës naziste të zhvilluar me propagandë nga ana e kancelarit gjerman, Adolf Hitler.

Në një shkrim të tijin, një studiues anglez me emrin Adam Yamey, vizitues i Shqipërisë dhe vendeve të tjera ballkanike, shkruan se numri i hebrenje në Shqipëri ishte jashtëzakonisht i madh, pavarësisht se vendi ishte pushtuar nga nazistët në Luftën e Dytë Botërore.

Një gazetar britanik që vizitoi Shqipërinë në vitin 1935, Leo Elton përshkruan në këto vite realitetin shqiptar, ku përveç se faktin se në Shqipëri kemi një masë të gjerë njerëzish emigrantë me origjinë hebreje që përpiqen të largohen nga tmerret e kampeve naziste, ky vend, sipas xha Leos, “ishte shtëpia dhe atdhe i dytë për hebrenjtë”.

Përshkrimi që bën Leo Elton në artkullin me titull “Përshtypjet e një vizite në Shqipëri, me disa vërejtje dhe qasjen e hebrenjve në vend ishte:

“ Toka e Shqipërisë është një vend i rrënuar ekonomikisht, nga ana sociale, si dhe politikisht nga një pushtim i gjatë në kohë, si ai turk.” – përshkruhet në letërnjoftimin e përhapur nga gazetari Elton.

Ai më tej shkruan se Shqipëria ka një popullësi myslimane në shumicë dhe se nuk ishte një popullësi që besonte verbërisht në fe. Leo thotë më andej se vetëm një familje shqiptaro-hebreje u vra dhe u persektua në Shqipëri, ndërsa të gjitha të tjerat arritën të mbroheshin nga popullësia, edhe pse myslimane.

Elton përshkrun se harmonizimi ishte një veti ndër shqiptarë dhe se çifutët nuk e kishin aspak problem sikur të mund të jetonin në mesin e një popullësie prej një milionë banorë e përzier në mes myslimanësh dhe të krishterësh, e një vend krejtëisht i izoluar nga pjesa tjetër e industrializuar e Evropës së kohës.

Ai sugjeron që porsi në Palestinë, edhe në Shqipëri të krijohesh më vonë një komitet për mbrojtjen e hebrenjve në mënyrë të sanksionuar, për ta bërë “de jure” edhe Shqipërinë atdhe të popullin të gjurmuar hebre.

Dionis Xhafa

Botuar ne:  http://www.revistadrini.com/2013/09/dionis-xhafa-shqiperia-%E2%80%9Catdheu-i-dyte%E2%80%9D-i-hebrenjve/

Image

Popull i njerëzve me ngjyrë!…


 

Nga titulli mund tiu shkojë ndërmend se bëhet fjalë për ngjyrën së njerëzve, por jo!

Bëhet fjalë për ngjyresat e njerëzve, nisur nga pëlqimet e tyre partiake, që shpesh shkojnë në arsye përtej parapëlqimeve.

Njerëzit në Shqipëri janë lyer në ngjyra-ngjyra, në kryesimin e dy “bojrave kryesore”, të kuqen dhe blunë.

Njerëzit e zënë në pikë të hallit dhe rrethuar nga probleme të mprehta ekonomike, për të dalë nga ky qorsokak shpresën e shohin tek…partitë politike, një fenomen me përhapje të gjerë në Shqipërinë thuajse pas-tranzicionale.

Njerëzit vihen në rradhë në lista në disa parti politike, duke shpresuar se ndoshta një ditë duke shpresuar se ndoshta një ditë atyre do tiu vihet gishti për në listën e punësimit.

Sigurisht, një pjesë jo pak e rëndësishme janë edhe njerëz idealistë pas një partie politike, tek e cila parapëlqejnë idetë për zhvillimin e vendit dhe kjo është një gjuhë shumë e mirë.

Nga ana tjetër, partitë politike përfitojnë pastër nga brishtësia ekonomike e qytetarëve, duke i ndjellur ata pas vetes.

Hera-herës, zyrat shndërrohen në premtime që nuk mbahen e ku qytetarët lënë shpirtin e tyre peng të premtimeve!

