Ariu shtypi macen


Ariu e shtypi macen e gati e mjera kafshe e vogel po vdiste,

u habiten gjesend e gjekafshe, frymore e gure, kodra e fusha, malet e Kaukazit.

Jehona u shpernda kudo, e ariu pretendon se macja eshte kafshe,

e duke qene e tille, c’pune ka ne shtepine e njeriut?

Njeriu eshte ne kembe, i tronditur se ia shkelen macen, qe e ushqen dhe mban prane,

here qendron si njeri e here merr ngjyra laramane sipas nevojes se castit.

Ariu e shtypi macen, njeriu u shokua, e macja derdhi gjak, qe te dyja palet pretendojne se rrjedh prej trupit te tyre.

E, njerezia u ndez, u perflak, u skuq, u be ngjyra-ngjyra te semura, u corodit, bota, ne armet berthamore te kohes se tastierave.

Dionis Xhafa (nga cel)*

Siberia (shkruar nga celulari)


Siberia eshte larg, si ishull i larget ku merr tatepjetat,

makinat e njerezit binden ndaj shiut e bores, e kthehen ne acarr,

te ftohtet e larget lene pas hijet, e njerezve qe arratisen,

nga betejat e historise se lavdishme skenderbejane.

Siberine e kemi lene pas te gjithe, e bardha shkelqen ne majen e larte,

takohemi ne fusha e teposhtat qe na rrembyen me zjarr lageshtie,

kujtojme vendin ku lane kockat paraardhesit tane,

fusha s’ka gjak, ne historine e lavdishme te kesaj Siberie.

Dionis Xhafa, 3 shkurt 2022

*Siberia, metafore