Mjerimi dhe mallkimi


dionis xhafa1

Dionis Xhafa

 

Mjerim oh mjerim i etërve që e kalojnë jetën varfërisht në shërbim të bijve dhe bijave,

për një të ardhme më të mirë për ta, se vetë vdekur e për së gjalli, në vuajtje të përhershme,

që shkojnë andej e këtej si të rrëmujshëm, si të pirë hera-herës, që nuk dinë se ku janë dhe çfarë bëjnë,

se kanë vulën e së keqes, e të pamundurës, e shëmtirës që e ka emrin varfëri e këputje.

 

E ku ka mjerim e varfëri, normalisht do të ketë dhe mallkim, e bashkë me të edhe përulje,

mallkim për fatin e zi që e kanë në dorë, për atë fat që shklet si zonjë e zezë në dyer e në dritare, në kanata bën zhurmë të madhe,

është mallkimi i së mjerës, është zëri i së vërtetës, që çirret ndër birucat më të errësuara,

është mallkimi për një fat më  të mirë, për të ardhmen e ndriçuar, që vetëm pak dritë ka, pak dritë.

 

 

Shkatërrohet banda shqiptare e trafikimit të njerëzve për në Britani


dionis xhafa1

Dionis Xhafa

Policia angleze në bashkëpunim me atë belge kanë përfunduar një operacion të madh policor, në kuadër të goditjes të grupeve që trafikojnë qenie njerëzore, kryesisht drejt Britanisë së Madhe.

Forcat policore europiane kanë arrestuar 15 të dyshuar për trafik njerëzor, në 23, 24 dhe 25 shtator, të cilët dyshohet se dërgonin persona nga Shqipëria me destinacion final Britaninë. Policia ishte në dijeni të trafikimit të qenieve njerëzore përgjatë autostradave belge E17 dhe E40 pasi disa banditë ishin arrestuar nga Policia Gjyqësore Federale e provincës East-Flanders. Banda në fjalë funksiononte edhe më përfshirjen e shoferëve të kamionëve në trafik, shkruajnë mediat në gjuhën angleze.

Për të çmontuar bandën, policia East-Flandres bashkëpunoi me Agjencinë Kombëtare të Krimit në Mbretërinë e Bashkuar. Një nga personat kryesor të përfshirë në trafik njerëzor dyshohet se është një shtetas shqiptrar 29 vjeç. Au u arrestua në afërsi të Gentit më datë 23 shtator. Pas disa kontrolleve të shpejta, një i dyshuar i dytë u gjet.

Në total, tetë shtëpi u kontrolluan në Belgjikë, shtatë prej të cilave në Gent, një në komunën Antëerp të Deurne. Në to u gjetën 37 shqiptarë që prisnin të bënin kalimin në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe një sasi të vogël kanabisi dhe hashashi. Dy persona të tjerë u arrestuan në Mbretërinë e Bashkuar, dhe një i tretë i dyshuar u gjet nga policia lokale në Gjermani.

Në total, 12 të dyshuar u arrestuan dhe 4 makina janë sekuestruar në Belgjikë. Pesë nga të dyshuarit e arrestuar në Belgjikë u vendosën nën një urdhër arresti, shtatë të dyshuarit e tjerë u lanë të lirë ndërsa prisnin gjykimin. Tre personat e arrestuar në Angli dhe Gjermani do të ekstradohen në Belgjikë për shkak të Urdhërit Evropian të Arrestimit të ngritur nga gjykatësi në Ghent.

Ditari i Dibrës, shtator 2019


Dionis Xhafa

Edhe në muajin shtator 2019, vazhdojnë zhvillimet politike të Shqipërisë, të cilat dashje e pa dashje lidhen edhe me Dibrën. Kështu, dosja e shumëpërfolur 184 për dyshime për shit-blerje të votave pritet që të hetohet pikërisht nga Prokuroria e Dibrës, pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda hoqi dorë nga kjo dosje.