Njerëzit sot më shumë se kurrë, si rezultat i një krize të thellë ekonomike, por jo dhe pak psiko-kulturore, kanë nevojë për një ndryshim strukturor të gjithë sistemit që ka ngritur këmbë në Shqipërinë tonë.

Njerëzit e thjeshtë, intelektualë ose jo, punëtorë, të papunë , njerëz që përpiqen përmes bizneseve të vogla të rrisin mirëqënien materiale, në në një fillim të një qeverie mjaft premtuese shohin një dritë jeshile në horizontin e së ardhmes.

Mirëqënia socio-ekonomike qëndron në bazë të zhvillimit të një shoqërie, e për pasojë edhe rimëkëmbijs e shëndoshjes së ekonomisë tërësore të një vendi.

Është një realitet  perceptueshëm që flitet kudo nëpër kafene, nëpër rrugë, në muhabete të shtruara shoqërore, familjare apo në gëzime e hidhërime farefisnore.

Duke qenë një realitet i tillë, lehtësisht i perceptueshëm, njerëzit lëvizin eflasin ngado dhe ngjan se pas tyre, në mënyrë të tejdukshme qëndron një etiketë partiake, një sigël, një ide që mbartet, mbrohet dhe në raste shërben edhe për të siguruar një vend pune të mundshëm.

Zgjedhjet e 23 qershorit, të cilësuara si mjaft të rëndësishme për aspiratat cilësore në pikëpamje politike me Evropën dhe me rëndësi të thellë për pikëpamjet strukturore modeluese ekonomike për Shqipërinë nxorrën në pah një tregues me mjaft rëndësi.

Ndoshta në rëndësi deri diku zgjedhjet mundet të ngjasojnë në disa aspekte, por ka një ndryshim që duhet vënë në pah me zgjedhjet e fillim-viteve 90-të.

E përbashkëta qëndron në faktin se kemi të bëjmë me përmbylljen e dy cikleve, në fillim të viteve 90-të kishim përmbylljen e një diktature të ashpër komuniste, ndërsa viti 2013-të ishte mbyllja e kapitullit të tranzicionit post-demokratik.

E veçanta, mendoj qëndron në faktin se fillimi shpërthyes me thirrjet jehuese “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa” ishte më tepër një ideologji, duke ngritur në pietestale një idealizëm lidhur me një erë të re të zhvillimeve, të panjohura në ato kohë, demokracinë.

Në 20 vite, pak e nga pak, njerëzit e shuan kuriozitetin e Evropës dhe të botës dhe sytë e tyre kulluan mjaft nëpër vise të panjohura dhe ashtu ndjeshëm ra edhe idealizmi i krijuar në fillim dhe nisi të rizgjohet era e materializmit, që dashur pa dashur është një element që demokracia e ka të zhvilluar në masë.

Nepotizmi i theksuar dhe një demagogji e zhvilluar për 23 vite nguli rrënjë thellë në shoqërinë shqiptare, e shpresa për një jetë më të mirë ka zgjuar ëndërrën për një ditë të re ndër shqiptarë.

Le të shpresojmë dhe të bësojmë se si një shoqëri me vlera demokratike, si një shoqëri me vlera të një kontinenti të lashtë si Evropa, të mundemi të bëhemi pjesë e saj, në vlera, ekonomi dhe ide.

Por, duke qenë se tashmë është instaluar një sistem i tërë ku puna ndërlidhet pas politikës, e njerëzit për të rritur ekonominë kanë rritur interesin ndaj partive politike, si rrugëzgjidhja e vetme që ofron realiteti social shqiptar.

Në një periudhë të caktuar, qytetari ka qenë peng i gjuhës politike, peng i mbingopjes politike, peng i fushatave, duke shkuar deri në detyrime brenda një partie për një interes të nesërm.

Ajo që duhet shpresuar është të mos mbetemi më peng i një kulture, gjuhe dhe sistemi vlerash despotike, aq të përhapura ndër shoqërinë tonë, ku shitet në zyra shpirti e shpresa!

Dionis Xhafa  Publikuar ne: http://www.alb-observer.com/opinion/7865/-popull-i-njer-zve-me-ngjyr.html , Albania Observer, 25 shtator 2013.

Image