Qyteti është çliruar po duket sonte dhe flamujt në mjete, tunden si flakadanë.
Janë të shpresës me pamje kah Berlini, janë të kombit, gjakut dhe besimit për diell, nën qiellin e Zi.
Përditë flamujt e Kastriotit, mbrojtur nga Jasharajt, valojnë në zemrat tona, kuq e zi, si prush e zjarr.
Flamujt e gjakut të përditshëm, që derdhet si pikla rrugëve të atdheut, në stërmundimet e çdo dite, nga Saranda, në veriun e Kosovës.
Rrokullisemi si Sizifi, gjaku ynë që vlon, ka Olimp, Berlinin. /Dionis Xhafa/