Rifat Kojku e Belina Zeneli do të jenë dy prokurorët që do të hetojnë dosjen 184, të caktuar me urdhër të drejtueses së prokurorisë në Dibër. Vendimi për shpalljen e moskompetencës u firmos nga prokurori Klodian Braho në muajin korrik, në heshtje të plotë, teksa vendi ziente nga debati për zgjedhjet e 30 qershorit, që u zhvilluan pa pjesëmarrjen e opozitës.

Institucioni i Krimeve të Rënda argumentoi se në këtë cështje nuk kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal, e për këtë shkak dosja nuk është në kompetencën e Krimeve të Rënda për ta hetuar.

Hetimet per rastin nisën pas kallëzimit që Partia Demokratike beri në shtator të 2016, ku ngrinte dyshime se zyrtarë të lartë po ndikonin në rezultatin zgjedhor për kryebashkiakun e Dibrës. Me vendim të gjykatës së Krimeve të Rënda u përgjuan të paktën 20 numra telefoni dhe nën hetim u morën një numër i madh zyrtarësh lokalë. Në përgjimet që u publikuan nga BILD, dëgjohen eksponentët e lartë të maxhorancës, që nga kryeministri i vendit, , ish-ministra, ish deputetë, funksionarë të policisë, si dhe zyrtarë lokalë në Dibër.

Ky zhvillim ka shoqëruar politikën vendore, por edhe atë të Republikës këta kohë, ndërsa një lajm i hidhur i kronikës u shënua në qytetin e Bulqizës. Një adoleshent vrau një tjetër në qytetin minator. Pas disa orësh në arrati, është arrestuar autori i vrasjes së 21-vjeçarit Arlind Pasha në Dibër. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Fatjon Keta ka rënë në pranga.

Ky i fundit goditi me thikë në qendër të qytetit shokun e tij. I riu njihet si njeri problematik, pasi shpesh herë thirrjen në polici për shkak të dhunës që ushtronte ndaj familjarëve të tij. Po ashtu dyshohet se ishte person me probleme të shëndetit mendor si dhe përdorues i lëndëve narkotike.

Po në Bulqizë, pas disa ditësh, u gjet e mbytur në lumë një grua 32 vjeçe. Ndërkaq, procedime penale janë ngritur ndaj ish-zyrtarëve të ALUIZNI-t në Dibër, por edhe zyrtarë të tjerë lokalë.

Më datë 14 shtator, u shënua një aksiudent në Shupenzë,. Teksa një gtrua u plagos dhe u dërgua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Ditë më vonë, Sllativa në Sllovë u trondit nga një ngjarje e rëndë me viktimë me një të ri dhe të plagosur disa të tjerë. Rreth orës 03.00, datë 17.09.2019, fshatin Sllatinë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, (konflikt i çastit, pasi kishin konsumuar alkool), në ambientet e një lokali në fshat, shtetasi Qazim Plaku, 24 vjeç, dyshohet se ka plagosur me thikë shtetasin Myrtezan Hysa, 24 vjeç, dhe ky i fundit në bashkëpunim me vëllain e tij, ka plagosur me sende të forta shtetasin Dukagjin Plaku, 29 vjeç, ku si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Si rezultat i reagimit në kohë të policisë, dhe veprimeve hetimore të kryera, janë kapur dhe arrestuar autorët e dyshuar të ngjarjes, shtetasit Q.Plaku, banues në fshatin Sllatinë (vëllai i viktimës); Jurgen Hysa dhe Myrtezan Hysa (vëllezër), banues në fshatin Sllatinë. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë Dibër për herime të mëtejshme.

Ndërsa pas Dibrës, kthehet “sherri” në Bulqizë. Në një natë në dukje të qetë, plagoset pas një sherri vëllai i kryebashkiakut të zgjedhur Lefter Allës, Vangjel Alla. Kreu bashkiak i sapozgjedhur Lefter Alla deklaroi se ngjarja nuk ka lidhje me politikën dhe as me funksionin e tij.

