Në Bulqizë ka rënë dëborë e madhe


Rubrika: Tregimet e Drinit

Dionis Xhafa

Bulqiza është qyteti, ndoshta më interesant jo vetëm në qarkun e Dibrës, por në mbarë Shqipërinë e më gjerë. Me siguri, që po të ishte gjallë shkrimtari i njohur Dostojevski do të kishte plot material për qytetin minator, që vazhdon të lëngojë nga plagët e saj, që njohin vetëm tmerre e vuajtje. Kjo është Bulqiza dhe për sa kohë ky qytet të jetë në këmbë, përherë do të ketë lajme, përherë do të ketë jetë, përherë do të ketë histori, ku brenda saj patjetër që do të jetë edhe kromi, floriri i qytezës minatore më në zë të Veriut.

Kromit po i dëgjohet sërish zëri, në largësi dhe në thellësi të maleve të kësaj zone, që e rrethojnë qytetin, e ngjan sikur e kanë zënë  përposhtë. Malet nga ana tjetër janë edhe krearia e burrëria e Bulqizës, e Dibrës mbi të gjitha. Kështu, sërish minatorët janë ngritur në protestë, ata kërkojnë të drejtat e tyre, që puna t’iu paguhet, që të mbrojnë djersën dhe gjakun që lënë në galeritë e nëntokës, ku kanë lënë mish e kocka, kanë bluar mendje e shpirt. Tashmë që miniera ka kaluar në duar të tjera, raportimet thonë se pagat janë ulur, duke thënë se kjo bëhet që kushtet të jenë më të mira.

Aty ka paga normale për Shqipërinë, në një punë që është e barabartë disa herë me vdekjen, ku vdekja vjen përballë, shpesh herë duket nëpër male si një fantazmë e poshtër, që ngrihet përmbi sy e ballë. Ky është fati i minatorit bulqizak e dibran, në një jetë plot ngërcë e vështirësi, të cilat duket se është vështirë të mbarojnë. Më shumë duhet bërë për minatorët, palcën e krearisë kombëtare, që nxjerrin floririn e vendit, të shtetit, të mbarë kombit shqiptar.  Paga më të mira duhet të kenë minatorët, që hyjnë në galeri dhe nuk e dinë më a do të dalin prej andej apo jo. Miniera flet sot, flet me gjuhën e vuajtjes, me gjuhën e dhimbjes krenare, me gjuhën e bukës të përditshme, me gjuhën e djersës që derdhet përditë në tokë dibrane, bash në atë vend ku ka luftuar Gjergji ynë i madh, Skëndërbeu.

Në Bulqizë, në mënyrë figurative ka rënë borë në male, duke penguar të mirën, duke ia zënë frymën, e dielli nuk po shihet, nuk shihet zjarri, nuk shihet prushi, nuk shihet ndricimi dhe ngjyrat. Ka vetëm zezonjë, dëborë e shi. Por kjo duhet të marrë fund, e pushtetarët të bëhen më njerëzorë, më humanë, për të paguar minatorët aq sa iu takon, aq trup e shpirt sa japin, aq të kthehen në para, që janë të tyret, duhet të jenë të popullit, të këtij populli të vuajtur që jeton mes malesh, në ato male të heroit tonë kombëtar, nga Valikardha në Korab, në malet që nuk u tundën as nga turqit, as nga serbët dhe as nga pushtuesit më të egër që kanë kaluar në këto zona. Bulqiza duhet ta zhbëjë dëborën e të ndricojë dielli e hëna e bukur, në fushat e në kodrat e malet të popullatës që është ngritur gjithmonë në mënyrë rebele ndaj të huajve pushtues, ndaj së keqes, pjesë e popullit më të vjetër në Ballkan, e në Europë, të lashtë sa stalastikat e shpellave të zonës.

Ndaj minatorët meritojnë trajtim me respekt, jo paraja të shkojë në duart e pak njerëzve, jo sistem skllavo-pronar në kohën e modernizmit, jo më shkelje me këmbë, por bukë e dinjitet normal, të rrosh me nder e jetë plot ndricim e diell, mbi të gjitha diell, atë që duan të gjithë e duhet ta duan edhe të pasurit, edhe pushtetarët. Edhe këta të fundit duhet ta duan diellin e jo borën, sepse kjo botë rrotullohet e ku i dihet nesër janë ata që kanë nevojë për ndricim, për pak rreze, andaj dielli e vetëtima e fortë, vezullimet duhet t’i predikojnë të gjithë, për të jetuar si njerëz, si familjarë, si minatorë, ndershëm, si bulqizak, si dibran e shqiptar me dinjitet. /Gazeta/

 

Tragjedia e karrocës


Dionis Xhafa

 

Kjo që po tregoj quhet ndryshe tragjedia e karrocës,

sepse e tillë ishte, ajo ku në qendër kishte një mjet kaq të thjeshtë,

që përdorej për të nxjerrë bukën e gojës, duke shitur cigare apo cokollata,

e në “përfundim” të punës, njëherë kjo karrocë u shemb nga duart e babait, që mori vesh se djali ia kishte shtypur makina.

