Shpresa e fundit vdes


Të mocmit rrallë gabojnë,

se gdhendën mësimet e jetës,

të parët tanë na mësojnë,

të zgjedhim të mirën apo të keqen.

Ndër ëndrrallat e jetës,

ndër ata të trazuara, ku nuk mund të flesh,

ku lulet vyshken e ngelen pa vesën,

ngushëllimet tek shpresa gjen.

Dhe stuhitë mund të ndalen,

edhe shiu plot rebesh,

edhe yjet hedhin vallen,

në galaltika sipër nesh.

Në humnera krejt i humbur,

dhe mbi fushat plot me vesë,

pulsi i zemrës a jeta e lumtur,

do të jetë, sa kohë shpresa e fundit vdes. (Dionis Xhafa)

This entry was posted in Sociale.