Kurse në ditët e fundit të shtatorit, tërmeti dhe përmbytjet bënë që të zgjohet keq Tirana, e Shqipëria dhe sigurisht efektet janë dhënë edhe në Dibër. Në një qark e zonë kaq të varfër, sigurisht dëmet janë të shumta dhe reagimet institucionale duhet të jenë më të forta.

 

 

 

 

Bisede e sinqerte me atdheun tim


IMG_20190914_000130_046

Dionis Xhafa

Ardhe, sonte dua te te flas sinqerte e me zemer te hapur, e pak, sic bejne burrat e ketij kombi,

nuk rrihet Jo ne ty, por per shkak te te shumteve qe rrine mbi Ty, si rriqra,

urrejtje e perhapur prej te shumteve, si barera te keqija, e Ka edhe te mira,

por rralle atdhe rralle, e shume veshtire andaj eshte qe te kthehesh ne bahce e me lule e me trendafila.

Ditiramb per shqiptarin


IMG_20190914_000130_046

Dionis Xhafa

Shqiptari ecen me rrecka e lecka neper Ballkan dhe Europe, si para 100 viteve,

plot nje shekull ka rrjedhur dhe prape njejte, ne me te vjetrit e kontinentit, mbetur te vetmuer, prej fatit te mjeruem,

te dergjun ne kater ane te globit, nder udhekryqe te Europes, nder udhe te perendimit,

ne stacionin e trenit ndahemi me vellane, motren, fisin e faren.

 

Loti yne dergjet ne harten ballkanike dhe europiane, nder dete, copeza djerse kemi Lene ne Bari, ne Milano e ne Paris,

ndertuar kemi qytete e kryeqytete te Europes, lame shtepite tona dhe prinderit ne banesen e vjeter,

qe don te bjere nga momenti ne moment e te shembet perdhe, te duket sikur don te pershendese per here te fundit e qan me denese,.

…por ah vetem se eshte send e sendet nuk qajne, edhe pse guri ben gati te cahet me dysh prej mallit.

Duart tona qe ndertuan Greqine, qe e pane Stambollin dhe atje ndertuam ardhmeri,

nga Skandinavia deri ne Australine e larget, me male e bore,

ne na dallojne, oh po na dallojne, shume madje, ben vaki edhe afrikani, pakistani, afgani,

ne nje shesh te Athines kur na sheh duke kerkuar pune, na thote:

“Shqiptar je, se dukesh prej syve se i ke te nxime, prej duarve se i ke me vraga e lekuren te mbushme me vija, kurse fytyra te vjen e vuajtme, e vuajtjme, si kombi yt, i mjeruam nder shekuj, qysh se nuk Kish lind Krishti.

 

 

 

Nata dhe hena


IMG_20190818_151308_266

Dionis Xhafa

Eshte nate e zeze sonte dhe kete sketerre e kane te gjithe mbi koke,

a sa zi qe eshte, aq sa dhe ngjyra e zeze do te kishte zili,

asnje drite e bardhesi nuk duket neper horizont,

dhe ngjan se pak, shume pak ka liri e jetesi.

 

Por perpos erresires se madhe, Ka edhe pak drite, e barabarte me shpresen,

po ka jete ka shprese, ka miresi qe shendrit ne qiell si poc,

ajo eshte hena dhe eshte i yni ndricim, e jona drite,

qe na zbardhon fytyrat e bardha, qe rrugen pertej oqeanit na defton.

Poeti u varros


IMG_20190910_120617_427

(Kushtuar Mitrush Kutelit)

Dionis Xhafa

Poeti ne nje kenete te thelle e me llum u varros,

me lopata dhe me mjete nga me te ndryshmet, te gjalle e futen ne dhe,

varr te zi dhe kallkan, trup i mardhun e shkretuar ne kater ane,

u varros shkrimtari u varros, sic kishte poemat e tij, ferr e hell.