 

Karroca u shemb në tokë, u shkatërrua ai send që vetëm “dyqantore” nuk mund të quhej,

tashmë që djali nuk ishte më, as ajo karrocë nga ku nxirrej copa e bukës nuk vlente më, jo,

e hodhi, se lot e gjak kishte tashmë, dhimbja e një babai të mjerë, që kaloi një jetë plot dhimbje,

eh tmerr e lemeri, një vorr i dytë pas varfërisë u hap, vorri i vdekjes së fëmijës,  e kjo ishte tragjedia e karrocës.

 

 

Realitet shqiptar (poezi sociale)


Dionis Xhafa

 

Një ngjarje rrodhi drejt, ashtu siç e prisja në fakt,

dhe u trondita, gati u shokova, sa drejt rrodhi kjo gjë,

se jam mësuar, në këtë vend, kur nisësh për dicka,

rrugës ke padrejtësi, vështirësi, shkelma e deri tradhti!

 

 

Dita e dashurisë


dionis xhafa1

Dionis Xhafa

 

Sot qenka dita e dashurisë, lule, plot buqeta, për ta shpërndarë dashurinë,

e ndoshta keq nuk bëjnë, se keq të dashurosh nuk bën, mirëpo, mirë është,

që dashurinë ta shpërndajmë përditë, me njëri-tjetrin, ta duam, si të dashur, si vëllezër a motra,

e jo të ndodhë që stërkëmbësha të ketë, urrejtje dhe përcarje me rrënjë e dhe. Kështu, dashuri vetëm nuk bën me pas.

 

 

I burgosuri dhe policët (Fabul poetike)


Dionis Xhafa

Policët kapën një person shtat-madh në flagrancë, e dërguan në qeli,

e sic e kanë zakon, kur nuk hasin në pritë e vështirësi, bjer e therr,

aq sa e dërrmuan, iu bënë gjithë poliët e rajonit kundër të burgosurit me shtatin e madh,

e menduan “ja fitoi shteti”, kështu e shitën edhe në televizion.

 

Kur papritur, pas dy ditësh, në skenë del një zyrtar i lartë, kollarisur, me barkun e mbushur si hëna plot,

barkderrë thuhet nga anët tona, me post të rëndësishëm shumë, e njihej me të burgosurin,

e cfarë ndodhi? Policët të gjithë kërkuan ndjesë, duke u ulur e përulur para zyrtarit të lartë,

edhe të burgosurin e nderuan, ka mundësi ta kenë nxjerrë jashtë, pa fjalë, se gabim të rëndë paskan bërë. Kjo historia zgjati shumë në shtetin tonë, disa thonë përjetësisht.

 

 

 

 

 

Këngë ndryshe për vendlindjen


Dionis Xhafa

 Vendlindja ime është e largët, në cep të vendit tim, edhe ajo ndarë më dysh është,

zi më shumë e zi, sa edhe emri i lumit kur ishim fëmijë e kishte mbiemrin I Zi,

vetëm errësirë kudo përcillej në atë vend, si një zezonjë e rëndë e një vendi që u mbush me mos-jetesë,

e nga ana tjetër në vendlindjen time, është vendi ku leu dheu ynë, shteti, kombi arbëror.

Por, dua të shkruaj për atë që nuk shkon, për të pamundurit e mëdhenj, për fëmijërinë që dergjet në udhë të largëta,

për rininë që shkon në dhe të huaj, për të fituar paranë, kudo në Europë e në botën e largët,

e më pas adetet e jeta vjen gjithmonë e më e rëndë, si dëbora që kërcënon banorët, është pëlhurë bardhoshe e jona,

që edhe atë zi dua ta shoh, me varfërinë që karakterizon, zi, si lumi ynë, si Drini i Zi.

 

Operacion i madh i Europolit/ Arrestohen 25 shqiptarë, trafikonin drogë në vende të ndryshme të Europës


dionis xhafa1

Plot 25 persona të dyshuar, që të gjithë shqiptarë, pjesë e një rrjeti kriminal të organizuar, janë arrestuar gjatë një operacini të madh  të Europolit, të kryer në shtete të ndryshme europiane si në Belgjikë, , Spanjë, Hollandë, Gjermani dhe Francë.