 

Nder ate kenete ai poet vdiq, ngordhi, u varros, u gropos,

trup i sakatosur i njeriut te madh, nder dhe e balte u muros.

A e dini se ka nje vend?


 

IMG_20190910_120617_427.jpg

Dionis Xhafa

A e dini se ka nje vend, ku trupi rritet me veshtiresi dhe ligesht eshte njeriu perhere?

Rrjepur ne zemer e ne shpirt, pa shprese e drobitur, ne zemer te kalbura me kerku ndihme?

Ku femija endet nder pllaka te zeza dhe te ftohta,

e me shume se qumesht ne gji te nenes, thith lot, djerse e gjak?

 

A e dini se ka nje vend qe nuk eshte ne gjendje lufte,

por lufte e ka jeten gjate tere kohes, gjoksin perballe topit si Mic Sokoli,

per te perballuar jeten, qe i vjen e sketerre dhe ne trajta pabesie,

nuk quhet Siri as Palestine, as Afghanistan Jo e Jo, oh quhet Shqiperi.

 

 

 

Zogu me krahun e thyer


Dionis Xhafa

Nje tufe me zogj po udhetonin tashme ne vendin ku do te ishte ngrohte, se ftohte ishte bere tanime ketu,

ata po benin qe te fluturonin e se ne gjithe ate turme, jo te gjitha do te shkonin ne destinacion,

mes tyre nje zog me kembe te thyer gjendej diku ne fund,

e se ai po shihej se nuk po fluturonte edhe aq mire.

 

Turma ecte e cante permes qiellit blu dhe te paane,

ne fund dergjej zogu i dallueshem prej te tjereve, qe kishte vetem nje krah,

e se dy zogj te tjere e verejten se kishte te plaguar krahun,

e vendosen qe ta mbajne ne shpine zogun e plagosur.

 

Por zogu qe ishte plagosur e verejti vete se nuk mund te qendronte dot me,

edhe dy zogjte po lodheshin e mund te rrezikonin edhe ata,

nuk i kishin lene fuqite ende totalisht, por e pa se i mundur ishte,

por mbi te gjitha mendoi e veproi: “Do lodhen edhe keta dy zogj te mire e do biem te tre, me mire eshte te leshohem vete e t’i le te shijojne lirine e tyre”.

Dhe ra ne fund te tokes zogu me krahe te plagosur,

tashme vdiq, u derrmua ne tere trupin, nuk ishte me,

vendosi te ike dhe zogjte e tjere te canin e te udhetonin ne ate qiell te paane,

..fluturonin shpezet neper hapesiren blu, duke perplasur fuqishem krahet e lodruar ne kaltersi. E kjo ishte vdekja me e bukur, trishtimi me i paharrueshem.

 

Dhune e terr dite e nate


IMG_20190818_151308_266

Dionis Xhafa

(Mbi plagosje e vrasja rinore, subjekti nga ngjarje reale e kronikes se zeze)

Dhune e terr, e bashke me ta edhe urrejtje nxitur e futur thelle ne tru te kombit tim,

urrejtje qe perhapet si semundje e lige ne trupin e atdheut qe vetem lengon,

e dhimbja vjen e behet me e forte, me e nxire, me e terrte,

plage te shpirtit ky dhe e truall shpesh trillon, pllakos.

 

Nder sende te keqija shkojne duart e njohma te rinise se atdheut tim,

urrejtja kultivohet si lule e keqe ne kopshtin, ku duan ta shqyejne perdite,

e per rrjedhoje gjembat shpesh fitojne edhe mbi trendafile,

i presin lulet, e sic thote Andric, te keput meria, mendje e lige, e kombi shtriqet, ne dhe te kalbur e te liq.

Dionis Xhafa