Në këtë super-operacion janë përfshirë gjithsej 600 oficerë policie. Arrestimet janë kryer, pasi personat, të dyshuar si anëtar të një bande, ishin mbajtur nën hetim që në vitin 2017, nga Policia Vendore belge në Antuerp. Operacioni u krye në bashkëpunim me Policinë Federale Belge, e (Federale Politie), Gardën Civile Spanjolle (Guardia Civile), Policinë Hollandeze (Politie), etj, shkruan portali kryesor i Europol.

Policia Gjyqësore Franceze dhe Zyra Federale e Policisë Kriminale Gjermane (Bundeskriminalamt), Policia e Shtetit Sachsen-Anhalt (Landespolizei Sachsen-Anhalt) dhe Grupi i Përbashkët i Hetimit të Drogave të Zyrës Shtetërore të Policisë Kriminale të Saksonisë-Anhalt dhe Zyrës Doganore e Hannover  morën pjesë në këtë operacion.

Hetimi i drejtuar nga Policia Lokale e Antuerp zbuloi se droga ishte duke u kontrabanduar e fshehur në kontejnerë në Belgjikë përpara se të shpërndahej më tej në të gjithë Evropën duke përdorur automjete të pajisura me ndarje të sofistikuara, të fshehura. I njëjti grup kriminal besohet gjithashtu se po menaxhonte plantacionet e kanabisit në Spanjë dhe Gjermani, ku ata kultivuan dhe përpunuan marijuanën, përpara se të transferohej në vendet e tjera të Evropës për shitje dhe shpërndarje të mëtejshme.

Operacioni përfunoi me këto rezultate:

9 arrestime në Belgjikë, 6 arrestime në Spanjë, 3 arrestime në Hollandë, 6 arrestime në Gjermani dhe një arrestim tjetër në Francë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të arrestimeve në 25;

Rreth 30 vetë janë vënë në arrest shtëpie, janë shkatërruar 6 plantacione të drogës, janë konfiskuar rreth 60 mijë euro, telefona celularë, armë dhe mjete të tjera.

Mënyra si vepronte grupimi kriminal

Grupi klanor kriminal funksiononte në një mënyrë hierarkike, me degë që funksiononin ndërkombëtarisht. Disa nga anëtarët e saj të arrestuar kanë një histori të trafikut të drogës në vende të ndryshme.

Europol e mbështeti këtë hetim duke siguruar një ekspertizë të përsosur dhe një mbështetje të gjerë analize dhe lehtësuar shkëmbimin e informacionit përmes kanaleve të tij të sigurta. Një numër takimesh operacionale u organizuan nga Europol në të gjithë Evropën me qëllim plotësimin e boshllëqeve hetimore në nivelin ndërkombëtar dhe koordinimin e veprimeve të njëkohshme që synojnë çmontimin e gjithë strukturës së këtij grupi kriminal.

Në ditën e veprimit, dy ekspertë të Europol u vendosën në vend në Belgjikë dhe një në Spanjë për të lejuar shkëmbimin e informacionit në kohë reale dhe kontrollet e të dhënave të mbledhura gjatë aksionit kundër bazës së të dhënave të Europol. Eurojust asistoi në ekzekutimin e Urdhrave Evropianë të Hetimit dhe Letrave të Kërkesës midis palëve të përfshira.

Ky hetim është pjesë e rrjetit italian Direzione Investigativa Antimafia (DIA) Project @ON, një iniciativë për të trajtuar grupet e krimit të organizuar të llojit mafioz aktiv në Evropë. Projekti u nis në selinë e Europol në 2018 dhe përfshin 15 shtete anëtare dhe Europol. Rrjeti @ON, me Projektin e tij të financuar nga BE-ja ONNET i cili synon të financojë aktivitetet përkatëse operacionale, synon grupet e strukturuara kriminale të strukturuara në tërësi, me aktivitet e tyre të paligjshme.

(dionis – xhafa/ Balkanweb)

 

Foshnja që kishte nisur të ecë


Dionis Xhafa

 

Një foshnjë pashë, që sapo kishte nisur që të ecë,

e hapat e parë po hidhte, në këtë atdhe e në këtë vend,

ku hallet do t’i mblidhen me siguri në grykë, në fyt, si gur i rëndë,

ku do të përballet me frikën, inatin, smirën, emigrimin, ikjen, largimin, poshtërimin, hidhërimin, ndoshta mohimin.

 

E, shihja ata sy të foshnjës dhe thosha me vete “O qesh o fytyrë hyjnore”,

të qeshë ajo fytyrë e njomë, ata sy që sapo kanë dalë në jetë, ashtu si dritë,

ajo foshnjë sapo kishte hedhur hapat e parë në vendin tonë, në Shqipëri,

nesër do të rropatesh, ndër varka e udhë të largëta, sot qesh,. Oh qesh, qesh me botën e madhe, se nesër ajo qesh me ty, o kij frikë e drojë, se mund të të hajë!